Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja – Blog
Editoriale

Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja – Blog

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja

Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patriotike të politikanëve gjatë këtyre 100 viteve të shtetit të shqiptarëve.

I ati i Ekrem beut, Syrja Vlora, një diplomat i njohur i shtetit osman që pati një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, e pyeti një prej bejlerëve të kohës, i përfshirë në ngjarjet e vitit 1912, se përse shprehej pro politikave franceze, aq më tepër kur nuk e lidhte asgjë me atë vend dhe nuk fliste as gjuhën e tyre.

Përgjigjja e beut shqiptar mbetet një lapidar i mentalitetit të mercenarizmit të politikës shqiptare:

“Syrja bej, austro-hungarezët i ke ti, Libohovat kanë Italinë, pasha i veriut ka serbët, me turqit janë gjysma e miletit. Po unë nga do ta marr rrogën nëse Dovleti bie?”

Read more:Kryeinspektori Sula takim me inspektorët në Vlorë: Qyteti, plagë nga ndërtimet pa leje. Tolerancë zero ndaj shkeljeve gjatë sezonit turistik

Kjo përgjigje, e sjellë me humor nga një vëzhgues i hollë i politikës shqiptare si Ekrem bej Vlora, në fakt është një nga dilemat më të mëdha të ekzistencës së shtetit të shqiptarëve.

M’u kujtua ky moment historiko-letrar, pasi sot isha në një panel mediatik ku një prej bashkëbiseduesve u shpreh se në fakt shteti i Iran, i cili sot u shpall një shtet terrorist nga parlamenti shqiptar, ka mbi 30 vjet që ka qenë i pranishëm në hapësirat shqiptare, duke financuar një seri institucionesh, por në veçanti politikanë shqiptarë.

Zotëria në panel tha se ish-kryetari ynë i parlamentit ka qenë financuar prej kohësh nga shteti i Iranit, dy presidentë të republikës po ashtu, klerikë, akademikë, punonjës të institucioneve të sigurisë, si dhe një ish-nënkryetar bashkie i Tiranës ishin mbështetur apo sponsorizuar prej vitesh nga shteti i Iranit.

Në fakt, imagjinoni kur një shtet periferik, pa ndonjë arsye të fortë politiko-territoriale, është kaq prezent në Shqipëri (nëse e marrim të mirëqenë deklarimin publik sot në TV). Çfarë mund të themi për fqinjët tanë?

Read more:Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik

Sa politikanë, personalitete shkencore, gazetarë, punonjës të sigurisë kombëtare, liderë politikë e kështu me radhë financohen fshehurazi nga shërbimet e fqinjëve tanë?

Sa politikanë apo njerëz me influencë në spektrin politik, në biznes, në kulturë, në sferën fetare dhe në media janë në shërbim të politikave të shteteve të tjera?

Sa projekte me interes kombëtar sabotohen apo ngadalësohen nga vendimmarrësit e shtetit tonë në dobi të politikave të fqinjëve tanë?

Read more:Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

Sa veprime politike merren në interesa të ngushta dhe jo kombëtare?

Sigurisht, keto jane pyetje te vështira për të marrë një përgjigje të saktë. Por nëse shqiptarët nuk do të ndërpresin një herë e përgjithmonë influencat e huaja në çështjet tona kombëtare, vendi do të vazhdojë të marrë rrokopujën.

Dhe politikanët tanë do të vazhdojnë politikën e Beut te dikurshem që me rënien e Dovletit do të hidhen në prehrin e një Dovleti tjeter , mjafton që ata të paguajnë.

Lexo edhe
Editoriale

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide

Editoriale

Nga Dublini i Xhojsit te shoqëria bashkëkohore – Blog

Tags: #Biznes #iran #media #Parlamenti #shqiperi #shqiptar #shqiptaret #Vlora
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide
  • Nga Dublini i Xhojsit te shoqëria bashkëkohore – Blog
  • Si të shndërrohet protesta në lëvizje – Ide
  • Një antihero i dëshpëruar i Homerit – Ide
  • Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ “Rama, jepe dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit marshim kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë para Kryeministrisë!
  • LIVE-24 ditë revoltë! Marshim kilometrik në kryeqytet/ Tirana gumëzhin nga protesta, energjia e qytetarëve mbush rrugët: Rama dorëhiqu!
  • LIVE – “Rama jep dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit vijojnë marshimin pa shenja ndalimi: Shqipëri e Re!
  • LIVE- Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
  • VIDEO/ Sheshi para Kryeministrisë ndizet nga qytetarët, kulmojnë thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 17 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide

Kur një udhëheqës refuzon të shohë fundin e tij dhe frika ia paralizon aftësinë për të gjykuar, ai…

• 9 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Nga Dublini i Xhojsit te shoqëria bashkëkohore – Blog

Luis Borghes nuk është i vetmi autor që pranon se nuk e ka lexuar deri në fund “Uliksin”.…

• 14 orë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Si të shndërrohet protesta në lëvizje – Ide

Edhe pse këto në ditë të para të qershorit po ndodh lehtësisht më e vështira, ajo që quhej…

• 1 ditë më parë • 34 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by