Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, meshë në ish-burgun e diktaturës ku vuajti për 12 vite! Letra e Papa Leone: Shumë njerëz mbartën kryqin e rëndë të padrejtësisë (VIDEO)
Sociale

Kardinal Ernest Simoni rikthehet në Spaç, meshë në ish-burgun e diktaturës ku vuajti për 12 vite! Letra e Papa Leone: Shumë njerëz mbartën kryqin e rëndë të padrejtësisë (VIDEO)

• 1 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-burgu i Spaçit në Mirditë u kthye të premten në një vend pelegrinazhi dhe kujtese. Pas dekadash, në vendin ku vuajti 12 vite burg gjatë regjimit komunist, u rikthye eminenca e tij Kardinal Ernest Simoni Troshani. Me të mbërritur atje, ai vizitoi ambientet ku ishte mbajtur i burgosur dhe u ndal pranë fotografive të ish-bashkëvuajtësve, duke kujtuar vitet e persekutimit dhe sakrificën e qindra të dënuarve politikë.

Më pas, Kardinali kremtoi Meshën e Shenjtë në oborrin e ish-burgut, në praninë e ish-të përndjekurve politikë, besimtarëve të shumtë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, dhe politikës. Në mesazhin e tij, ai rikujtoi momentin e arrestimit e dënimit si dhe u bëri thirrje shqiptarëve të jetojnë me besim, të jenë më pranë Zotit dhe ta duan njëri-tjetrin.

“Jeni bijtë e të madhit Zot, të duani njëri tjetrin, atdheun, me mbrojt të vërtetën. Falënderoj Zotin që na ka bashkuar, njerëzit që me admirim me kanë pritur”, thotë ai.

Read more:Revolta popullore në ditën e 62 kërkon dorëheqjen e Ramës! “Ilir Beqaj shpëton me 2 vite burg”, aktivistja: 10 arsyet pse protestojmë

Teksa e konsideruan Spaçin një simbol të qëndresës komuniste, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë, pushtetit vendor dhe dioqezës së Rrëshenit kërkuan më shumë vëmendje nga për ruajtjen e ish-burgut të Spaçit, i cili prej vitesh vijon të degradohet.

“Emocion i veçante që ndjekim meshë nga Kardinali Ernest Simoni. Këto ndërtesa kanë përjetuar gjak, tmerr dhe në fakt për komunistët ata duan të mos ekzistojnë. Thirrje për të gjithë ata që e duan jetë vend një vend pelegrinazhi, ta kthejnë vëmendjen dhe ta kthejnë në një muze historik për të gjithë vuajtjet që regjimi komunist i solli Shqipërisë”, tha Albert Mëlyshi.

Read more:Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare

“Thirrja ime është për qeverinë shqiptare. Ky sit nuk duhet të shkatërrohet. Po u shkatërrua brezat e rinj do të thonë s’ka ndodhur gjë. Kjo do ishte fatkeqësia më e madhe, sepse ajo që harrohet, përsëritet”, tha Dom Gjergj Meta.

Në shenjë mirënjohjeje për jetën e tij të përkushtuar dhe dëshminë e besimit përballë persekutimit, Kardinalit 98-vjeçar iu dorëzua një certifikatë mirënjohjeje dhe një dhuratë simbolike me emblemën e Spaçit. Në këtë ditë nuk mungoi as mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Leone XIV, i cili u lexua gjatë ceremonisë.

Në mesazhin e tij, Papa e cilësoi Spaçin një nga plagët më të dhimbshme të historisë shqiptare, por edhe një vend ku besimi dhe shpresa triumfuan mbi padrejtësinë. Ai theksoi se kujtesa e atyre që vuajtën dhe humbën jetën në këtë kamp duhet të mbetet e gjallë, si një thirrje për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, lirisë dhe paqes.

Read more:“Pas 14 muajsh kërkesa të refuzuara, takuam Veliajn”/ Avokati Brandon: Po asistojmë aplikimin në Strasburg, kthehemi sërish në shtator

Kremtimi në ish-burgun e Spaçit u mbyll me lutje për viktimat e diktaturës dhe me një apel që historia e këtij vendi të mos harrohet kurrë.

Letra e plotë e Pape Leone

Vëlla i nderuar,

me një mallëngjim të thellë bashkohem shpirtërisht me Eminencën Tuaj dhe me të gjithë ata që janë mbledhur në ish-kampin e burgimit të Spaçit, ku Ju ktheheni pas kaq vitesh për të kremtuar Eukaristinë, Sakrificën e Krishtit, e cila e shndërroi Kryqin nga shenjë vdekjeje në premtim jete.

Read more:PD denoncon Bashkinë e Tiranës: Qytetari pagoi detyrimin dy herë, kërkohet verifikim dhe rimbursim

Ai vend, i gdhendur në kujtesën e popullit shqiptar, mbetet një prej faqeve më të dhimbshme të historisë së tij. Spaçi ka qenë një vend ku shumë njerëz kanë mbartur kryqin e rëndë të padrejtësisë; gjaku i atyre që kanë vuajtur dhe kanë vdekur mes atyre maleve e ka ujitur atë tokë, duke e bërë një dëshmi të heshtur besnikërie, guximi e shprese. Sa shumë lutje do të jenë ngritur drejt Qiellit nga ai vend! Sa përgjërime janë pëshpëritur në zemër! Sa shumë njerëz, të shënuar nga mundimi dhe privimet, ia kanë besuar Zotit shpresën e tyre të fundit!

Memoria na e kujton se asnjë zinxhir nuk është aq i fortë sa të burgosë një ndërgjegje të ndriçuar nga Ungjilli, asnjë natë nuk është aq e gjatë sa të pengojë agimin që Zoti përgatit për bijtë e Vet dhe asnjë burg nuk është aq i thellë sa ta ndajë njeriun nga dashuria e Hyjit (krh. Rom 8,35-39).

Read more:“Kanë tentuar të na intimidojnë që të mos vijmë në shesh”/ Shqiptari nga diaspora: Rame, atdhedashuria është më e fortë se frika! Këtu deri në dorëheqjen tënde

Bashkohem në lutje për ata që kanë vuajtur dhe kanë vdekur në Spaç, që kujtimi i tyre të mbetet i gjallë dhe të jetë për brezat e rinj një thirrje e vazhdueshme për të respektuar dinjitetin e pacenueshëm të personit njerëzor, vlerën e lirisë dhe angazhimin për paqen.

Të gjithë të pranishmit ia besoj ndërmjetësimit të së Lumes Mari Virgjër, Nënës së Shpresës, dhe, duke ju siguruar se do t’ju kujtoj në lutje, i jap me gjithë zemër Eminencës Suaj dhe të gjithë pjesëmarrësve në kremtim Bekimin Apostolik të kërkuar.

Nga Vatikani, më 30 korrik 2026

LEONI PP. XIV

Lexo edhe
Sociale

Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)

Sociale

Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO)

Tags: #Arrestimit #Besim #Burg #burgu i spacit #Dashuria #ernest simoni #jetë #Papa Leoni i 14 #Spaç

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)
  • Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO)
  • Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi
  • Dy të rinj gjermanë humbin orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen pas disa orësh kërkime (VIDEO)
  • Vijon i nxehti përvëlues, sot priten temperatura deri në 39 gradë celsius (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
  • Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive, e lokalizoi prej javësh
  • “Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë për blerjen e avionëve zjarrfikës”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni. SPAK të hetojë
  • Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
  • Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 13 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 11 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Organizohet Panairi i Verës në Shëngjin, 12 kantina prezantojnë produktin e tyre (VIDEO)

Në pikun e sezonit turistik, në Shëngjin u organizua Panairi i Verës, një aktivitet që mblodhi 12 kantina…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Pickimet nga insektet gjatë sezonit veror! Mjeku në Berat: Rastet e rënda nga ‘vejusha e zezë’ dërgohen në Tiranë (VIDEO)

Spitali Rajonal i Beratit është në gatishmëri të plotë për të përballuar rastet e pickimeve dhe helmimeve që…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

Qindra besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Teqenë dhe Tyrben e Baba Jashar…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by