Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet
Politikë

“Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën kundër projektit në Zvërnec.

Në postimin e bërë, ai ka shfrytëzuar protestën dhe rikthen tezen e tij të vjetër, për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për të përgatitur zgjedhjet.

Postimi i Berishës:

Së pari: Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh.

Read more:Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës

Së dyti: Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga “opozita e opozitës” si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të “opozitës së opozitës” për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike është forca kryesore politike opozitare që këto vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm dhe ka paguar çmimin më të lartë në përballjen me narkoregjimin e Edi Ramës, këtij “Pashiqi” shqipfolës – por edhe me mbështetësit ndërkombëtarë të regjimit të tij. Ajo arriti të faktojë me vendosmëri para shqiptarëve dhe botës vërtetësinë e kauzës së saj, përmes 8 rezolutave të organizatave politike më të mëdha në botë dhe raporteve kryesore të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat dënohen me unanimitet shtypja e opozitës dhe pluralizmit politik, farsa elektorale, narkoshteti dhe plaçkitja e shqiptarëve nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Ndaj, edhe pas formulimit dhe paraqitjes publike të pesë kërkesave nga përfaqësuesit e Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare, Partia Demokratike mbështet fuqimisht largimin e regjimit të paligjshëm e narkodiktatorial të Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale më të rrezikshme në Evropë, kundër të cilit ajo organizoi 8 protesta të fuqishme si kryengritje paqësore kombëtare.

Read more:Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

Kurse lidhur me mbështetjen e kërkesave të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare për anulimin e një sërë ligjesh të narkoqeverisë që lidhen me investimet strategjike, Korporatën e Investimeve, Partneritetet Publiko-Private (PPP), Paketën dhe Portën e Maleve, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, pa asnjë përjashtim, të gjitha ato janë kundërshtuar me forcën më të madhe nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar në komisionet dhe seancat parlamentare, e madje, në raste të caktuara, edhe në gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ndaj dhe ajo i mbështet pa asnjë rezervë këto kërkesa.

Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson shumë ndjeshmërinë dhe shpirtin e protestës së të rinjve, qytetarëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit si një arritje të madhe për kombin dhe Shqipërinë, por shton me vërtetësi se ajo është forca më e madhe politike që ka denoncuar dhe protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër batërdisë nga qeveritarët dhe oligarkët e qeverisë në:

Read more:“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Parkun Kombëtar të Butrintit;

Parkun Kombëtar të Shebenikut;

Parkun Kombëtar të Dajtit;

Luginën e Drinit me Hidrocentralin e Skavicës;

Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe de fakto asgjësimin e habitatit të shpendëve në Lagunën e Nartës;

Shkatërrimin e shtratit të lumenjve Shkumbin, Mat, etj.

Read more:Bashkëhartuesi i rezolutës PS-PD, Erion Malaj flet për Report TV: Integrimi në BE na bashkoi, kjo rezolutë do të gjykohet nga historia

Për të gjitha këto, ajo është krenare edhe për çmimin që ka paguar.

Së fundmi, Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t’i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Read more:Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Në këtë pikë, PDSH është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit, si në çdo rast tjetër në të cilat ai sillet si sulltan i një sulltanati jashtë kohe.

Duke përfunduar: Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet, arroganca, përçmimi dhe etiketimet e protestuesve. Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Lexo edhe
Politikë

Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve

Politikë

“Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë

Tags: #Edi Rama #jetë #mat #opozita #Organizata #Para #Partia Demokratike
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve
  • “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë
  • Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi
  • “Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim, dëm për qytetin dhe qytetarët
  • “Do na hidhen në fyt flamingot, do thonë patronazhistë”/ Rama kujton legjendën e Rozafës në Shkodër: Njësoj si sot, ndërtojmë ditën, na e prishin natën
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembet hoteli historik 19-katësh në Teksas, nis projekti i ri prej 500 milionë dollarësh
  • SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm
  • Panik në Belfast, burri sudanez sulmon me thikë një kalimtar
  • Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord
  • Pensionet mbeten në deficit, për 100 pensionistë kontribuojnë vetëm 118 të punësuar në skemë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 10 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka depozituar në Kuvend një paketë të re nismash ligjore që…

Viral Alert News • 21 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë

Deputeti i PD-së, Arian Ndoja, ka ngritur disa pika sa i përket amnistisë së paraqitur nga ministri Toni…

Viral Alert News • 21 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

KAS ka kthyer çështjen e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për gjykim te Komisioneri Shtetëror i…

Viral Alert News • 21 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by