Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal! PD kallëzon Ramën në SPAK për “ALBANIAN FILES”
Politikë

Shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal! PD kallëzon Ramën në SPAK për “ALBANIAN FILES”

• 14 Korrik, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, lidhur me aferën “ALBANIAN FILES”.

Bashkëlidhur njoftimi i plotë i Grupit Parlamentar të PD.

“Nga përmbajtja e këtij libri, zbardhet skema se si shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (në vijim «KKT»), përzgjidhte studiot ndërkombëtare të artitekturës, i kontaktonin, takonin dhe më pas krijonin lidhjet me investitorë apo ndërtues shqiptarë. Këta të fundit paguanin shuma të larta për projektimin dhe më pas përfitonin leje ndërtimi për ndërtimin e pallateve, kullave, hoteleve apo resorteve në Tiranë dhe zonat bregdetare të vendit”, thuhet në kallëzim.

PD thekson se :Nga ana tjetër, është minimalisht e provuar se shtetasi Edi Rama ka kërkuar një përfitim të parregullt në vlera shumë të larta për arkitektët dhe studiot ndërkombëtare të arkitekturës nga biznesmenët, sipërmarrësit, investitorët apo ndërtuesit shqiptarë (kërkimi i përfitimit për persona të tjerë), duke i kushtëzuar me miratimin e kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi (për të kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij), duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Read more:Kukës/ Zbulohet parcelë me kanabis, në kërkim babë e bir, procedohen bashkëshortja dhe kryeplaku i fshatit (VIDEO)

Së fundmi, siç është provuar edhe nga hetimet penale të Prokurorisë së Posaçme, këto ndërtime shumëkatëshe shërbenin si një skemë pastrimi të të ardhurave që gjeneroheshin nga veprimet e paligjshme, kryesisht në formën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në këtë kuptim, biznesmenët e përfshirë ishin të interesuar për të përfituar leje ndërtimi, duke paguar edhe tarifa shumë të larta, me qëllim që të investonin të ardhurat e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta në ekonomi të ligjshme, me qëllim final pastrimin e produkteve të veprës penale. Kjo skemë pastrimi parash është mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë aktive nga shtetasi Edi Rama, duke shfrytëzuar funksionin e tij si Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërma “dh”, e Kodit Penal, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 248, 260, 287, 333/a dhe 25 të Kodit Penal.

Njoftimi për shtyp:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, lidhur me aferën “ALBANIAN FILES”.

Në kallëzimin penal të dorëzuar tashmë në SPAK, analizohet ndër të tjera se:

Read more:Revolta e 42-të kundër qeverisë/ “Shteti s’ka Pet Scan, Rama ka 4.2 mln euro për koncertin”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit: Rilindja 2.0? Llogaridhënia 0.0! Jep dorëheqjen (FOTO)

Në Qershor 2026, shtëpia botuese «Lars Muller Publishers», publikoi librin «The Albanian Files – Freedom and Architecture» (përkthimi në shqip «Dosjet shqiptare – Liri dhe Artitekturrë», me redaktimin e shkrimtarit Anneke Abhelakh dhe parathënie të shtetasit Edi Rama, me detyrë Kryeministër i Shqipërisë. Libri përmban rreth 520 projekte të hartuara nga studio ndërkombëtare të artitekturës në Shqipëri, duke filluar nga mesi i viteve 2000, kur shtetasi Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë Tiranë. Megjithatë, numri i këtyre projekteve u rrit në sasi dhe volume ndërtimi pas vitit 2020, kur shtetasi Edi Rama ishte në mandatin e tij të dytë si Kryeministër i Shqipërisë.

Nga përmbajtja e këtij libri, zbardhet skema se si shtetasi Edi Rama, me detyrë Kryeministër/Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (në vijim «KKT»), përzgjidhte studiot ndërkombëtare të artitekturës, i kontaktonin, takonin dhe më pas krijonin lidhjet me investitorë apo ndërtues shqiptarë. Këta të fundit paguanin shuma të larta për projektimin dhe më pas përfitonin leje ndërtimi për ndërtimin e pallateve, kullave, hoteleve apo resorteve në Tiranë dhe zonat bregdetare të vendit.

Në kallëzim përmenden disa raste dhe projekte konkrete. Për ta ilustruar këtë veprimtari të paligjshme, me indicie të forta për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, po paraqesim disa raste që ofron vetë libri.

Read more:Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar!

Konkretisht, në datën 01.05.2024, ora 22:00, artitekti Sam Chermayeff, me shtetësi amerikane, administrator i një studio artitekture me seli në Berlin dhe Nju Jork, mori një telefonatë nga kolegu i tij, Pablo Bofill, duke e njoftuar se «Edi do të të telefonojë». Më pas, ai tregon se mori një telefonatë nga shtetasja Adelajda Roka, drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, gjatë të cilës iu kërkua realizimi i dy projekteve në Tiranë, njëri prej 30 mijë metrash katrorë dhe tjetri prej 15 mijë metrash katrorë.

Disa javë më vonë, arkitekti Sam Chermayeff udhëtoi drejt Shqipërisë, ku u prit në pistën e avionit dhe u dërgua në një vilë private për t’u takuar me një grup të vogël prej tre biznesmenësh, të cilët sipas rrëfimit të tij, udhëtonin me makina luksoze dhe mbanin aksesorë të shtrenjtë (ora dhe byzylykë floriri të markave «Richard Mille», «Cartier»). Gjatë vizitës së zhvilluar në kantierin ku do të ndërtohej kulla 44 katëshe e lartë, atij iu tha se kishte dorë të lirë që të bënte çfarë të donte.

Në 31 Korrik 2024, KKT miratoi lejen e zhvillimit për projektin «Sun Moon Star», kullë 44 katëshe, e projektuar nga arkitekti Sam Chermayeff, në Rr. Asim Vokshi, pranë Bulevardit të Ri. Projekti përfshin struktura banimi dhe hotelerie, me investitor dhe zhvillues shoqërinë «Al-Point», në pronësi të Aleksandër Vasili, njëri prej tre biznesmenëve që takoi arkitekti gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ky është një prej rasteve që provon mënyrën si funksionon skema e ndërtuar korruptive nga Kryeministri Edi Rama.

Read more:“Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Rastet e përmendura në «Albanian Files» provojnë se zhvillimi i sektorit të ndërtimit në Tiranë, veçanërisht ndërtimi i kullave të larta, nuk ndiqte procedurën normale, ku një investitor paraqiste dokumentacionin teknik dhe ligjor për ndërtimin e një vepre pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, dhe në përfundim të procedurës administrative, çështja i kalonte Këshillit Kombëtar të Territorit për vendimmarrje. Në fakt, ishin shtetasit Edi Rama, Kryetar i KKT-së, i cili identifikonte, kontaktonte dhe takonte studiot e arkitekturës, të cilët më pas i lidhnin me investitorë apo biznemenë shqiptar për të vijuar procedurat e projektimit dhe marrjes së lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit. Arkitektët dhe studiot ndërkombëtare që u imponoheshin investitorëve shqiptarë, kishin tarifa shumë të larta, deri në 10-fishin e çmimeve të tregut, çka sillte më pas rritje të kostove, e për rrjedhojë rritje të çmimeve të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit. Nëse çmimet mesatare të projektimit variojnë nga 7-10 euro për m2, arkitektët e huaj faturojnë 60 euro/m2, duke arritur kështu në kosto projektimi nga 300 mijë deri në 2 milionë euro. Megjithatë, kjo shihet si një mënyrë e sigurtë për të përfituar lejen e zhvillimit apo ndërtimit nga AZHT-ja dhe KKT-ja.

Me interes të veçantë në përmbajtje të këtij libri, janë edhe dy projekte, të cilat janë parashikuar të ndërtohen në zona të mbrojtura përpara se të miratohej Ligji Nr. 21/2024 «Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 «Për Zonat e Mbrojtura»». Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm se porositësit e këtyre projekteve, të cilët kanë paguar tarifa të larta për projektimin, kishin dijeni dhe garanci se ligji për zonat e mbrojtura do të ndryshonte, duke iu mundësua pikërisht ndërtimi në këto zona. Në këtë rast, është e qartë se garanci të tilla nuk mund të jepeshin nga askush tjetër, përveçse nga shtetasi Edi Rama, duke qenë njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste (partia, që ka shumicën parlamentare) dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (institucioni që miraton lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit në këto zona). Ky i fundit është po ashtu autori i parathënies së këtij libri, çka përbën provë të plotë të dijenisë mbi përmbajtjen e tij.

Nga të dhënat e përftuara nga libri “Albanian Files – Freedom and Architecture”, rezulton se shtetasi Edi Rama, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë publikë, biznesmenë dhe arkitektë kishin krijuar një strukturë të mirëfilltë kriminale, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, i cili fillimisht identifikonte arkitektë apo studio arkitekturore ndërkombëtare, të cilët më pas i kontaktonin dhe takonin, duke i lidhur me biznesmenë shqiptarë, për të përgatitur projekte ndërtimi në Tiranë apo zonat bregdetare, përkundrejt tarifave shumë të larta. Kjo mënyrë operimi ishte kusht për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, ku shtetasit Rama dhe Roka kishin rol vendimtar, duke qenë në detyrat e Kryetarit të KKT-së dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AZHT-të.

Read more:Bardhi reagon për ndalimin e deputetëve shqiptarë të RMV në kufi: Veprime të tilla janë të papranueshme

Duke vepruar kështu, shtetasi Edi Rama ka kryer veprimtari në kundërshtim me Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, dhe VKM-në Nr. 508/2015 “Për Miratimin e Rregullores së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit”, i ndryshuar, pasi është e qartë se detyra e tyre nuk konsisonte në gjetjen e arkitektëve, kontaktimin, takimin dhe krijimin e lidhjeve të tyre me biznemenë shqiptarë, por pas paraqitjes së kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi apo leje ndërtimi, AZHT-ja duhet të kryente verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, ndërsa KKTU duhet të vendoste miratimin ose jo të kërkesave. Në këtë kuptim, është e qartë se shtetasi Edi Rama ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke sjellë përfitime të padrejta për arkitektët dhe biznesmenët e përfshirë në këtë skemë, duke dëmtuar kështu interesat e ligjshme të shtetit dhe shtetasve, duke kështu në kushtet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, është minimalisht e provuar se shtetasi Edi Rama ka kërkuar një përfitim të parregullt në vlera shumë të larta për arkitektët dhe studiot ndërkombëtare të arkitekturës nga biznesmenët, sipërmarrësit, investitorët apo ndërtuesit shqiptarë (kërkimi i përfitimit për persona të tjerë), duke i kushtëzuar me miratimin e kërkesave për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi (për të kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij), duke qenë kështu në kushtet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Lexo edhe
Politikë

Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro

Politikë

“Ik, merru me Oerdin”/ “Përplasen” te “Ligjet” socialistët Gjiknuri dhe Manja: Muhabet leshi! Do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Tags: #Banimi #Berlin #Detyrë #Edi Rama #Ekonomi #euro #gazment bardhi #korrupsion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro
  • “Ik, merru me Oerdin”/ “Përplasen” te “Ligjet” socialistët Gjiknuri dhe Manja: Muhabet leshi! Do ma japësh fjalën apo të iki fare?
  • Ilirjana Kuçana: Noka të ndjekë shembullin e Palokës! Të heqë dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së
  • “Ripërtëritja të mos kthehet në ripërtypje”/ Murrizi kritika Berishës para mbledhjes së PD: Nxirr emrat! Boll me eunukë që marrin urdhra me WhatsApp
  • “Nëse duam që ripërtëritja të mos kthehet në ripërtypje, të shohim realitetin” – Murrizi kritika ndaj Berishës para mbledhjes së PD: Nxiri emrat, mos na shit moshën si sukses! Boll me eunukë e minj politikë që marrin urdhra me WhatsApp
Nga të njëjtat tag-e
  • Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro
  • Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
  • “Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet”, Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI: Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik! Shqipëria nuk mban zgjedhje, por vetëm farsë
  • Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit
  • LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Dita e 44 e revoltës! Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 65 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës,…

• 8 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ik, merru me Oerdin”/ “Përplasen” te “Ligjet” socialistët Gjiknuri dhe Manja: Muhabet leshi! Do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate dhe tensione mes deputetëve socialistë, ndërsa diskutohej…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Ilirjana Kuçana: Noka të ndjekë shembullin e Palokës! Të heqë dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së

Anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by