Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë
Kronikë

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

• 30 Korrik, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të hetimeve.

Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.

Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.

Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri.

16 zyrtarë të hetuar në 7 muaj
Kryetarë ose ish-kryetar bashkie 5
Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore 5
Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë 3
Ministra ose ish-ministra 2
Deputetë 1

Pasuritë e sekuestruara në 7 muaj
Prona të paluajtshme (tokë, truall, pyje) Mbi 150,000 m²
Vila, apartamente dhe hotele Mbi 60
Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre Mbi 10
Llogari bankare Mbi 620
Automjete dhe mjete lundruese Rreth 100

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:31

Pse zgjatën hetimet për inceneratorin e Tiranës? Ja si përgjigjet Klodian Braho

1785411131_klodianbraho.jpg

Gazetarët e pyetën kreun e SPAK, Klodian Braho edhe përse kanë zgjatur aq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

Pse po zgjasin kaq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës?

Klodian Braho: Ne kemi dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh të pandehur. Janë 4 ose 5 çështje që tashmë ndodhen në gjykim. Nuk e mohojmë këtë fakt. Mund të ketë pretendime të ndryshme nga kallëzuesit, por ende ekziston një fraksion i çështjes që është në fazë hetimi dhe që kërkon kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Zbatimi i kontratës është kompleks dhe, pikërisht në këtë kuadër, janë kryer dhe po vijojnë të kryhen veprime hetimore.

Ora 13:24

Masakra e 21 janarit/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

1785410709_21janari.jpg

Kreu i SPAK, Klodian Braho jep detaje edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit dhe atë të Gërdecit. Braho thotë se SPAK është në pritje të ekspertizës nga SHBA, për audio-kasetën me komunikimet në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011, ku dëgjohet të jepet edhe urdhri për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Sa i takon

Në çfarë faze ndodhen hetimet për 21 Janarin?

Klodian Braho:Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Read more:Siguria fizike e personelit të SPAK, Braho: Kemi kërkuar masa shtesë sigurie për disa prokurorë

Në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci”? A ka persona konkretë nën hetim?

Klodian Braho:Po, është një çështje që vijon të jetë nën hetim. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk kam diçka tjetër për të ndarë në këtë moment. Janë kryer veprime hetimore brenda Shqipërisë, si edhe përmes letërporosive të ndryshme. Çështja vazhdon të trajtohet dhe hetimet janë ende në zhvillim.

Ora 13:17

Zvërneci? Klodian Braho: Është çështje në hetim, kemi një fakt penal për tjetërsim pronash

1785410319_klodianbraho.jpeg

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Zvërnecit. Brahjo tha se është një çështje në hetim dhe kanë një fakt penal për tjetërsim pronash.

“Është nën hetim, kemi fakt penal që ka të bëjë dhe me mënyrën e sipërfaqe prone. Proces bë vazhdim, nuk kam më shumë, ka një vendim gjykate për kërkesën tonë. Se kush person është tek fakti, është pjesë hetimi”, tha Braho.

Ora 13:12

Vodhi dokumentin sekret me SHBA, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Braho: Po verifikohet

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka konfirmuar se Agron Shehaj është kallëzuar në SPAK pasi vodhi dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA nga Kuvendi dhe iku me vrap. Grupi i PS kishte paralajmëruar kallëzim në SPAK. Në takimin me gazetarët, Braho tha se kallëzimi po verifikohet.

Read more:Fotolajm-“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën ka menjëherë ndalim”/ Protestuesit dhjetra pankarta ironike: Të korruptuarit në liri, protestuesit në polici

Ora 13:09

Arrestimet nga BKH, Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

1782987567_bkh.jpg

Sa i takon arrestimeve vetëm me BKH-në, kreu i SPAK Klodian Braho tha në takimin me gazetarët se në asnjë rast synimi i SPAK nuk është të zëvendësojnë Policinë e Shtetit. Ai theksoi se qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale.

“Ligji nuk e kushtëzon që arrestimet të kryhen vetëm nga BKH-ja. Megjithatë, BKH-ja ka nevojë të plotësohet me disa funksione që aktualisht i mungojnë, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë teknik. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë Policinë e Shtetit. Qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale, me pavarësi të plotë në veprimtarinë e tij. Sërish, ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit dhe nuk mund të funksionojmë pa bashkëpunimin me të”, tha Klodian Braho.

Ora 12:59

‘Albanian File’, kreu i SPAK, Klodian Braho: Janë bërë 2 kallëzime, po verifikohen

1784114020_klodianbrahokomisionipernismatqytetare.png

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Albanian Files. Braho tha se “janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”

Ora 12:53

U kap teksa fluturonte mbi centralin bërthamor, Braho: Kemi kërkuar sekuestron e 2 avionëve dhe të e çdo pasurie të Ermal Beqirajt në Francë

1785272650_ermalbeqiraj.png

Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e 2 avionëve dhe çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.

Read more:Konkursi i parë dhe ndoshta i fundit për 6 drejtuesit e departamenteve të Policisë së Shtetit, mbyllen aplikimet me vetëm 9 kandidatët në garë

A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?

Klodian Braho:Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera.

Ora 12:52

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kërkesë e re për arrest? Do varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi

1781075296_belindaballuku.jpg

Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të çështjes.

Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.

Kontrollet për çështjen Balluku, konkretisht për çfarë po kryhen? A do t’i drejtoheni sërish Parlamentit me një kërkesë të re?

Read more:“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Klodian Braho: Kjo është një çështje nën hetim dhe siç e dini nuk mund të jap informacion. Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 2 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim. Do të vijë momenti kur ato të përfundojnë dhe atëherë do të jemi më të plotë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Janë kryer dhe po kryhen shumë veprime hetimore. Bëhet fjalë për një dosje të ngjeshur.

SPAK ka qenë i qartë për atë çfarë ka kërkuar dhe arsyet pse e ka kërkuar. U mor një vendim, sigurisht jo ai që ne kërkuam. Mund të mos jemi dakord me të, por vendimi është detyrues për ne.

Megjithatë, hetimet kanë vazhduar, madje kanë ecur edhe më tej. Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit.

Braho tha se “imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet.”

Lexo edhe
Kronikë

EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

Kronikë

Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)

Tags: #agron shehaj #apartamente #Asetet #Automjete #belinda balluku #BKH #euro #klodian braho #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)
  • Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)
  • 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie
  • Gazetari Elton Qyno denoncon se u godit me celular, shpallet në kërkim bashkëshortja e Florenc Çapjas
  • Thyen masën ‘arrest në shtëpi’ dhe vjedh një makinë, arrestohet 43 vjeçari në Fier, shpallet në kërkim personi që e ndihmoi, edhe ai në shkelje të masës së sigurisë (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive
  • Lisandër Hoxha: News24 sulmohet sepse pasqyron hallet e qytetarëve, dosja Balluku, “Kutia e Pandorës” së politikës
  • EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)
  • Banorët e Qafë Gjashtës 3 muaj pa ujë, mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë dështon për mungesë të grupit të PD, reagimet: Na gënjejnë e na përcjellin!
  • “Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 16 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 10 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

Belinda Balluku paracaktoi fatin e të të gjithë tenderave të Unazës së Madhe në Tiranë. Ky është verdikti…

• 3 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)

Familja e Polo Shkrepës, 53 vjeç, nga fshati Rusan i Delvinës, ka denoncuar se ka humbur kontaktet me…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie

Para SPAK-ut, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se toka që klienti i tij Artur Shehu i ka shitur dy…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by