Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)
Kronikë

Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)

• 9 Gusht, 2026 • 14 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KRUJË– Flakët u futën në oborret e banesave, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë u evakuuan nga shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u përpinin gjithçka.

Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sot, gjithçka përreth banesave është shkrumbuar. Shtëpitë shpëtuan pa dëme, vetëm një magazinë biznesi u dogj, por gjithçka nëpër oborre është shkrumbuar, gjurmë që tregojnë sa pranë tyre kaloi rreziku.

Pas natës së frikshme, banorët e Krujës ka nisur të rikthehen në shtëpi. Ata tregojnë për Report Tv betejën me zjarret.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se çfarë ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti ynë e di. Dy djemtë i kam pasur mes flakësh. Nuk kam ecur dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, thotë një e moshuar.

Për disa orë, banorët panë zjarrin t’u vinte nga të gjitha anët. Mes tymit dhe kaosit, familjet nxorën fëmijët dhe u larguan, ndërsa disa që refuzuan të braktisnin banesat u evakuuan nga autoritetet.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Mami thoshte ‘nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda’. Dolëm, nxorëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz. Ka qenë një kaos i paparë. E gjithë lagjja u tmerrua”, tregon një banor.

Por kishte edhe nga ata që qëndruan përballë flakëve, për të mos lejuar që mundi i një jete të shkrumbohej. Kova me ujë dhe mjete rrethanore u bënë mburoja e fundit kur flakët arritën deri te tjegullat.

“Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. Vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, tregon një tjetër banor për Report Tv.

“Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobote uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla”, tha një tjetër.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)

Pamjet nga lart tregojnë qartë çfarë la pas zjarri. Sipërfaqe të tëra me bimësi janë djegur, ndërsa gjithçka rreth e rrotull banesave është shkrumbuar.

Flakët kërcënuan edhe Spitalin e Krujës. Zjarri u afrua rreth 50 metra pranë godinës, duke detyruar evakuimin e pacientëve drejt Tiranës. Në pesë lagje u ndërpre edhe energjia elektrike.

Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe banorët luftuan me flakët. Me zbardhjen e ditës (rreth orës 06:00), Kruja mori frymë disi. Dy helikopterë shuan zjarrin e nisur mbrëmë, ndërsa për momentin dyshohet për dy vatra të reja.

Për zjarrin në Krujë është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës.

Dy vatra zjarri aktive raportohen sërish në Mallakastër. Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës. Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:33

Shtëpia iu rrezikua nga flakët në Krujë, banori rrëfen momentet e tmerrit: Asgjë s’mora me vete kur u largova (VIDEO)

“Mendova se kur të kthehesha do të gjeja vetëm një tufë hi.” Kështu e përshkruan një banor i Krujës natën kur flakët rrethuan banesat dhe detyruan familjet të largoheshin me nxitim.

Në një prononcim për Report Tv, ai tregon se situata u bë dramatike sapo ra nata, ndërsa banorët u evakuuan mes frikës se zjarri do t’u shkrumbonte shtëpitë.

“Sa u bë natë e pamë rrezikun. S’kishte më helikopterë. Erdhën të gjithë këtu, policia dhe zjarrfikësja. U larguam nga shtëpia. E patëm shumë të vështirë. Mendova që kur të kthehem do të gjej një tufë hi, po falë Zotit nuk ka prekur asgjë në shtëpi. Ishte tmerr nga flakët. Asgjë s’mora me vete kur u largova”, thotë ai.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)

Banori falënderon zjarrfikësit për punën gjatë gjithë natës, por thotë se nuk ka ndërmend ta sigurojë pronën, pasi, sipas tij, nuk ka besim te mënyra si trajtohen dëmshpërblimet.

“Faleminderit shumë zjarrfikësve sepse kanë punuar gjithë natën. Nuk kemi sigurim të pronave dhe as nuk e kam ndërmend ta siguroj. Siguron një makinë, do dy vjet që të marrësh 300 mijë lekë. Kam shkuar shtatë herë në Tiranë për një pasqyrë. Nga 20 mijë lekë naftë çdo ditë, unë kam marrë 170 mijë lekë”, shprehet ai.

Ora 13:26

‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon 300 efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin dhe profesionalizmin

Pas normalizimit të situatës nga zjarri masiv që përfshiu Krujën, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka falënderuar efektivët e angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari shpreh mirënjohje në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama për rreth 300 punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët, së bashku me zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, morën pjesë në operacion.

Sipas ministrit, efektivët bënë të mundur evakuimin e banorëve në kushte të vështira, ndërsa në dispozicion të operacionit u vunë edhe forcat speciale, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë, autobotet dhe makinat ujëhedhëse të Policisë së Shtetit.

“Kruja sot është më e qetë dhe më krenare se mbase asnjëherë më parë për vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat me uniformë të cilët shërbyen me kurajë, përgjegjësi dhe empati përballë rrezikut kritik të zjarrit të favorizuar nga era e fortë. Respekt!“, shkruan Lamallari

Ora 11:31

Kruja pas ‘natës së ferrit’, PAMJET me DRON tregojnë ‘plagët’ që shkaktoi zjarri! (VIDEO)

Pamjet me dron që sjell Report Tv tregojnë përmasat e zjarrit që përfshiu Krujën. Sipërfaqe të tëra me pyje dhe bimësi janë shkrumbuar, ndërsa siç shihet në pamje gjithçka rreth e rrotull banesave është bërë shkrumb e hi.

Pamjet nga lart tregojnë qartë se sa pranë shtëpive avancoi zjarri. Banesat i shpëtuan flakëve, ndërsa përreth tyre kanë mbetur vetëm pemë të djegura, hi dhe tokë e shkrumbuar.

Read more:Inceneratori i Tiranës/ Rrethohet vila në Palasë, arrestohet Renardo Nallbani! Në kërkim prej dy vitesh

Zjarri u vu nën kontroll pas një beteje që vijoi gjatë gjithë natës. Ende nuk ka një bilanc të plotë të sipërfaqes së përfshirë nga flakët.

Ora 11:29

36 orë pa pushim në betejë me flakët, zjarrfikësi i Krujës për Report Tv: Në 11 vite punë, kurrë s’kam parë situatë kaq të vështirë (VIDEO)

Prej 36 orësh pa pushim, Klodjan Ndreu është në vijën e parë të betejës me flakët që rrethuan Krujën. Efektivi i repartit zjarrfikës të Krujës ishte një prej atyre që luftoi gjatë natës për të mos lejuar zjarrin të përpinte banesat.

“Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme për qytetin tonë. Jemi përpjekur me të gjitha forcat. Turnet jashtë shërbimit ishin në gatishmëri të plotë. Kemi bërë të pamundurën për të evituar çdo rrezik të mundshëm”, rrëfen ai.

Në 11 vite si zjarrfikës, thotë se nuk ishte përballur kurrë me një situatë të tillë në Krujë. Për orë të tëra, flakët avancuan drejt shtëpive, ndërsa efektivët luftuan për të shmangur atë që mund të kthehej në tragjedi.

“Në 11 vite, s’kam pasur kurrë situatë kaq të vështirë në qytetin e Krujës. Ishte situatë e papërballueshme. Ne bëmë të pamundurën për të evituar çdo fatkeqësi, për djegien e banesave. Shyqyr nuk pati dëme në njerëz dhe e kaluam me sukses”, thekson ai.

Ora 11:06

Beteja me flakët në Krujë, pamjet me dron termik! Nufi: Mbi 400 efektivë luftuan gjithë natën, asnjë banesë e djegur

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamje nga droni termik gjatë betejës me flakët në Krujë. Mbi 200 zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura punuan gjatë gjithë natës. Sipas Nufit, nuk ka të lënduar apo banesa të djegura, ndërsa është shkrumbuar vetëm magazina e një biznesi.

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht! Që prej orës 06:00 të mëngjesit, është vendosur plotësisht nën kontroll, falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave operacionale. Një pjesë e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Situata është krejtësisht e qetë dhe fatmirësisht një katastrofë e mundshme u parandalua falë angazhimit në terren të mbi 200 efektivëve zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura – të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.

Read more:Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë (VIDEO)

Pjesa më e madhe e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë. Vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri (magazinë e një biznesi). Fatmirësisht, nuk ka asnjë jetë të cenuar dhe asnjë banesë të djegur.

Falënderim dhe mirënjohje pa kufij për përshkushtimin dhe sakrificën e veçantë të secilit prej efektivëve të forcave operacionale që luftuan në mënyrë të paepur për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës”, shkruan Nufi.

Ora 09:40

‘Zjarri arriti te tjegullat e banesës’, banori në Krujë: Mbrojtëm shtëpitë me kova, tmerr i jashtëzakonshëm (VIDEO)

Një tjetër banor i Krujës rrëfen betejën për të shpëtuar banesën nga flakët, të cilat kishin arritur deri në çati. Ai tregon se luftuan me kova dhe mjete rrethanore për të mbrojtur dy shtëpi, ndërsa zjarrfikëset, sipas tij, mbërritën me vonesë.

“Një tmerr i jashtëzakonshëm. Nuk e kemi parë veten më ngushtë se këtë herë, flaka deri në kupë të qiellit. S’i bënim dot asgjë, vetëm me kova e mjete rrethanore kemi arritur të mbrojmë dy shtëpitë. Falë miqve që kemi pasur. Erdhën me vonesë, njëra ishte sipër, mbaroi ujti. Kur erdhi ajo ne e kishim shuar. Zjarrin e kishim ngjitur fare në banesë, deri sipër tjegullave. Brenda në shtëpi nuk kemi dëm”, thotë ai.

Ora 09:29

Zjarri shkrumbon magazinën e rezinit në Krujë, ja pasojat

Një magazinë rezini ka pësuar dëme nga zjarri që përpiu mbrëmjen e 8 gushtit Krujën.

Ora 09:21

Banorja e Krujës tregon betejën me zjarrin: Më shpëtuan fëmijët, më kapën dhe më çuan poshtë

Një tjetër banore e Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e përjetuara gjatë zjarrit, kur flakët rrethuan zonën dhe detyruan familjet të largoheshin nga banesat. Ajo tregon se dy djemtë e saj mbetën mes flakëve, ndërsa vetë nuk mundi të largohej për shkak të zjarrit.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se ca ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti jonë di. Kemi marrë fëmijët kemi iku tek goca. Dy djemtë i kam pas mes flakësh. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar. Helikopterët deri në darkë kanë qenë këtu. Nuk kam ec dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, tha banorja.

Ora 09:03

‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët! E gjithë lagjja po evakuohej (VIDEO)

Një banor i Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan të gjithë zonën. Ai tregon se familjarët dhe banorët u përpoqën të mbanin zjarrin nën kontroll me autobotë uji, ndërsa nxorën me shpejtësi fëmijët nga shtëpia. Sipas tij, situata u kthye në kaos teksa e gjithë lagjja po evakuohej dhe ekzistonte frika se flakët mund të përfshinin edhe një fasoneri.

Read more:“Korrupsioni nuk është zhdukur”/ Enno Bozdo: Me shkrirjen e bashkive shërbimet përgjysmohen! Rama ka hedhur hapa vetëm drejt pushtetit autokrat

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla. Mami thonte nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda,. Dolëm, nxorrëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz që e kemi mbajt zjarrin. Ato zjarrfikëset e mbajtën në kontroll deri nga ora 10. Iu afrua më pas shtëpisë, doli zjarri para. Morën magazinat e ujësjellësit. Ka qenë një kaos i paparë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. E gjithë lagjja po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikëses. E gjithë lagjja u tmerrua. Kishim frikë mos shpërthente një fasoneri”, tha ai.

Ora 08:51

Zjarri rrethoi banesat në Krujë, gjithçka rreth e rrotull e shkrumbuar! Pasojat që lanë pas flakët (VIDEO)

Këto janë pasojat që la pas zjarri në rrethoi Krujën mbrëmjen e 8 gushtit, duke vënë në rrezik banesa e biznese. Masive të tëra pyjesh janë shkrumbuar nga flakët të cilat u arritën të neutralizohen vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm.

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kishin rrethuar oborrin e banesave. Hiri vihet re rreth e rrotull tyre.

Ora 07:48

Mallakastra 6 ditë betejë me zjarret, ende 2 vatra aktive! Digjen masivet pyjore në 4 fshatra

Prej 6 ditësh Mallakastra vijon betejën me flakët. Vijon puna në terren për izolimin e dy vatrave të zjarrit që kanë përfshirë zonën e Mallakastrës së Egër. Ekipet po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i thepisur dhe era e fortë po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen.

Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët tashmë po avancojnë edhe në drejtim të Greshicës, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec, dy fshatra që ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin.

Të dyja vatrat janë përqendruar në kodrat e thepisura të zonës, të njohur si “Mallakastra e Egër”, ku kushtet atmosferike, veçanërisht era e fortë, favorizojnë përhapjen e flakëve.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave të banuara.

Lexo edhe
Kronikë

VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…

Kronikë

Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)

Tags: #Banesa #banore #Besfort Lamallari #Besim #Biznese #Biznesi #Durres #krujë #qemal berhami #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…
  • Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)
  • Kreu manovra të rrezikshme në aksin Fier-Lushnjë, shoferi gjobitet me 60 mijë lekë pas videos së publikuar në rrjet
  • Monopatinat e motorët elektrikë të ndaluar, nën hetim 19 drejtues në Tiranë! Në dy ditë, vendosen 530 gjoba në total
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas për vdekje me makinë vajzën 4-vjeçare gjatë një manovre në parkim
Nga të njëjtat tag-e
  •  Paniku dhe frika nga zjarret në Krujë/ “Kanë qëndruar gjithë natë duke luftuar”, banorët rikthehen pranë banesave, Aulon Kalaja: Shtëpitë u shpëtuan
  • VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…
  • Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)
  • Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)
  • “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 11 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Kronikë I apasionuar pas motorëve e sporteve, ky është 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mirditë! Prej 11 vitesh vuante humbjen e nënës 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…

Pamje dramatike nga beteja më flakët në Krujës, ku heronjtë zjarrfikës luftuan gjatë gjithë natës mes vatrave të…

• 15 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON)

KRUJË– Flakët u futën në oborret e banesave, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit.…

• 1 orë më parë • 14 min lexim
Kronikë

Kreu manovra të rrezikshme në aksin Fier-Lushnjë, shoferi gjobitet me 60 mijë lekë pas videos së publikuar në rrjet

Një drejtues automjeti është gjobitur me 60 mijë lekë pasi u shfaq në një video duke kryer manovra…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by