Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Nga Dublini i Xhojsit te shoqëria bashkëkohore – Blog
Editoriale

Nga Dublini i Xhojsit te shoqëria bashkëkohore – Blog

• 23 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Luis Borghes nuk është i vetmi autor që pranon se nuk e ka lexuar deri në fund “Uliksin”. Romani voluminoz i James Xhojs, një ndër më të diskutuarit të shekullit XX, vazhdon të jetë një sfidë leximi për vetë epopenë njerëzore,që mbart. Këto kohë i jam rikthyer sërish kësaj vepre e cila ka ardhur në shqip në dy variante përkthimi nga Idlir Azizaj dhe Krenar Hajdëri, dy përkthime me rëndësi sepse nuk janë thjesht sjellja e një historie nga një gjuhë në tjetrën por një përballje e gjuhës shqipe me një nga veprat më të vështira të letërsisë botërore. Albert Kamy pranoi se e la mbi tryeze romanin, kur kuptoi se Franca e pasluftës së Dytë Botërore i gjente përgjigjet e saj tek kjo vepër.

Në kohë të ndryshme ky roman vjen tek unë si një formë për të më treguar se letërsia është gjithnjë aty, e hapur për të treguar hapësira të reja mendimi.

Romani vazhdon të ketë rëndësi edhe sot, sepse, pavarësisht se zhvillohet në një ditë të vetme në Dublin të vitit 1904, ai trajton tema universale që lidhen me përvojën njerëzore. Vepra nuk është vetëm një eksperiment letrar, por një reflektim i thellë mbi individin, shoqërinë dhe mënyrën se si njeriu kërkon kuptim në botë.

Read more:“Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë

Këto ditë u shënua Bloomsday, festa ndërkombëtare kushtuar shkrimtarit irlandez dhe romanit të tij.

Nuk është përvjetori i lindjes apo vdekjes së Xhojsit, por përkujton datën 16 qershorin 1904,, ditën në të cilën zhvillohet ngjarja e Uliksit dhe që lidhet edhe me takimin e parë të shkrimtarit me partneren e tij, Nora Barnacle. Po ta lexosh realitetin e kësaj vepre përmes vështrimit të Xhojsit, shoqëria e sotme të shfaqet si Dublini, hapësirë ku qarkullojnë pafund mendime, shpresa dhe përplasje këndvështrimesh. Çdo rrugë ka historinë e vet, çdo grup njerëzish mbron të vërtetën e vet dhe çdo zë kërkon të zërë vend në rrëfim. Megjithatë, mes kësaj shumësi perceptimesh, qyteti nuk ndalet, ai vazhdon të marrë frymë, të lëvizë dhe të ndërtojë të nesërmen.

Read more:“Shuplaka” për Ramën vjen nga Franca! Deputetja kritikon Macronin që priti kryeministrin dhe mbështet protestat në Shqipëri: Mos mbështesni një qeveri që mashtron vendin e saj

Një nga ndjesitë më interesante të “Uliksit” është se rrëmuja nuk është domosdoshmërisht shenjë dobësie. Përkundrazi, ajo është dëshmi e një shoqërie që mendon, debaton dhe përpiqet të gjejë drejtimin e saj. Por Xhojs nuk e vendos kurrë në qendër të veprës atë që bërtet më fort. Vëmendja e tij shkon te ata që, mes zhurmës së çastit, vazhdojnë të mbajnë mbi supe barrën e vazhdimësisë.

Figura e udhëtarit te Xhojsit mund të lexohet si metaforë e kujtdo që ka përgjegjësinë e kursit. Ndërsa rreth tij valëviten emocione, kundërshti dhe gjykime të përditshme, ai nuk mund të jetojë vetëm me ritmin e momentit.

Read more:Jeta pa unin tim

Atij i duhet të shohë më larg se dita e sotme, më larg se reagimi i menjëhershëm, më larg se jehona e sheshit apo e rrjeteve.

Dublini i “Uliksit” është plot me zëra që vijnë e ikin, por qyteti mbetet. Pikërisht aty qëndron forca e një vizioni afatgjate, te aftësia për të mos e ngatërruar lëvizjen e sipërfaqes me drejtimin e thellë të rrjedhës. Sepse historia rrallë kujton kush foli më shumë në një pasdite të caktuar, më shpesh kujton ata që arritën ta çojnë anijen përpara pavarësisht dallgëve.

Read more:“Rama në burg, Berisha në burg sepse na kanë vjedhur jetën”/ Protestuesi: Jemi në udhëkryq, duhet të luftojmë për lirinë. Intelektualët nëse nuk ngrihen tani, kur?

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse “Uliksi” mbetet kaq aktual. Ai na kujton se shoqëritë ecin përpara jo kur mungojnë kundërshtitë, por kur ekziston aftësia për t’i përthithur ato pa humbur orientimin. Dhe se, në fund, rruga e një qyteti matet jo nga zhurma që prodhon në një moment të caktuar, por nga destinacioni ku arrin.

Në aspektin kulturor, romani paraqet ende sot jetën e zakonshme si një burim të pashtershëm kuptimesh. Heroi i veprës nuk është një figurë mitike apo e jashtëzakonshme, por një njeri i zakonshëm që përballet me problemet e përditshme. Kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme në kulturën bashkëkohore, e cila i kushton vëmendje historive individuale dhe përvojave personale. Struktura e fragmentuar e romanit dhe lëvizja e lirë e mendimit pasqyrojnë kompleksitetin e botës moderne, të dominuar nga informacioni dhe perspektivat e shumta.

Read more:Kush është Victoria Swarovski? Prezantuesja e Festivalit të Këngës në Eurovision 2026

“Uliksi” revolucionarizoi formën e romanit përmes teknikës së rrjedhës së vetëdijes dhe eksperimentimit gjuhësor. Ndikimi i tij ndihet ende në letërsinë bashkëkohore, veçanërisht te autorët që kërkojnë forma të reja të shprehjes artistike. Megjithatë, kompleksiteti i veprës është edhe pika e saj më e debatueshme. Shumë lexues e konsiderojnë romanin të vështirë dhe elitist, çka kufizon aksesin e publikut të gjerë.

Ndoshta në këtë kontekst qëndron dhe bukuria e një vepre tek aftësia për të nxitur interpretime të reja dhe debate kritike. Ai është njëkohësisht simbol i lirisë krijuese dhe një sfidë për lexuesin modern, duke dëshmuar se letërsia e madhe nuk humbet vlerën e saj me kalimin e kohës, por fiton kuptime të reja në çdo epokë.

Lexo edhe
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Tags: #debate #Franca #Hapesira #Interesante #jetë #Letërsia #Moderne #Qyteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ramën: Duhen hapa konkrete nga qeveria!
  • Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
  • Shqiptarët bashkohen në Kalabri, nga trashëgimia arbëreshe te mesazhi “Liri për çlirimtarët”
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 28 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 6 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa…

• 3 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”?A…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by