Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

• 17 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa në Hagë u shpall një dënim sa i padrejtë po aq dhe i ekzagjeruar ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, kjo dramë që përgatitet prej më shumë se një dekade mund të na shërbejë edhe për një mësim. Gjeneza e saj më shumë sesa tek Serbia apo Rusia, që i mallkojmë kollaj; më shumë sesa tek viktimat e rugoviste apo ata afro 200 shqiptarë ‘bukëshkalë’, që pranuan të dëshmojnë në proces; më shumë sesa tek instrumentalizimi i prokurorëve apo gjykatësve specialë, që u treguan edhe më të rreptë se paraardhësit e tyre në Nuremberg; pra më shumë se tek faktorë periferikë të këtij procesi duhet kërkuar brenda një mentaliteti mbizotërues në shoqërinë tonë.

Ajo është pasojë e servilizmit ekstrem që ne kemi kultivuar ndaj asaj që na diktohet prej SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë perendimorë.

Për të kuptuar këtë duhet ta kthejmë filmin në vitet 2011-2015, pra në atë kohë kur nuk qemë në gjendeje të ndërmerrnim hapat e duhur kundër raportit të Dik Martit në Këshillin e Evropës e deri në ditën kur parlamenti i Kosovës votoi për ngritjen e dhomave të specializuara. Të gjithë, pa përjashtim, e dinin se ngritja e këtij organi “sui generis”, që do të jepte vendime në emër të popullit të Kosovës me dosje të servirura nga Serbia, do të përfundonte me vendosjen e një njolle turpi. Mjafton të shikosh sot fjalimet e mbajtura në kuvend, në vitin 2015, qoftë ato të Hashim Thaçit, që bënte thirrje për ngritjen e kësaj gjykate, qoftë ato të Albin Kurtit që shpallte argumentat se përse duhej votuar kundër, për të konkluduar se këta dy liderë ekstremisht të ndryshëm bashkoheshin në një pikë: se kjo ishte një sakrificë me pasoja për të ardhmen e Kosovës dhe për imazhin që do të linte në histori lufta e saj çlirimtare.

Read more:Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër

Por, këto dy lexime përafërsisht të njëjta të situatës divergonin në dy rrugëzgjidhje krejtësisht të ndryshme. Hashimi përfaqësonte një shumicë dërrmuese në shoqëri, në Prishtinë dhe Tiranë, e cila besonte se ne duhet ti bindemi symbyllur Uashingtonit dhe Brukselit, sepse e vetmja forcë që kemi është aleanca, qoftë edhe në gabim, me ta. Albini, i pritnte një grupi ku e ku më të vogël në numur, ndonëse më parimor e me të gatshëm për të vënë trurin në punë, që predikonte se nëse i bindemi me çdo çmim partnerëve tanë, nuk mund të pretendojmë më që ata të na duan më shumë sesa veten.

Sot ne po e shohim para syve produktin e zgjidhjes që i dhamë kësaj dileme. Po, është e vërtetë që UÇK-ja ka njollat e saj kriminale. Po është e vërtetë që shumë komandantë e përdorën luftën çlirimtare për tu pasuruar personalisht dhe për ta shfrytëzuar si trampolinë për pushtetin e nesërm, duke eleminuar kundërshtarët.

Read more:“Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike

Por, sado të vërteta të jenë këto mëkate deri më dje të pandëshkuara, pyetja është nëse insistimi i aleatëve tanë perendimorë për ngritjen e një Gjykatë Speciale u motivua nga meraku idealist për të zbardhur këtë pjesë të errët?

Dyshoj se jo! Me shumë gjasë ajo qe një karrem për të afruar Beogradin dhe një pjesë këmbimi në negociatat me Moskën. Këtë pandehmë e përforcojnë më shumë edhe qëndrime si ato të ndonjë ish zyrtari amerikan që ka treguar për dhuratën që iu bë Rusisë për të pranuar marveshjen e kontrollit bërthamor të Iranit. Gjithçka e bën edhe më evidente mënyra se si u arrestua Hashim Thaçi dhe forcat që vendosën në kulisa ta bëjnë këtë, ndërkohë që ai pati marrë avionin për të nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Pra, gati një shekull burg për ish kretër e UÇK që morrëm në këmbim, mund të mos kenë qenë asgjë më shumë sessa keqpërdorja e besimit qorr që ne i dhamë Brukselit dhe Uashingtonit. Deputetët e Kosovës në vend që të shkonin me bisht në shalë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të imponuara nga jashtë, minimumi duhet të kishin bërë përpjekje për të kërkuar rrugë alternative, qoftë me ngritjen e një institucioni vendas me gjyqtarë të huaj, qoftë me ndonjë zgjidhje nën mbikqyrjen e Eulex. Qeveritarët e asaj kohe duhet të kishin eksploruar rrugë të reja pa u bindur si yes man-ë ndaj propozimit unik të aleatëve. Tirana zyrtare duhej të ushtronte persion për mos realizimin e kësaj zgjidhjeje ekstreme, në vend që të niste kryeministrin me helikopter si emisar të amerikanëve.

Read more:Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Shehaj: I padrejtë! Asnjë vendim gjykate nuk mund të përmbysë historinë e shqiptarëve

Të gjithë ata që morën vendimin u bënë bashkë me një slogan: “Do ti’u bindemi partenrëve strategjikë“.

Tani, me vonesë, shumë vite më pas, kur ishte bindur se gjërat po shkonin keq e më keq, ish presidenti Thaçi u justifikua se e pati hedhur këtë hap, pasi e kishin kërcënuar se Gjykata do të ngrihej gjithësesi, qoftë edhe nëse Kosova nuk pranonte ta vontonte, porse në këtë rast do të qe më keq, pasi vendimi për të do të merrej në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku gjendeshin edhe vende jo aleate si Kina e Rusia.

Read more:Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë

Duke mos e ditur se sa i panegociueshëm ishte ky version dhe mbi të gjitha, se si do të përfundonte kjo rrugë e panjohur, një gjë është e sigurtë, duke rrefuzuar të pranonin diçka që i dukej e padrejtë, në dëm të imazhit të vendit të tyre dhe me pasoja për të ardhmen, liderët e Kosovës mund të mos shmanginin dot pasojat e rënda por së paku do të ruanin dinjitetin.

Duke u sjellë si servilë ata i sakrifikuan të dyja edhe bindjen e tyre edhe llogaritë e viteve të burgut.

Read more:Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave

Pasi sot pyetja shtrohet: A mund të ndodhte më keq sesa kaq: A mund të kishte një përfundim më të errët sesa një gjykatë, që e dënoi Hashimin e Kadriun me dyfishin e viteve burg që u kishte dhënë Serbia dhe që i njohu atyre përgjegjësi kolektive që Tribunali Kundër Krimeve në ish Jugosllavi, nuk kishte pranuar ta bënte për Ramush Haredinajn?

Disfata si numerike dhe morale është më e madhja e mundshëme. Ajo është mbi të gjitha pasojë e një verbërie të padurueshme kundrejt perëndimit. Pasojë e një “PO”-je të dhënë vetëm në emër të parteritetit. Pasojë e një përkuljeje që s’mund të ketë lidhje me mirënjohjen për atë që aleatët na “dhuruan” në 1999. Prandaj nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Pas episodeve më minore si ato me “non grata”-n në Shqipëri, apo me asosiacionin në Kosovë, vendimi i fundit i Hagës duhet të konsiderohet si mbyllja e epokës së servilizmit pa kushte ndaj perëndimit.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Tags: #Burg #Gjykata #gjykate #Haga #Hagë #Hashim thaçi #helikopter #Kina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
  • Historia veç me tri shkronja – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet
  • GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)
  • Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së/ Spiropali: Skandal që shqiptarët dënohen 150 vite burg më shumë se serbët. Luftëtarët në Kosovë u ngritën kundër gjenocidit
  • Peleshi lexon deklaratën pro UÇK-së: Kuvendi i Shqipërisë beson në pafajësinë e çlirimtarëve të Kosovës
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 11 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 8 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të…

• 9 minuta më parë • 7 min lexim
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”?A…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog

Lufta për çlirim nga regjimet shtypëse nuk është kurrë një punë e pastër. Në Francë, menjëherë pas përfundimit…

• 2 orë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by