Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
Sociale

Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë

• 14 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është shprehur se në Lezhë ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, krahasuar me vitin e kaluar.

Komentet Ndreu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se gjatë këtij viti në Lezhë dhe plazhin e Shëngjinit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj, krahas shqiptarëve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk e braktisin Shqipërinë.

“Kemi bërë një test në të gjitha njësitë akomoduese dhe jemi 15% më shumë sesa vitin që kaloi. Lezha po përjeton çdo vit një ngjitje dhe një stabilitet të konsoliduar. Numri më i lartë janë shqiptarët e Kosovës që nuk na lënë asnjëherë, por sivjet ka risi sepse ka edhe shtim të numrit të të huajve”, tha mes të tjerash Ndreu.

Read more:Pastrimi në Lezhë, debat për kamerat në Këshillin Bashkiak, PD: Cenojnë privatësinë! Ndreu: Janë vendosur për të parandaluar shkeljet

Më tej Ndreu theksoi se turistët e huaj që kanë zgjedhur sivjet bregdetin e Shëngjinit, janë kryesisht polakë, gjermanë, norvegjesë, por edhe italianë.

Sipas Ndreut, Lezha ka pastërti në nivele maksimale dhe menaxhim shumë të mirë të stacioneve të plazheve.

Read more:Temperaturat e larta/ Fluks i lartë automjetesh në aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit

“Ka shumë polakë, gjermanë e norvegjesë. Ka italianë, por edhe nga shtetet e tjera. Nëse shkon në Shëngjin ndihet një kontakt shumë më i shpeshtë me turistët e huaj, krahasuar me vitet e tjera. Lezha ka pastërtinë në nivelet maksimale. Sivjet kemi avancuar më tepër me oraret e pastrimit. Menaxhimi i stacioneve të plazhit është një menaxhim shumë i fortë, që këtë vit po e vëmë në sistem”, shtoi Ndreu.

Duke folur për plazhet publike dhe private, Ndreu theksoi se në Lezhë ka shumë hapësira publike falas për plazh, por shtoi se qytetarët pavarësisht kësaj, kryesisht zgjedhin plazhet private.

Read more:Protesta e 21-të kundër Ramës/ “Në Lezhë edhe pse jemi në 2026 s’ka rrugë, ujë dhe drita”.Protestuesi: Jep dorëheqjen, nuk përballojmë dot çmimin e naftës

“Ja shikoni zonat e plazheve publike. Nuk shkojnë aty. Duhet të shkojnë patjetër te zona hoteliere. 14% vetëm menaxhon Lezha Invest. E gjithë pjesa tjetër është bosh. Në qendër të Shëngjinit ka njësi hoteliere që e mbingarkojnë, por ka edhe raste që thonë kam shtëpinë këtu edhe plazhin publik duhet ta kisha këtu”, vijoi më tej Ndreu.

Kryebashkiaku i Lezhës deklaroi se gjatë këtij viti do të investohen 7 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së Shëngjinit dhe 19 milionë euro të tjera për dyfishimin e kapaciteteve në impiantin e ujërave të zeza.

Read more:Rider Legend Moto Festival në Korçë, mbi 60 grupe motoristësh dhe 3 mijë persona bëhen bashkë për paradën e motorëve

Duke folur për trafikur rrugor, Ndreu tha se nuk mendonte se zona e Lezhës ka problematika në këtë aspekt, por shtoi se pas 2 vitesh me përfundimin e aksit Milot-Balldrenin do jetë një tjetër histori.

“Me energjinë s’ka fare problem. Edhe me ujin, 90% e territorit është në rregull. Sivjet do investojmë 7 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së Shëngjinit dhe 19 milionë euro të tjera për dyfishimin e kapaciteteve në impiantin e ujërave të zeza. Shëngjini bën pjesë në 10 njësitë akomoduese më të shtrenjta. Dhe ato janë plotë. Unë nuk mendoj se zona e Lezhës është një problem i zgjidhur përsa i përket trafikut, por mendoj se pas 2 vitesh me Milot-Balldrenin do jetë një tjetër histori. Ne kemi kuruar disa arterie rrugore që hyjnë e dalin në Shëngjin”, tha Ndreu.

Lexo edhe
Sociale

Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)

Sociale

Spahiu viziton Onkohematologjinë Pediatrike në QSUT: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë

Tags: #Bregdeti shqiptar #euro #Hapesira #jetë #kontakt #Lezha #Lezhe #pjerin ndreu #Shëngjin #turiste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)
  • Spahiu viziton Onkohematologjinë Pediatrike në QSUT: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë
  • Bie prodhimi dhe çmimi i misrit në Fier, fermerët: Jemi me humbje, plehrat kimike janë shumë të shtrenjta
  • Të rinjtë varësi nga teknologjia, s’kuptojnë atë që lexojnë! Ekrane në moshë të vogël, logopedia: U bllokojnë të folurën
  • Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Më 21 dhe 22 shtator bllokohet qarkullimi, kufizimi nga ora 23:00-05:00! Trafiku devijohet në rrugët dytësore
Nga të njëjtat tag-e
  • Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)
  • Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial
  • “I marrin paratë nga xhepat tuaj dhe i çojnë te Kopshti Eden”/ Osman Stafa: Pensionistët marrin ilaçe me lekë borxh, ky është momenti i shqiptarëve
  • Këshilli i Bashkisë Mat pro bashkimit me Klosin, miraton me 14 vota reformën e re territoriale
  • Burg i ri në Tiranë! 3 aktualët nuk përmbushin kushtet! Kupi: Të shemben Mine Peza, Burreli, Rrogozhina dhe Lushnja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 433 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 8 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Luhatjet e motit vijojnë edhe të martën… kthjellimet e vranësirat shoqërohen me reshje shiu (VIDEO)

Ditën e martë vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të…

• 25 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Spahiu viziton Onkohematologjinë Pediatrike në QSUT: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin Pediatrik, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Bie prodhimi dhe çmimi i misrit në Fier, fermerët: Jemi me humbje, plehrat kimike janë shumë të shtrenjta

Fatmir Nako, fermer nga Libofsha e Fierit këtë vit mbolli 15 hektarë me misër dhe mori rreth 7…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by