Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një klub nga një qytet i vogël me 13 mijë banorë është pranë sensacionit – është në prag të hyrjes në Bundesligë
Aktualitet

Një klub nga një qytet i vogël me 13 mijë banorë është pranë sensacionit – është në prag të hyrjes në Bundesligë

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lufta për ngjitje në Bundesligë po hyn në fazën vendimtare, ndërsa këtë fundjavë zhvillohet raundi i 32-të i Bundesligës 2.

Dy skuadrat e para në renditje sigurojnë ngjitje direkte në elitë, ndërsa ekipi i vendit të tretë e kërkon Bundesligën përmes play-offiit me skuadrën që mbyll sezonin në pozitën e 16-të në Bundesligë.

Schalke e ka siguruar tashmë rikthimin në Bundesligë, por një nga historitë më të veçanta të këtij sezoni po shkruhet nga Elversbergu i vogël.

Në ndeshjen kryesore të raundit të 32-të, Elversberg e mposhti rivalin direkt Paderborn me rezultat bindës 5-1 në shtëpi, duke dhënë një sinjal të fortë se është gati për hapin historik.

Read more:Januzi shënon në shtesë, Drenica merr tri pikë të arta në Klinë

Heroi i fitores ishte bullgari Lukas Petkov, i cili realizoi dy gola, ndërsa në listën e shënuesve u regjistruan edhe Maximilian Rohr, David Mokwa Ntusu dhe Raif Adam. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Calvin Brackelmann.

Fenomeni nga një komunë me 13 mijë banorë

Ndeshja u zhvillua në “Ursapharm Arena” të mbushur plot. Stadiumi me kapacitet 9,307 vende mund të mos duket mbresëlënës në shikim të parë, por historia pas tij është e jashtëzakonshme. Komuna Spiesen-Elversberg, në rajonin Saarland të Gjermanisë jugperëndimore, ka rreth 13,000 banorë.

Nëse Elversberg arrin ngjitjen, do të bëhej komuna më e vogël që ka pasur ndonjëherë një klub në Bundesligë, duke ia marrë këtë rekord Unterhachingut (rreth 26,000 banorë).

Read more:Analiza: Rreziku i ‘skenarit bullgar’ për Kosovën

Edhe pse Hoffenheim shpesh përmendet si “fshati” i Bundesligës, klubi është i regjistruar në Sinsheim, që ka një popullsi shumë më të madhe.

Trajneri i ri dhe rruga drejt historisë

Elversberg, i themeluar në vitin 1907, po luan vetëm sezonin e tretë në historinë e vet në nivelin e dytë të futbollit gjerman. Në krye të ekipit këtë edicion është trajneri Vincent Wagner, i cili e mori drejtimin në fillim të sezonit, pas një zhgënjimi të madh vitin e kaluar.

Në edicionin e kaluar Elversberg e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe u eliminua në “playoff” nga Heidenheim. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, kthimi përfundoi 1-1, ndërsa Heidenheim shënoi gol vendimtar në minutat shtesë, duke mbetur në Bundesligë.

Ai dështim shënoi edhe fundin e epokës së Horst Steffen, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të nisin një kapitull të ri me Wagnerin.

Read more:Një klub fshati që po bënë mrekulli në Bundesliga, tre yjet e Kosovës po e dërgojnë Hoffenheimin në Ligën e Kampionëve

Gjithçka vendoset në dy ndeshjet e fundit

Me fitoren ndaj Paderbornit, Elversberg ka shkuar në 59 pikë dhe, me dy raunde të mbetura, ka një pikë më shumë se Hannoveri në vendin e tretë dhe Paderborni në vendin e katërt.

Në dy sfidat e fundit, Elversberg përballet me Fortuna Düsseldorf dhe MüUnster. Nëse arrin t’i fitojë të dyja, klubi do të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm me ngjitjen e parë historike në Bundesligë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bullgari #Bundesliga #Bundesliga 2 #Elversberg #Heidenheim #Hoffenheim #Para #Sofascore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 5 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 3 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin