Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion”/ Media belge: Korrupsioni, ndikimi politik dhe liria e medias, probleme serioze. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Politikë

“Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion”/ Media belge: Korrupsioni, ndikimi politik dhe liria e medias, probleme serioze. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

• 6 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Transmetuesi publik belg “VRT” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama, që nga nisja e karrierës së tij politike.
Kjo media i ka përgatitur një profil të plotë ku përfshihet edhe periudha kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe po ashtu profesionit të kryeministrit si piktor. Në shkrim përshkruhen edhe vizitat dhe takimet e tij me liderët botërorë ku shfaqet si një politikan karizmatik.

Por në artikull theksohet se pas imazhit të reformatorit dhe politikanit karizmatik fshihet një politikan, i cili ka shtypur lirinë e medias dhe që është nën akuza të vazhdueshme për përfshirje në korrupsion.
“VRT” shkruan se ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion, nërsa vetë Rama i mohon akuzat.
Në pjesëen dedikuar protestave shkruhet se qytetarët kërkojnë ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Por, pas atij imazhi të reformatorit, artistit dhe politikanit karizmatik, fshihet edhe një politikan që vitet e fundit është përfshirë vazhdimisht në polemika. Sipas kundërshtarëve të tij, tepër shumë pushtet politik është përqendruar rreth figurës së tij.

Edhe liria e medias është nën presion në Shqipëri. Mediat kritike përballen me presione dhe Rama është përplasur edhe me organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, e cila e ka ulur Shqipërinë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Read more:“Mjaft fajësove algoritmin, por nis dëgjo”/ Arroganca e Ramës, kryefjala e pankartave të protestës së sotme: Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën

Rama është përndjekur prej vitesh edhe nga akuza të vazhdueshme për korrupsion, manipulim zgjedhor dhe favorizim të njerëzve të afërt.

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Vetë Rama i mohon të gjitha akuzat.

Read more:Po raportonte drejtpërdrejt protestën, qytetarët shtyjnë dhe lagin me ujë gazetaren Keida Muka! AGSH: Dënojmë me forcë sulmin fizik, cenim i rëndë i lirisë së medias (VIDEO)

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni dhe ndikimi politik mbeten probleme serioze në Shqipëri, veçanërisht në projektet e zhvillimit urban.

Prandaj nuk është aspak çudi që i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove”, i cili nisi si protestë kundër një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz dalin në rrugë, të shtunën për të 35-ën herë radhazi, pikërisht në ditëlindjen e Ramës.

Read more:“Një për të gjithë, të gjithë për një”/ 34 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës! Pankartat “ndezin” sërish protestën: Botë, Shqipëria bëri detyrën e saj, tani është radha juaj!

Ata e akuzojnë kryeministrin se u jep përparësi investitorëve të huaj mbi interesat e vendit. Rama, megjithatë, beson se resorti luksoz do ta forcojë edhe më tej sektorin tashmë në rritje të turizmit.

Ndërkohë, pakënaqësia nuk drejtohet më vetëm kundër projektit të kompleksit me 10.000 dhoma të lidhur me familjen Trump. Protestuesit tani kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit,” raporton media belge.

Lexo edhe
Politikë

“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

Politikë

Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues

Tags: #Edi Rama #korrupsion #liria e medias #media #Mediat #Organizata #Organizatat #OSBE

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias
  • Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues
  • “Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës
  • “Revolucion!”/ Pas marshimit në rrugët e Tiranës, mbyllet protesta e 50, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias
Nga të njëjtat tag-e
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias
  • Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues
  • “Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës
  • “Revolucion!”/ Pas marshimit në rrugët e Tiranës, mbyllet protesta e 50, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!
  • “News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, qytetari thirrje Ramës: Mos i bëj presion medias
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave”/ Këlliçi: Maskat ranë, në raportime nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter 22 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO) 15 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel 15 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Sociale 19 vite burg, familja s’ia hap derën nga frika e gjakmarrjes! Vrasja që e përndjek 63-vjeçarin, i vetëm në malet e Pukës 14 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 50-të e protestave/ Ish-deputeti Maliqi: Kanë nisur dorëheqjet në administratë, ka përçarje edhe në PS. Lëvizja e Spiropalit… 12 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”/ Këlliçi: I urdhëruar nga Rama për të goditur News24, që transmeton protestën nga dita e parë. Ndërkombëtarët të reagojnë 10 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

Gjatë protestës së 50-të në sheshin para Kryeministrisë, një prej protestuesve foli mbi sulmin arbitrar të Tatimeve ndaj…

• 5 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese…

• 6 orë më parë • 13 min lexim
Politikë

“Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës

Deputeti Luciano Boçi ka reaguar lidhur me aksionin e Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, duke e cilësuar atë një…

• 7 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by