
Shqiptarja e parë e Google, Jonika Dhima Holmes,ndodhet në Prishtinë për të sjellë përvojën dhe eksperiencën e saj në PowerToHR.
Jonika me origjinë nga qyteti i Sarandës në Shqipëri, është punonjësja e parë shqiptare në Google.
Me 19 vite eksperiencë në Ads, Android, Developers dhe Cloud, Jonika ka ndërtuar partneritetet globale dhe ka udhëhequr projekte miliardëshe.
Sot si themeluese e Integralis Leadership, Jonika ndihmon liderët që të rriten dhe të udhëheqin me guxim.
Read more:YouTube teston një funksion të ri
Në faqen e Integralis Leadership shkruhet:
Çdo anije ka nevojë për një dritë udhërrëfyese.
Unë bashkëpunoj me themeluesit dhe drejtuesit për të ndërtuar ekipe dhe operacione, duke kombinuar njohuritë strategjike me zhvillimin e lidershipit në mënyrë që rritja të mbetet besnike ndaj vlerave tuaja.
Read more:Përparim Rama me mesazh mirëseardhjeje për folësit e PowerToHR 4
Me 19 vjet përvojë në Google, duke udhëhequr partneritete globale, unë sjell një përzierje të rigorozitetit operacional dhe lidershipit të orientuar drejt qëllimit, si për rritjen e shpejtë ashtu edhe për fazat më të ngadalta dhe më të vështira.
Sot, ajo është themeluese e një biznesi që mbështet drejtues dhe sipërmarrës në Kaliforni, por duke ruajtur gjithmonë dashurinë e saj për vendin e saj. /Telegrafi/




