Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja – Blog
Editoriale

Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja – Blog

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja

Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patriotike të politikanëve gjatë këtyre 100 viteve të shtetit të shqiptarëve.

I ati i Ekrem beut, Syrja Vlora, një diplomat i njohur i shtetit osman që pati një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, e pyeti një prej bejlerëve të kohës, i përfshirë në ngjarjet e vitit 1912, se përse shprehej pro politikave franceze, aq më tepër kur nuk e lidhte asgjë me atë vend dhe nuk fliste as gjuhën e tyre.

Përgjigjja e beut shqiptar mbetet një lapidar i mentalitetit të mercenarizmit të politikës shqiptare:

“Syrja bej, austro-hungarezët i ke ti, Libohovat kanë Italinë, pasha i veriut ka serbët, me turqit janë gjysma e miletit. Po unë nga do ta marr rrogën nëse Dovleti bie?”

Read more:Kryeinspektori Sula takim me inspektorët në Vlorë: Qyteti, plagë nga ndërtimet pa leje. Tolerancë zero ndaj shkeljeve gjatë sezonit turistik

Kjo përgjigje, e sjellë me humor nga një vëzhgues i hollë i politikës shqiptare si Ekrem bej Vlora, në fakt është një nga dilemat më të mëdha të ekzistencës së shtetit të shqiptarëve.

M’u kujtua ky moment historiko-letrar, pasi sot isha në një panel mediatik ku një prej bashkëbiseduesve u shpreh se në fakt shteti i Iran, i cili sot u shpall një shtet terrorist nga parlamenti shqiptar, ka mbi 30 vjet që ka qenë i pranishëm në hapësirat shqiptare, duke financuar një seri institucionesh, por në veçanti politikanë shqiptarë.

Zotëria në panel tha se ish-kryetari ynë i parlamentit ka qenë financuar prej kohësh nga shteti i Iranit, dy presidentë të republikës po ashtu, klerikë, akademikë, punonjës të institucioneve të sigurisë, si dhe një ish-nënkryetar bashkie i Tiranës ishin mbështetur apo sponsorizuar prej vitesh nga shteti i Iranit.

Në fakt, imagjinoni kur një shtet periferik, pa ndonjë arsye të fortë politiko-territoriale, është kaq prezent në Shqipëri (nëse e marrim të mirëqenë deklarimin publik sot në TV). Çfarë mund të themi për fqinjët tanë?

Read more:Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik

Sa politikanë, personalitete shkencore, gazetarë, punonjës të sigurisë kombëtare, liderë politikë e kështu me radhë financohen fshehurazi nga shërbimet e fqinjëve tanë?

Sa politikanë apo njerëz me influencë në spektrin politik, në biznes, në kulturë, në sferën fetare dhe në media janë në shërbim të politikave të shteteve të tjera?

Sa projekte me interes kombëtar sabotohen apo ngadalësohen nga vendimmarrësit e shtetit tonë në dobi të politikave të fqinjëve tanë?

Read more:Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

Sa veprime politike merren në interesa të ngushta dhe jo kombëtare?

Sigurisht, keto jane pyetje te vështira për të marrë një përgjigje të saktë. Por nëse shqiptarët nuk do të ndërpresin një herë e përgjithmonë influencat e huaja në çështjet tona kombëtare, vendi do të vazhdojë të marrë rrokopujën.

Dhe politikanët tanë do të vazhdojnë politikën e Beut te dikurshem që me rënien e Dovletit do të hidhen në prehrin e një Dovleti tjeter , mjafton që ata të paguajnë.

Lexo edhe
Editoriale

Lajme si ky duam! – Blog

Editoriale

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide

Tags: #Biznes #iran #media #Parlamenti #shqiperi #shqiptar #shqiptaret #Vlora
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lajme si ky duam! – Blog
  • Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide
  • Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
  • Protesta e flamingove si lufta e Shqipërisë për ekzorcizëm – Blog
  • Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias
  • “Revolucion!”/ Pas marshimit në rrugët e Tiranës, mbyllet protesta e 50, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias
  • “Nuk ikim pa ikur ju!”/ Qytetarja: S’na shantazhoni dot, nuk e negociojmë më dinjitetin! Rama na tha serbë dhe grekë, por në shesh ka vetëm shqiptarë të revoltuar
  • Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 22 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO) 15 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 15 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 10 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Lajme si ky duam! – Blog

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën’’. “Akordova”…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide

Disa ditë më parë, pasi kishim përfunduar emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, u takova me disa prej…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog

Shitja e tokës bujqësore të huajve si në Evropë? Seriozisht e ke? Dëgjova një kuvendar që tha sot…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by