Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një klub nga një qytet i vogël me 13 mijë banorë është pranë sensacionit – është në prag të hyrjes në Bundesligë
Aktualitet

Një klub nga një qytet i vogël me 13 mijë banorë është pranë sensacionit – është në prag të hyrjes në Bundesligë

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lufta për ngjitje në Bundesligë po hyn në fazën vendimtare, ndërsa këtë fundjavë zhvillohet raundi i 32-të i Bundesligës 2.

Dy skuadrat e para në renditje sigurojnë ngjitje direkte në elitë, ndërsa ekipi i vendit të tretë e kërkon Bundesligën përmes play-offiit me skuadrën që mbyll sezonin në pozitën e 16-të në Bundesligë.

Schalke e ka siguruar tashmë rikthimin në Bundesligë, por një nga historitë më të veçanta të këtij sezoni po shkruhet nga Elversbergu i vogël.

Në ndeshjen kryesore të raundit të 32-të, Elversberg e mposhti rivalin direkt Paderborn me rezultat bindës 5-1 në shtëpi, duke dhënë një sinjal të fortë se është gati për hapin historik.

Read more:Januzi shënon në shtesë, Drenica merr tri pikë të arta në Klinë

Heroi i fitores ishte bullgari Lukas Petkov, i cili realizoi dy gola, ndërsa në listën e shënuesve u regjistruan edhe Maximilian Rohr, David Mokwa Ntusu dhe Raif Adam. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Calvin Brackelmann.

Fenomeni nga një komunë me 13 mijë banorë

Ndeshja u zhvillua në “Ursapharm Arena” të mbushur plot. Stadiumi me kapacitet 9,307 vende mund të mos duket mbresëlënës në shikim të parë, por historia pas tij është e jashtëzakonshme. Komuna Spiesen-Elversberg, në rajonin Saarland të Gjermanisë jugperëndimore, ka rreth 13,000 banorë.

Nëse Elversberg arrin ngjitjen, do të bëhej komuna më e vogël që ka pasur ndonjëherë një klub në Bundesligë, duke ia marrë këtë rekord Unterhachingut (rreth 26,000 banorë).

Read more:Analiza: Rreziku i ‘skenarit bullgar’ për Kosovën

Edhe pse Hoffenheim shpesh përmendet si “fshati” i Bundesligës, klubi është i regjistruar në Sinsheim, që ka një popullsi shumë më të madhe.

Trajneri i ri dhe rruga drejt historisë

Elversberg, i themeluar në vitin 1907, po luan vetëm sezonin e tretë në historinë e vet në nivelin e dytë të futbollit gjerman. Në krye të ekipit këtë edicion është trajneri Vincent Wagner, i cili e mori drejtimin në fillim të sezonit, pas një zhgënjimi të madh vitin e kaluar.

Në edicionin e kaluar Elversberg e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe u eliminua në “playoff” nga Heidenheim. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, kthimi përfundoi 1-1, ndërsa Heidenheim shënoi gol vendimtar në minutat shtesë, duke mbetur në Bundesligë.

Ai dështim shënoi edhe fundin e epokës së Horst Steffen, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të nisin një kapitull të ri me Wagnerin.

Read more:Një klub fshati që po bënë mrekulli në Bundesliga, tre yjet e Kosovës po e dërgojnë Hoffenheimin në Ligën e Kampionëve

Gjithçka vendoset në dy ndeshjet e fundit

Me fitoren ndaj Paderbornit, Elversberg ka shkuar në 59 pikë dhe, me dy raunde të mbetura, ka një pikë më shumë se Hannoveri në vendin e tretë dhe Paderborni në vendin e katërt.

Në dy sfidat e fundit, Elversberg përballet me Fortuna Düsseldorf dhe MüUnster. Nëse arrin t’i fitojë të dyja, klubi do të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm me ngjitjen e parë historike në Bundesligë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bullgari #Bundesliga #Bundesliga 2 #Elversberg #Heidenheim #Hoffenheim #Para #Sofascore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
  • “Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë
  • LIVE- Protesta e 40-të kundër qeverisë/ “Nuk ka bisedime me Ramën, vetëm dorëheqje”, thirrja e protestuesit: Arrestoni Ballukun
  • Protesta kundër Ramës/ “Na kanë vjedhur, na larguan nga vendi”, qytetari: Themelet e Parlamentit ‘po shkunden’, populli është zgjuar! Shqiptarët kërkojnë revolucion
  • LIVE- Protesta e 40-të, listohen sërish kërkesat e revoltës: Dorëheqje e panegociueshme e Edi Ramës, qeveri teknike dhe…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 15 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 12 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 11 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by