Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike
Sociale

Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike

• 28 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Konispolit u mbushën më 27 qershor me pasardhës të familjeve çame, të mbijetuar të dëbimit, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë nga Shqipëria e Kosova, të cilët u mblodhën për të përkujtuar 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Ceremonia, e organizuar këtë vit nga Bashkia e Konispolit, nisi me homazhe pranë memorialit dhe me një minutë heshtje në nderim të mijëra viktimave që humbën jetën gjatë dëbimit të dhunshëm nga trojet e tyre.

Në aktivitet morën pjesë kryetari i Bashkisë Konispol, Erges Dule, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, kryetari i nderit i PDIU-së Tahir Muhedini, drejtues të shoqatave çame dhe qindra pjesëmarrës.

Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari i Bashkisë Konispol, Erges Dule, e cilësoi Kllogjerin si një vend pelegrinazhi për shqiptarët e Çamërisë dhe ftoi të gjithë të nderonin me heshtje kujtimin e viktimave.

Read more:Paketa e Maleve, miratohen edhe 3 bashki të tjera, Ministri Demo: Procesi është drejt fundit

“Ne duhet të jemi bashkë të përkujtojmë këto data dhe të bëjmë që ccështja Ccame të vazhdojë brez pas brezi. Ccamëria nuk është politikë por detyrim moral për secilin prej nesh” tha ai.

Në fjalën e tij, deputeti Ardit Bido vlerësoi faktin që përkujtimi po organizohet tashmë nga një institucion shtetëror, duke theksuar se çështja çame duhet të trajtohet si një çështje kombëtare dhe shtetërore.

“U deshën 50 vjet që Shqipëria të rritej në nivelin e detyrës së vet dhe ta shpallte 27 qershorin ditën e Genocidti ndaj Camërisë. Cameria nuk është dhimbja e atyre që kanë humbur parardhësit dhe trojet, është dhimbja e shqiptarisë, të majtëve dhe të djathtëve, e të gjithë shqiptarëve, është dhimbja jonë e madhe kombëtare” tha ai.

Read more:Kremlini paralajmëron Armeninë: Nuk ka më naftë dhe gaz rus nëse vazhdoni përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së

Mesazhe u përcollën edhe nga drejtues të shoqatave çame. Kryetari i Shoqatës “Çamëria” në Shkodër tha se dhimbja e këtij vendi mbetet e gjallë për çdo shqiptar që viziton Kllogjerin. Solidariteti me komunitetin çam u shpreh edhe nga përfaqësuesit e ardhur nga Kosova, të cilët theksuan se historia e dhimbshme e Çamërisë është pjesë e kujtesës së të gjithë shqiptarëve.

Pjesa më emocionale e ceremonisë ishin dëshmitë e të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre, të cilët kujtuan familjarët e humbur gjatë eksodit të vitit 1944.

“Unë kam 12 veta të rrjeshtuar atje. E kam sjell motrën e madhe për të kujtuar viktimat dhe prindërit tanë. Për ne ishte tmerr. Edhe në minutën e vdekjes ata kërkonin gurët e shtëpisë. Ardhjen këtu e kemi të shenjtë se kujtojmë të gjithë ata që kemi lënë në këto fusha” tha një prej tyre.

Read more:Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen

Një tjetër dëshmi solli historinë tragjike të një familjeje nga Arpica, ku nga nëntë anëtarë që u larguan nga Çamëria mbijetuan vetëm katër.

““Pesë fëmijë na vdiqën në një ditë. U nisën 9 veta dhe në Vlorë erdhën 4 veta” tha ajo.

Në ceremoni foli edhe një e re nga Kosova, e cila bëri thirrje që viktimat e gjenocidit të mos kujtohen vetëm një ditë në vit.

Read more:Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit

“Unë jam Arta, vij nga Kosova. Jam çame. Mbaj emrin e Artës së Ccamërisë. Vij në përkujtim të viktimave dhe sjell një mesazh nga Kosova. Ne kuptojmë dhimbjen e njëri tjetrit. Apeloj tek të gjithë që mos të ndahemi dhe mos t’i harrojmë viktimat” tha ajo.

Në prononcimin për mediat, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u ndal tek përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe roli që, sipas tij, duhet të ketë shteti shqiptar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

“Dosja diplomatike është e plotë. Ne do shtyjmë fort që shteti shqiptar t’i japë zgjidhje ccështjes së Ccamërisë. Ne kemi 82 vjet që kujtojmë këta martirë. Kemi bërë shumë gurë kilometrikë në zgjidhjen e kësaj ccështje. Këto varreza janë kujtesa historike për atë që ka ndodhur” tha ai

Read more:Deputeti i PS publikon hartën ‘live’ të jahteve të pozicionuara në Gjirin e Vlorës dhe ishujt grekë: Më thuaj që s’i shërben interesit grek kundërshtimi i zhvillimit elitar?

Ndërsa kryetari i nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini, kërkoi që në Çamëri të ngrihet një memorial për viktimat, në mënyrë që familjarët të kenë mundësi të nderojnë të afërmit e tyre edhe në trojet prej nga u dëbuan. Ceremonia përfundoi me vendosjen e kurorave dhe luleve pranë Memorialit të Viktimave të Gjenocidit.

Edhe pas 82 vitesh, Kllogjeri mbetet vendi ku çdo 27 qershor rikthehen kujtimet e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së shqiptarëve të Çamërisë, ndërsa kërkesa për drejtësi dhe ruajtjen e kujtesës historike vijon të përcillet brez pas brezi.

Lexo edhe
Sociale

Turizmi në Lezhë, 15 për qind më shumë turistë se vjet! Zgjerohet ‘harta’, preferohet edhe nga polakët e gjermanët

Sociale

Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike

Tags: #7 qershor #Aktivitet #ardit bido #Çameria #Ceremonia #Detyrim #eksodi çam #KLLOGJER #konispol #sarande #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Turizmi në Lezhë, 15 për qind më shumë turistë se vjet! Zgjerohet ‘harta’, preferohet edhe nga polakët e gjermanët
  • Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike
  • Anija kroçierë ‘Nautica’ mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
  • ‘La Repubblica’ udhëton nga Tirana në Berat: Shqipëria përtej Adriatikut e Jonit, midis bunkerëve, vreshtave dhe sekteve të lashta
  • SPECIALE/ Turistët e aventurës në shtigjet e egra të veriut! Udhëtojnë mijëra kilometra për të sfiduar Alpet dhe mahniten nga mikpritja shqiptare: Të lë pa fjalë! Kalon pritshmëritë
Nga të njëjtat tag-e
  • Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike
  • U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani e 4 të tjerë
  • Shpëtohet çifti i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës
  • Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit
  • Zjarr në periferi të Vlorës, flakët përhapen drejt banesave! Shkak mungesa e mirëmbajtjes, banori: Vendi është ‘barut’, ky problem çdo vit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 78 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 37 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 27 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë 100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës 24 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 20 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 19 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Turizmi në Lezhë, 15 për qind më shumë turistë se vjet! Zgjerohet ‘harta’, preferohet edhe nga polakët e gjermanët

Teksa po mbyllet muaji i parë i sezonit veror, Lezha shënon 15 për qind më shumë pushues se…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike

Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Konispolit u mbushën më 27 qershor me pasardhës të familjeve…

• 4 orë më parë • 7 min lexim
Sociale

Anija kroçierë ‘Nautica’ mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by