Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së
Politikë

Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së

• 23 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa BE ka shprehur shqetësime dhe ka kërkuar rishikimin e ligjeve që lidhen me investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime në procedurat për administrimin, dhënien me qira dhe privatizimin e pronave shtetërore. Me dy vendime të miratuara së fundmi, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregulla të reja për pasuritë shtetërore që përdoren nga investitorët, përfshirë edhe ato që ndodhen në zona me përparësi për zhvillimin e turizmit apo në zona të mbrojtura mjedisore.

Sipas vendimeve të qeverisë, kur një pasuri shtetërore ndodhet në zona të mbrojtura ose në zona me përparësi zhvillimin e turizmit, propozimi për lidhjen e kontratës me tarifë simbolike 1 euro bëhet me bashkëpropozim mes institucionit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore dhe institucionit përgjegjës për administrimin e këtyre zonave.

Read more:Nga 150 familje në 70, vijon braktisja e fshatit Lusën në Kukës, shkak rruga e shkatërruar dhe mungesa e ujit të pijshëm

Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu kushtet për kalimin në procedurën e privatizimit të pronave të marra me qira ose enfiteozë nga investitorët.

Për kontratat që lidhen për pasuri me sipërfaqe trualli mbi 500 metra katrorë, nëse subjekti qiramarrës ose enfiteozëmarrës realizon investime mbi 150 % të vlerës së truallit, në përputhje me planin e biznesit dhe respekton kushtet e kontratës, atij i lind e drejta të njoftojë ministrinë përgjegjëse për ekonominë për hyrjen në procedurën e privatizimit, me të drejtë parablerjeje të objektit të kontratës.

Read more:“Pasi e shkatërroi Thethin, Rama u kthye në vendin e krimit”/ Protestuesi: Kjo frymë nuk ndalet, kërkojmë një Shqipëri të re. Më 23 korrik të gjithë para Parlamentit

Në rastet kur investimi i realizuar arrin mbi 750 % të vlerës së truallit, subjekti mund të kërkojë hyrjen në procedurën e privatizimit edhe pa u përmbushur afati trevjeçar i kontratës së qirasë ose enfiteozës. Kjo bëhet pasi të jetë verifikuar realizimi i investimit përmes një raporti vlerësimi nga ekspert vlerësues dhe auditues ligjor i pavarur dhe pasi të jenë respektuar kushtet e kontratës.

Me ndryshimet e miratuara, qeveria përcakton procedura të reja për dhënien me qira, përdorimin dhe privatizimin e pronave shtetërore nga subjektet që realizojnë investime.

Read more:“Integrimi nuk varet nga Edi Rama”/ Zotaj: Ka pasur mjaftueshëm kohë për reflektim, nesër të rrethojmë Parlamentin. Nuk ka kthim pas

Vendimet e reja të qeverisë vijnë në një kohë kur Bashkimi Europian ka kërkuar ndërhyrje në legjislacionin shqiptar për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Lexo edhe
Politikë

“Do t’u bashkohemi protestave në Tiranë”/ Poliçani “kryqëzon” Ramën, debate të forta për Territorialen, banorët dhe kryebashkiaku braktisën sallën

Politikë

“Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon detaje nga përplasja me kryeministrin për Territorialen

Tags: #Bashkimi Europian #euro #Investime #jetë #qeveria #qira #Raporti #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Do t’u bashkohemi protestave në Tiranë”/ Poliçani “kryqëzon” Ramën, debate të forta për Territorialen, banorët dhe kryebashkiaku braktisën sallën
  • “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon detaje nga përplasja me kryeministrin për Territorialen
  • “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet?
  • “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!
  • Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
Nga të njëjtat tag-e
  • Xhenifer Gjoni, e reja që po i jep jetë turizmit në Koman: E lumtur që babai na riktheu nga emigrimi! Jam një ndër fitueset e ‘Paketës së Maleve’
  • “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!
  • I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
  • Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 9 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Do t’u bashkohemi protestave në Tiranë”/ Poliçani “kryqëzon” Ramën, debate të forta për Territorialen, banorët dhe kryebashkiaku braktisën sallën

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me takimi e kryeministrit Rama me qytetarët në Berat u shoqërua…

• 29 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon detaje nga përplasja me kryeministrin për Territorialen

Aktorja Egla Ceno ka rrëfyer detaje nga përplasja e saj me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi për…

• 29 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka “nxjerrë zbuluar” ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Në një video të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by