Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm: Të hetohet dhuna ndaj Niko Qarkajt! Policia të mbrojë qytetarin, jo pushtetin
Politikë

Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm: Të hetohet dhuna ndaj Niko Qarkajt! Policia të mbrojë qytetarin, jo pushtetin

• 4 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar pas denoncimit për shenja dhune ndaj Niko Qarkajt, një prej qytetarëve të arrestuar pas protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se Qarkaj ka deklaruar që në momentin e ndalimit se vuan nga epilepsia dhe se gjatë qëndrimit në qeli ka përjetuar kriza, për të cilat ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

Sipas deputetes demokrate, situata bëhet edhe më e rëndë pas konstatimit të avokatit të tij, i cili ka deklaruar se në trupin e të ndaluarit ka shenja të qarta dhune, të cilat nuk dyshohet se janë shkaktuar nga vetë ai, por nga një ndërhyrje e jashtme.

Read more:“Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri

“Që nga momenti kur një qytetar ndalohet, jeta, shëndeti, dinjiteti dhe integriteti i tij fizik janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit”, shprehet Tabaku.

Ajo kërkon që rasti të hetohet menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur, kush ka ushtruar dhunën dhe cilët persona kanë lejuar që ajo të ndodhë.

Tabaku është bashkuar gjithashtu me kërkesën e avokatit Serjani që Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit të verifikojnë rastin dhe të raportojnë në mënyrë të detajuar mbi trajtimin e Niko Qarkajt gjatë qëndrimit në paraburgim.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ 19 të arrestuarit në paraburgim, avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum

“Qelitë e paraburgimit nuk mund të kthehen në dhoma hetuesie të një regjimi të kaluar. Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me metodat e diktaturës. Nuk mund të kërkojë respekt jashtë, ndërsa shkel dinjitetin e qytetarëve brenda”, deklaron Tabaku.

Në cilësinë e drejtueses së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja e PD-së njofton se do të kërkojë urgjentisht zhvillimin e një dëgjese parlamentare me ministrin e Brendshëm.

Sipas saj, në këtë dëgjesë duhet të trajtohet jo vetëm rasti i Niko Qarkajt, por edhe denoncimet për përdorimin e përsëritur të dhunës ndaj protestuesve.

Read more:‘Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj’, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik

Tabaku nënvizon se protesta, fjala e lirë dhe bindja politike nuk mund të shndërrohen në arsye për frikësim apo keqtrajtim nga institucionet shtetërore.

“Policia duhet të mbrojë ligjin, jo pushtetin. Duhet të mbrojë qytetarin, jo ta dhunojë atë. Kushdo që ka ushtruar dhunë duhet të përgjigjet përpara ligjit”, përfundon reagimin deputetja demokrate.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet revolta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit

Politikë

VIDEO/ 34 ditë protestë në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet

Tags: #Avokati i popullit #Dhuna #Dhune #Jorida Tabaku #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #paraburgim #Policia #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet revolta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit
  • VIDEO/ 34 ditë protestë në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet
  • Aktivistët në qeli prej 24 orësh/ Protestuesit të vendosur, kërkojnë lirimin e të ndaluarve: Arrestoni Ramën dhe Ballukun, lironi qytetarët
  • Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, protestuesit me thirrje: Arrestoni Ramën, lironi protestuesit!
  • Revolta kundër qeverisë/ Studentët i bashkohen protestës para Kryeministrisë: Organizohuni të gjithë, kombi na thërret (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet revolta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit
  • VIDEO/ 34 ditë protestë në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet
  • VIDEO/ 95 ditë protestë, qytetarët vijojnë rezistencën, marshim në kryeqytet: Rama, jepe dorëheqjen! Poshtë patronazhistët
  • Protesta kundër Ramës/ “Nuk jeni vetëm”, qytetarët mbërrijnë të Blloku i Sigurisë, jehojnë thirrjet: Lironi çunat, lironi gocat
  • Protesta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen/ Krenar Ahmeti: Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 8 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet revolta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit

Përfundon protetsa e 95. Pas fjalimeve te Kryeministria, protesta kundër qeverisë, u zhvendos te Blloku i Sigurisë ku…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ 34 ditë protestë në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet

34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kanë vijuar…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Aktivistët në qeli prej 24 orësh/ Protestuesit të vendosur, kërkojnë lirimin e të ndaluarve: Arrestoni Ramën dhe Ballukun, lironi qytetarët

Protestuesit në marshimin e sotëm kanë ndaluar te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të arrestuar një…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by