Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen’”/ Tabaku: Duhet të gjejmë gabimet, reforma e re të jetë në shërbim të qytetarëve
Politikë

“Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen’”/ Tabaku: Duhet të gjejmë gabimet, reforma e re të jetë në shërbim të qytetarëve

• 15 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi që Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale të respektojë projektkalendarin e miratuar dhe të zhvillojë dëgjesën e parashikuar me Bashkinë e Tiranës, përpara se ekspertët dhe komisioni të paraqesin përfundimet e tyre.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Tabaku theksoi se diskutimi nuk lidhet thjesht me zgjatjen formale të mandatit, por me domosdoshmërinë që puna e komisionit të ndjekë etapat e përcaktuara dhe të prodhojë një analizë të mbështetur në fakte.

Sipas saj, nuk mund të hartohet një raport serioz mbi funksionimin e reformës së vitit 2014, ndërkohë që Bashkia e Tiranës, njësia vendore më e madhe në vend, nuk ka raportuar ende përpara komisionit.

“Nuk mund të flasim për përfundime kur bashkia më e madhe në vend nuk ka dhënë llogari. Ekspertët nuk mund të paraqesin gjetje pa dëgjuar më parë institucionin që administron rreth 1.3 milionë qytetarë dhe buxhetin më të madh vendor”, u shpreh Tabaku.

Ajo argumentoi se dëgjesa me Bashkinë e Tiranës është e nevojshme për të kuptuar nëse zgjerimi territorial ka sjellë shërbime më të mira, nëse qytetarët kanë përfituar dhe nëse burimet financiare janë përdorur në përputhje me nevojat e komuniteteve.

Tabaku përmendi mungesën e shkollave në zona si Astiri, Zall-Bastari dhe Zall-Herri, si dhe problematikat me trafikun, infrastrukturën, strehimin social dhe përdorimin e të ardhurave nga taksat vendore.

Read more:Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm: Të hetohet dhuna ndaj Niko Qarkajt! Policia të mbrojë qytetarin, jo pushtetin

“Ne duhet të dimë nëse taksa e arsimit i ka shërbyer komunitetit, si është menaxhuar zgjerimi i bashkisë dhe çfarë ka ndryshuar realisht në jetën e qytetarëve. Pa këto përgjigje, nuk kemi një analizë të plotë”, deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, ndërtimi i Unazës së Re nuk e ka zgjidhur problemin e trafikut, ndërsa dhënia e një numri të madh lejesh ndërtimi duhet të shoqërohet me transparencë mbi të ardhurat e krijuara, investimet në infrastrukturë dhe politikat e strehimit social.

Ajo paralajmëroi se anashkalimi i dëgjesave dhe përshpejtimi i etapave të punës rrezikon ta kthejë reformën nga një proces në shërbim të qytetarëve në një ushtrim politik dhe elektoral.

“Nëse doni një hartë politike, mund ta bëni, por mos e paraqisni si nevojë të shqiptarëve. Reforma duhet të përmirësojë shërbimet dhe të afrojë pushtetin vendor me qytetarin, jo t’u shërbejë llogarive partiake”, tha Tabaku.

Deputetja e PD kërkoi që komisioni të përfundojë fillimisht dëgjesat, të analizojë mangësitë e reformës ekzistuese dhe vetëm më pas të kalojë në hartimin e një modeli të ri administrativo-territorial.

Read more:Raporti i KLSH për vitin 2025, tetë ndjekje penale dhe probleme në menaxhimin e të ardhurave: 26.2 mld lekë dëm”

Ajo ngriti gjithashtu nevojën që diskutimi për ndarjen territoriale të lidhet me ndarjen rajonale të vendit dhe me procesin e integrimit europian.

“Duhet të respektojmë projektkalendarin, të zhvillojmë dëgjesën me Bashkinë e Tiranës dhe të kuptojmë ku ka gabuar reforma e mëparshme. Vetëm atëherë mund të ndërtojmë një reformë më të mirë, që u shërben qytetarëve dhe jo zyrave të partive”, përfundoi Tabaku.

Fjala e Tabakut.
Ekspertët tuaj duan të paraqesin gjetje, ndërkohë që bashkia më e madhe në vend nuk ka dhënë ende llogari. Doni të paraqisni një raport, por ne nuk dimë nëse pushteti vendor është dakord me këto përfundime, si e vlerëson reformën dhe cilat janë shqetësimet reale të qytetarëve.

Mendoj se duhet të zhvillojmë një analizë të plotë, e cila të vijë si rezultat i punës së këtij komisioni. Ne nuk dimë, për shembull, nëse taksa e arsimit në Tiranë i ka shërbyer komunitetit apo jo.

Sot kemi Astirin pa shkollë, Zall-Bastarin dhe Zall-Herrin pa shkolla të mjaftueshme. Pra, nuk dimë ku jemi dhe nuk dimë si ka funksionuar zgjerimi i Bashkisë së Tiranës, pa diskutuar më parë çështjet që lidhen drejtpërdrejt me problemet e qytetarëve, duke nisur nga infrastruktura dhe kushtet e jetesës.

Read more:Cilët janë zyrtarët e lartë që takuan në Aruba eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

Nëse duam të bëjmë diçka që u shërben qytetarëve, duhet të respektojmë një rregull pune dhe një logjikë të thjeshtë. Por, me sa duket, ju kërkoni të prodhoni një hartë politike. Këtë mund ta bëni, por mos e paraqisni si një nevojë të shqiptarëve.

Ne kemi tre elemente që, në mënyrë logjike, lidhen me njëri-tjetrin.

Nuk mund të flasim për një raport kur Bashkia e Tiranës nuk ka raportuar. Është ndërtuar Unaza e Re e Tiranës, por sot trafiku është kthyer në gangrenë.

Janë dhënë rreth një milion metra katrorë leje ndërtimi dhe ne nuk dimë çfarë ka ndodhur me banesat sociale apo me të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Sot, drejtuesja e komanduar e Bashkisë së Tiranës shmang raportimin, ndërsa ish-kryetari ndodhet pas hekurave. Megjithatë, ju vini këtu dhe mendoni se kjo fazë është ezauruar, ndërkohë që nuk kemi një raport dhe nuk dimë çfarë po ndodh me bashkinë më të madhe në vend.

Read more:“Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet”, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Përsëris edhe një herë kërkesën që ta marrim punën seriozisht. Të mos e bëjmë këtë për llogari elektorale apo thjesht për të kaluar radhën.

Çfarë kërkoni? Të sillni një ligj me porosi, përmes një harte që nuk u duhet shqiptarëve, që nuk përmirëson shërbimet dhe që nuk krijon lehtësi për qytetarët nga veriu në jug?

Do të ishte për të ardhur keq nëse ky komision do të dilte me një produkt të njëanshëm. Nuk ka kuptim të harxhojmë kaq shumë energji, kohë dhe para për të prodhuar një llogari politike apo, edhe më keq, një llogari partiake.

Prandaj besoj dhe shpresoj se duhet ta shtyjmë mandatin e komisionit dhe të kemi raportim nga një zyrtar që administron sot rreth 1.3 milionë shqiptarë dhe një buxhet shumë të madh.

Në fund, duhet të kuptojmë se ku kemi gabuar me reformën e mëparshme dhe si mund ta përmirësojmë atë, në mënyrë që t’u shërbejë realisht qytetarëve.

Read more:Revolta qytetare nga Tirana në Paris/ Media franceze: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Së fundmi, e ndoqa me interes diskutimin për reformën zgjedhore. Në këtë komision kemi diskutuar edhe për ndarjen rajonale të vendit, e cila do të ketë një proces dhe ndikim të madh.

A kemi një përgjigje në lidhje me rajonet? Sepse është detyrë e këtij komisioni që ta lidhë këtë reformë edhe politikisht me procesin e integrimit europian.

Duhet të jemi seriozë dhe të ngrihemi mbi llogaritë politike dhe elektorale. Duhet të sillemi si një komision parlamentar dhe jo si një zyrë partie.

Duhet të sillemi si deputetë të Parlamentit të Shqipërisë dhe jo si përfaqësues të llogarive partiake.

Lexo edhe
Politikë

“Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump

Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

Tags: #Detyrë #jetë #Jorida Tabaku #Komision #ndërtimi #Para #Produkt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump
  • “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet
  • Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë
  • Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së
  • Vajza e Mirush Kabashit futet në politikë/ Garon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Mbështes protestat në Shqipëri, qytetarët po ngrenë zërin!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump
  • Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së
  • “S’na duhen ‘koka turku’, por pasuritë e sekuestruara!”/ A do të rëndohet pozita e Ballukut? Artan Hoxha: Ka rrethana të tjera që Rama mbron Ballukun. Ja çfarë pritet të bëjë SPAK
  • Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë (VIDEO)
  • Malësi e Madhe/ Ra në një humnerë në fshatin Lëpushë, ndërron jetë 40-vjeçari
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’ 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga New Jersey për televizionin “News24”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta…

• 6 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar vijimësinë e protestës opozitare dhe ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare,…

• 6 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by