Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Edhe korrupsion, edhe rritje ekonomike! – Blog
Editoriale

Edhe korrupsion, edhe rritje ekonomike! – Blog

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Edhe korrupsion, edhe rritje ekonomike!

Kryeministri bëri një pyetje retorike: “A mund të kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike në të njëjtën kohë?” Megjithëse kryeministri e shtroi këtë pyetje jo për të marrë një përgjigje, por si një paradoks, ai synonte të tregonte se rritja ekonomike përjashton korrupsionin. Apo thënë ndryshe, rritja ekonomike është dëshmi se nuk ka korrupsion.

Ky është një keqkuptim.

Mendoni për pak çaste disa individë të verbër që prekin një elefant. Duke dashur ta përshkruajnë atë që prekin, secili do të arrijë në një përfundim të ndryshëm. Njeriu që prek këmbën thotë se elefanti është një shtyllë, ai që prek bishtin thotë se elefanti është një litar, dhe kështu me radhë.

Për shkencëtarët e shkencave sociale, dëshira njerëzore për të përgjithësuar nuk njeh kufi. Edhe kur flasin për korrupsionin dhe efektin e tij në rritjen ekonomike, njerëzit prekin pjesë të ndryshme të elefantit, duke dalë me dhjetëra, nëse jo qindra shpjegime të ndryshme.

Read more:Sulo përplaset ashpër me Dudushin në “Top Story”: PD-ja e hëngri, i’u mor vula/ Gazetari: A nuk ishin bashkëpunëtorët që ia morën?!

Me sa duket edhe kryeministri është njëri prej tyre.

Një profesor i vjetër dikur shpjegonte: “Ekonomia rritet edhe kur paguan për hapjen dhe mbylljen e një grope pa ofruar asgjë.” Kjo tregon se më shumë se rritja, rëndësi kanë faktorët e rritjes.

Edhe korrupsioni sidomos ai që bëhet mbi tavolinë nuk është përjashtuar nga këto faktorë, duke ndikuar kështu në karakteristikat e rritjes ekonomike.

Read more:

Hapja e ekonomisë në fillim të viteve 1990 u shoqërua me evolucionin e korrupsionit.

Me zhvillimin e ekonomisë së tregut, nga korrupsioni i zakonshëm i shitësve të djathit që vidhnin në peshore, apo bakshisheve për zyrtarët në nivelet më të ulëta të administratës, u zhvilluan dy forma më të sofistikuara dhe të përqendruara të korrupsionit:

•Transferimet e mëdha të vlerave përmes tenderave dhe koncesioneve, edhe

Read more:Bloomberg: Teknologjia po transformon Kosovën, ul papunësinë e të rinjve dhe frenon 'ikjen e trurit'

•Korrupsioni i aksesit, ndryshe i quajtur “kapja e shtetit”.

Kur shteti kapet, oligarkët, kompanitë më të mëdha dhe rrjetet kriminale nuk thyejnë më rregullat, por i shkruajnë ato, duke e kthyer gjithë makinerinë ekonomike në një mekanizëm për pasurimin dhe fuqizimin e tyre.

Read more:Një i vdekur, disa të tjerë të plagosur – momenti kur një elefant u bë i dhunshëm në një tempull në Indi

Analizimi i rritjes ekonomike pas viteve 1990 tregon se nga viti 2000 deri në 2008 ritmet e rritjes ishin të shpejta (mesatarisht mbi 6% në vit) dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe të varfrit. Ndërsa që prej vitit 2008, Shqipëria ka përjetuar një ngadalësim të ritmeve të rritjes, dhe, për më keq, rritja ka humbur karakterin gjithëpërfshirës, ku 40 % e shqiptarëve jetojnë akoma në kufijtë e varfërisë.

Për të qenë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, rritja ekonomike kërkonte reforma strukturore që do të rrisnin jo vetëm ekonominë, por edhe produktivitetin e saj. Por qeveria shqiptare zgjodhi rrugën më të lehtë. Ajo rriti shpejtësinë dhe madhësinë e transaksioneve, duke përqendruar të gjitha burimet — si toka, asete dhe të drejtat e tjera — në pak duar, përmes ligjeve të veçanta, politikave dhe vendimmarrjeve preferenciale.

Kjo mënyrë e rritjes, nga viti 2015 deri sot, është shoqëruar me uljen e produktivitetit. Struktura ekonomike që kemi sot ka nga njëra anë një grusht të vogël investitorësh strategjikë që prodhojnë kryesisht ndërtim, të shoqëruar me një garniturë turistike, që menaxhojnë porte aeroporte , rrugë e asete të tjera shtetërore të marra pa garë ,dhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët.

Read more:Ilaçi që mund t’i bëjë dhëmbët të rriten sërish: Japonia nis testimin te njerëzit

Rritja ekonomike e siguruar nëpërmjet kapjes së shtetit jo vetëm vrau garën në ekonomi ku çdo treg ka marrë trajtën e oligopolit por, na ka lënë larg modelit ekonomik të Shekullit 21, të quajtur “produktivizëm”, ku synohet zhvillimi i sektorëve produktivë dhe krijimi i punës më të mirë për gjithë fuqinë punëtore, duke rritur mirëqenien e përgjithshme.

Pra, duhet të informohet kryeministri se korrupsioni ndikon në rritjen ekonomike, dhe rritja ekonomike gjithashtu ndryshon mënyrën se si kryhet korrupsioni. Madje, është e dukshme se në kushtet e mungesës së konkurrencës, inovacionit dhe dijes, korrupsioni ka gjasa të mbetet faktori dominant i rritjes ekonomike, e cila, si rrjedhim, do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme, e paqëndrueshme dhe jo gjithëpërfshirëse.

Lexo edhe
Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Tags: #Ekonomi #ekonomia #Elefanti #jetë #korrupsion #qeveria #rritja ekonomike #Shkencëtarët
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Në daljet e tij të çoroditura publike, Edi Rama, herë duke përdorur shkopin e herë karrotën, po tregon…

• 3 orë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi ka…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin