Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Temperaturat e larta mund të favorizojnë infarktin’, mjekja: Kontrollet të paktën 1 herë në vit edhe pa patur shqetësime
Sociale

‘Temperaturat e larta mund të favorizojnë infarktin’, mjekja: Kontrollet të paktën 1 herë në vit edhe pa patur shqetësime

• 2 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tre persona humbën jetën nga infarkti brenda një dite, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.

Mjekët sqarojnë se faktorë të ndryshëm si mosha, tensioni i lartë, mbipesha, duhanpirja mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për probleme të rënda të zemrës. Kardiologia Brunilda Alushi, për Report TV shpjegon se cilat janë grupmoshat më të ekspozuara.

“Pra, ne të gjithë pas një farë moshe jemi të ekspozuar ndaj rrezikut. Zakonisht për meshkujt është mosha 40 vjeç. Aty fillon dhe rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe për femrat mbas menopauzës, zakonisht mbas moshës 50 vjeç. Faktorët e dytë janë historia e familjes. Në qoftë se në familje ke pasur raste të tjera, faktorë të tjerë janë sëmundje që mund të ekzistojnë. Për shembull po të kesh tensionin e gjakut të lartë ose të jesh në mbipeshë ose të kesh yndyrna e larta. Dhe faktori tjetër është duhanpirja. Janë faktorë të njohur dhe mungesa e lëvizjeve”, thotë ajo.

Read more:Ndoten ujërat e plazhit të Potamit, Bashkia e Himarës: Kemi marrë mostra për të përcaktuar shkakun (VIDEO)

Alushi paralajmëron gjithashtu se temperaturat ekstreme, të kombinuara me konsumimin e alkoolit, mund të krijojnë një rrezik të shtuar për një infarkt të mundshëm.

“Alkooli me i kombinuar me temperaturat e larta shkakton infarkt miokardi nëpërmjet këtij mekanizmi. Një herë në vit të paraqitesh te mjeku Edhe pse nuk ke absolutisht asnjë lloj simptome dhe e nden veten mirë, njëherë për të kontrolluar si është statusi në bazë”, shton Alushi.

Read more:Lubonja për prestigjiozen franceze “Le Monde”: Protestat, lëvizje qytetare e paprecedentë. Europa të mbështesë shqiptarët dhe të detyrojë qeverinë e korruptuar të dorëhiqet

Shifrat konfirmojnë se sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, gjatë vitit 2025, 52.9% e të gjitha vdekjeve në vend u shkaktuan nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut.

Prej këtyre, 42.2% e rasteve lidhen me sëmundjet kronike të zemrës, 22.4% me sëmundjet ishemike të zemrës dhe 18.8% me sëmundjet e enëve të trurit.

Read more:Numri i vdekjeve në Shqipëri ra gjatë vitit 2025, INSTAT: Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor

Megjithëse numri total i vdekjeve në vend ra me 3.2% gjatë vitit 2025, duke zbritur nga 22.102 në 21.394 raste, sëmundjet e zemrës vijojnë të mbeten kërcënimi më i madh për jetën e shqiptarëve.

Lexo edhe
Sociale

Shkolla e re ’22 Tetor’ në Berat gati për nxënësit, Rama: Investim që e afron arsimin me standardet europiane

Sociale

Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike

Tags: #Brunilda Alushi #Familje #infarkt #Instat #report tv #semundjet e zemres #Sëmundjet kronike #shqiperi #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkolla e re ’22 Tetor’ në Berat gati për nxënësit, Rama: Investim që e afron arsimin me standardet europiane
  • Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike
  • Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara
  • Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve
  • Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal
Nga të njëjtat tag-e
  • Asgjë nuk e ndal revoltën, protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!
  • Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli!
  • “Shqipëri humaniste!”/ Shkrimtari nga Diaspora: Dosja Balluku, fakt historik që tregon se Shqipëria nuk ka sistem drejtësie të pavarur
  • “Shqipëria nuk është në shitje”/ I riu me origjinë shqiptare: Protesta është në qendër të mediave ndërkombëtare për shkak të çështjes së Sazanit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 16 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shkolla e re ’22 Tetor’ në Berat gati për nxënësit, Rama: Investim që e afron arsimin me standardet europiane

Një tjetër shkollë e re do të hapë dyert për nxënësit në shtator. Bëhet fjalë për shkollën “22…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike

Një beach bar në Potam është ndëshkuar me 200 mijë lekë gjobë, ndërsa pronari, muzikanti dhe katër klientë…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara

Java në qarkun e Kukësit ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat kanë sjellë…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by