Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon për herë të parë Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin
Botë

“Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon për herë të parë Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapaskena të marrëdhënies mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Në librin me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, autori pretendon se episodi i bujshëm i majit 2025 në aeroportin e Hanoit, ku Brigitte Macron u filmua duke goditur lehtë presidentin francez, lidhej me mesazhe të shkëmbyera mes Emmanuel Macron dhe aktores iraniane Golshifteh Farahani.

Sipas Tardif, Brigitte Macron kishte parë mesazhe në telefonin e presidentit francez, ku ai i shkruante aktores iraniane: “Je shumë e bukur”.

Megjithatë, zyra e Zonjës së Parë franceze ka mohuar kategorikisht këtë version.

Një zëdhënëse e Brigitte Macron deklaroi për Le Parisien se ajo kishte folur drejtpërdrejt me autorin më 5 mars dhe kishte hedhur poshtë pretendimet lidhur me mesazhet.

Read more:Mesazh i fortë nga ylli francez, PSG synon gjithçka këtë sezon

“Brigitte Macron e mohoi kategorikisht këtë informacion dhe sqaroi se ajo nuk e kontrollon kurrë telefonin celular të bashkëshortit të saj”, tha zëdhënësja.

Sipas saj, ky qëndrim i Brigitte Macron nuk është reflektuar në libër.

Florian Tardif këmbëngul se incidenti në Vietnam kishte si shkak mesazhet në telefonin e Emmanuel Macron.

“Brigitte Macron pa një mesazh nga një person i njohur, aktorja iraniane Golshifteh Farahani”, tha gazetari gjatë një interviste radiofonike.

Read more:Macron doli në skenë dhe i qortoi njerëzit në audiencë për zhurmën

Ai shtoi se kishte bërë verifikime të shumta për informacionin dhe se nuk bëhej fjalë për thashetheme.

“E përmend emrin sepse në Paris qarkullonin shumë zëra. Ajo që kam shkruar nuk është thashethem. Ia bëra të qartë edhe Pallatit Elysee se ky nuk është versioni i tyre”, u shpreh ai.

Tardif pretendon gjithashtu se Macron kishte krijuar një “afrim platonik” me aktoren iraniane gjatë disa muajve.

“Mesazhet që më janë treguar ishin mjaft intime, të tipit ‘je shumë e bukur’”, deklaroi gazetari.

Read more:Fituesi i Eurovision 2014, Conchita Wurst, rikthehet në vëmendje me pamje të re

Sipas tij, këto mesazhe krijuan tensione në çift, të cilat kulmuan me debatin e filmuar në aeroportin e Hanoit.

Gazetari shtoi se Pallati Elysee më vonë u pendua për mënyrën si reagoi publikisht ndaj episodit.

“Sot ata mendojnë se mund ta kishin menaxhuar ndryshe situatën, duke krijuar imazhin e një çifti normal dhe jo të një çifti perfekt”, tha Tardif.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Emmanuel macron #Mesazhet #Paris

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • “Për ty shemb botën, djeg shtëpinë e babait”/ Çollaku: Ergys Agasi është përdorur nga Vlora Hyseni, është armë shantazhi! Rama i frikësuar, del në filmime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 7 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin