Ka nisur përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Kryetari i Tiranës ka mbërritur në gjykatë, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve.
Avokati Plarent Ndreca ka nisur me leximin e qëndrimit në lidhje me kërkesën e shoqatës Asociacioni për Media e Drejtësi për të qenë palë në gjykim dhe është shprehur se duhet pranuar.
Qëndrimin e shprehu edhe Veliaj duke shtuar se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të institucionit.
Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhet drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.
Avokati i Ols Dados:Kemi një akt administrativ individual, provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëhirrje që Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen e cila ndodhej në fazën parapake. Në kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore.
Gjykata: Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim.
Ndërkohë një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në sallë pasi është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e Veliajt. Rezulton që zonja nuk ka as licencë avokatie. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente.
Veliaj: Kemi dy elementë kryesorë, KLP nuk vjen dhe po ashtu gënjen. Kemi dhe rastin e ILD-së. Ku e adresoj unë faktin qe prokurori është ndërtues në bashkinë e Tiranës kur ai thotë që kafazi është si hotel me 5 yje ku duhet ta adresoj unë këtë shqetësim.
Gjykata: ILD merr vendime dhe masa për magjistratët që kryejnë shkelje të ligjit gjatë kohës që ushtrojnë detyrën. Vendimet e konfliktet e interesit që ti ke pasur me prokurorin, godet veprimtarinë e tij në ILD. Nëse nga ILD nuk keni vendim duhet ta godisni vendimin e tyre në Këshill nëse nuk jeni dakord me vendimin e Këshillit, vendimarrja goditet në Gjykatën Administrative të Apelit.
Ndreca: Ne kërkojmë që ju si gjykatë t’i drejtoheni KLP me kërkesë për vendimin.
Gjykata rrëzoi kërkesën për t’iu drejtuar KLP për pjesën e urdhrit për të marrë vendim.
Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror. Seanca u ndërpre për 20 minuta për të shqyrtuar kërkesën dhe në rinisje, është i pranishëm edhe vetë ish-prokurori. Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me shkarkimin e tij, duke u shprehur “jam hequr unë që i është hapur vendi Ols Dados”, teksa më pas thotë se ai po ekspozon “skemën e kundraligjshme të emërimit e shkarkimit të prokurorëve.”
Read more:Gjyqi me Ols Dadon/ Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim duhej të hapej një vend dhe të emrohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dado. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.
Kryebashkiaku Veliaj kërkoi që të legjitimohet kërkesa e ish-prokurorit Deda pasi sipas tij, ka shqetësim real për “rrëmbimin” e kryebashkiakut të Tiranës. Avokati i Dados thotë se emërimi është bërë një vit përpara shkarkimit të Dedës, ndaj kërkon rrëzimin.
Kryetari i Tiranës shprehet se Dado sillet si bandit dhe nuk e ka mbaruar Magjistraturën.
Veliaj: Për çdo qytetar të bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet.
Read more:Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë
Gjykata pyet Tom Dedën nëse ke bërë kallëzim për këtë fakt.
Deda: Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funkionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm. Gjykata e Lartë e dha vendimin në 2011 dhe ajo gjente justifikime se nuk kam vend në organikë. Ajo duhet të hiqte dikë për të marrë një tjetër në pune. Unë të dhënat i kam marrë nga shtypi për Ols Dadon dhe jam duke bërë një kallëzim prej 40 faqesh.
Avokati Erarb Almadhi: Akti i emërimit të Ols Dados është një vit përpara se të shkarkohej pala kërkuese. Një vit pas emërimi të Ols Dados është shkarkuar zotëria. Të mos pranohet padia dhe të orientojë palët për padi të reja.
Presidenca: Subjekti nuk ka asnjë lloj interesi për të marrë pjesë në këtë gjykim.
Ndreca: Ne u qëndrojmë argumentave dhe padia i ka plotësuar kërkesat formale për t’u legjitimuar.
Veliaj: Nëse Dado do kishte sjellë dëftesat e Magjistraturës, do e kishim mbaruar këtë histori. Ai nuk ka mbaruar magjistraturën dhe ai nuk duhet të jetë prokuror. Ai ka veshur kostumin e prokurorit dhe sillet si bandit që rrëmben qytetarët.
Read more:Skënder Minxhozi: Drejtësia me pesë yje po i ngjan frikshëm asaj të vjetrës
Mbrojtja e Dados: Nuk ka asnjë fakt, s’ka asnjë pasojë, Veliaj nëse ka pretendime për prokurorin, t’i paraqesë në GJKKO, nëse do të legjitimohej kërkesa e Veliajt atëherë do të kthehej në precedent për rastet e tjera dhe do rrëzoheshin institucionet dhe do çonte në anarki në institucione.
Gjykata do të japë vendimin pas pak.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë…
Lajm në përditësim….
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Gjyqi në Administrative/ Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë kundër Dados: U shkarkova nga detyra që të emërohej ai, përkon koha! Veliaj: Të legjitimohet
Ish-prokurori Tom Deda ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Administrative për t’u bërë pjesë e procesit si palë e tretë. Pas një tërheqjeje prej 20 minutash të trupës gjykuese për të shqyrtuar kërkesën, seanca rinisi dhe ish-prokurori hyri në sallë.
Në pretendimet e tij, Deda thotë se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore.
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.
Veliaj: Për çdo qytetar si bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet.
Gjyqi kundër Dados në Administrative, një grua kërkon të përfaqësojë Veliajn! S’ka licencë avokatie, palët: Nuk e njohim

Në sallën e Administratives është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e kryebashkiakut Veliaj. Rezulton që zonja nuk ka as licencë avokatie. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente.
Gjyqi kundër Dados, kryebashkiaku Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative
I shoqëruar nga Policia e Burgjeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën kundër prokurorit Ols Dado. Në dorë, shihet që edhe këtë herë mban një libër.




