Genta Tafa është propozimi i Partisë Socialiste për Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Në shkresën dërguar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, PS shkruan:
“Ne vlerësojmë se kandidatura e propozuar, me përvojën e saj profesionale në fushën e ligjit si dhe me aftësitë e spikatura në ushtrim të profesionit, gëzon besimin e të gjithë deputetëve dhe plotëson të gjitha kriteret që kërkon ligji.”
Mandati i Komisionerit të mëparshëm, Robert Gajdës, përfundoi më 5 prill.




