Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion”/ Media belge: Korrupsioni, ndikimi politik dhe liria e medias, probleme serioze. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Politikë

“Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion”/ Media belge: Korrupsioni, ndikimi politik dhe liria e medias, probleme serioze. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

• 6 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Transmetuesi publik belg “VRT” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama, që nga nisja e karrierës së tij politike.
Kjo media i ka përgatitur një profil të plotë ku përfshihet edhe periudha kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe po ashtu profesionit të kryeministrit si piktor. Në shkrim përshkruhen edhe vizitat dhe takimet e tij me liderët botërorë ku shfaqet si një politikan karizmatik.

Por në artikull theksohet se pas imazhit të reformatorit dhe politikanit karizmatik fshihet një politikan, i cili ka shtypur lirinë e medias dhe që është nën akuza të vazhdueshme për përfshirje në korrupsion.
“VRT” shkruan se ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion, nërsa vetë Rama i mohon akuzat.
Në pjesëen dedikuar protestave shkruhet se qytetarët kërkojnë ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Por, pas atij imazhi të reformatorit, artistit dhe politikanit karizmatik, fshihet edhe një politikan që vitet e fundit është përfshirë vazhdimisht në polemika. Sipas kundërshtarëve të tij, tepër shumë pushtet politik është përqendruar rreth figurës së tij.

Edhe liria e medias është nën presion në Shqipëri. Mediat kritike përballen me presione dhe Rama është përplasur edhe me organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, e cila e ka ulur Shqipërinë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Read more:“Mjaft fajësove algoritmin, por nis dëgjo”/ Arroganca e Ramës, kryefjala e pankartave të protestës së sotme: Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën

Rama është përndjekur prej vitesh edhe nga akuza të vazhdueshme për korrupsion, manipulim zgjedhor dhe favorizim të njerëzve të afërt.

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Vetë Rama i mohon të gjitha akuzat.

Read more:Po raportonte drejtpërdrejt protestën, qytetarët shtyjnë dhe lagin me ujë gazetaren Keida Muka! AGSH: Dënojmë me forcë sulmin fizik, cenim i rëndë i lirisë së medias (VIDEO)

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni dhe ndikimi politik mbeten probleme serioze në Shqipëri, veçanërisht në projektet e zhvillimit urban.

Prandaj nuk është aspak çudi që i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove”, i cili nisi si protestë kundër një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz dalin në rrugë, të shtunën për të 35-ën herë radhazi, pikërisht në ditëlindjen e Ramës.

Read more:“Një për të gjithë, të gjithë për një”/ 34 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës! Pankartat “ndezin” sërish protestën: Botë, Shqipëria bëri detyrën e saj, tani është radha juaj!

Ata e akuzojnë kryeministrin se u jep përparësi investitorëve të huaj mbi interesat e vendit. Rama, megjithatë, beson se resorti luksoz do ta forcojë edhe më tej sektorin tashmë në rritje të turizmit.

Ndërkohë, pakënaqësia nuk drejtohet më vetëm kundër projektit të kompleksit me 10.000 dhoma të lidhur me familjen Trump. Protestuesit tani kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit,” raporton media belge.

Lexo edhe
Politikë

Berisha porosi demokratëve dhe flet për ripërtëritje të PD: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të jemi në sulm!

Politikë

“Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!

Tags: #Edi Rama #korrupsion #liria e medias #media #Mediat #Organizata #Organizatat #OSBE

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Berisha porosi demokratëve dhe flet për ripërtëritje të PD: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të jemi në sulm!
  • “Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!
  • Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane
  • Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
  • Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!
  • Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
  • “Guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit, kodi zgjedhor!
  • Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë…
  • “Agasi lëvizte lirshëm në Xhafzotaj, Manzë e Surrel”/ Berisha: Në zyrën në Bllok hynin ministra e deputetë, gjithçka e regjistruar! Fotot, zërat e videot…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 15 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 13 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Berisha porosi demokratëve dhe flet për ripërtëritje të PD: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të jemi në sulm!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të përgatiten për një fazë të…

• 1 minutë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në ekranin e “News24”, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Dokumenti/ Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të, kreu i PD merr ftesë për Konventën e Partisë Republikane

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë nga International Democracy Union (IDU) për të qenë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by