Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot…
Politikë

“Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot…

• 10 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 20
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej dy javësh nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me pretendimet e ngritura prej tij për një skemë të dyshuar financiare që, sipas tij, lidhet me persona pranë vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Në një status në Facebook, Këlliçi pretendon se pas kompanisë GLG Investment dhe një shtetasi venezuelian me mbiemrin Marquez fshihen persona të lidhur me Gert Hakën, të cilin ai e konsideron mik të ngushtë të Olsi Ramës.

Read more:Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion

Sipas Këlliçit, bëhet fjalë për një tokë në Gjirin e Lalzit, e cila, sipas tij, është blerë fillimisht për rreth 320 mijë euro dhe vetëm dy muaj më vonë është rivlerësuar në rreth 26 milionë euro.

Ai pretendon se kjo pasuri është përdorur më pas në një operacion që lidhet me transferimin e një licence kazinoje në ambientet e hotelit “Air Albania” në Tiranë.

Read more:‘Veprimtari armiqësore ndaj Shqipërisë’, Ministria e Brendshme shpall non grata 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Reagimi i plotë;

2 javë me akuzën e rëndë, Rama hesht, SPAK nuk bën asgjë dhe vijon pushimet!
Po bëhen 2 javë që Edi Rama është nën një akuzë të rëndë. Kemi njohur publikun dhe qytetarët me fakte dhe të dhëna që tregojnë se si, pas një kompanie fantazëm GLG Investiment dhe një venezueliani me mbiemrin Marquez, miqtë e ngushtë të Olsi Ramës kanë kryer në pak muaj disa operacione financiare që askush nuk do t’i realizonte dot.

Read more:Kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj? Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2

Gjendet një tokë në prill të vitit të shkuar në Gjirin e Lalzit me vlerën 320 mijë euro. Pas 2 muajsh, rivlerësohet 26 milionë euro. Dhe me këtë aset tanimë të çmuar, transferohet liçensa e kazinosë në zemër të Tiranës, tek Hoteli i “Air Albania”. Të gjitha këto veprime, një i panjohur, venezuelian, me mbimerin Marquez, i kryen në 5 muaj!!!
Të dhënat që kemi publikuar bëjnë të qartë se venezueliani është thjesht një prestanome i Gert Hakës, pra rrjedhimisht i Olsi Ramës. Gert Haka është njohje e vjetër e vëllait të Kryeministrit, kur ai jetonte në Miçigan. Olsi me mikun e tij të ngushtë shihen kudo bashkë prej 13 vitesh.

Teksa janë larguar 1 milionë vetë nga qeverisja e keqe, Olsi me mikun e tij janë të vetmit që janë kthyer e kanë gjetur parajsën në Shqipëri.
E gjitha kjo aferë, ka ndodhur me bekimin e disa institucioneve, si Agjencia e Lojërave të Fatit, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Autoriteti i Konkurencës, Hipoteka, Krimi Ekonomik, etj. Pra, marrja e një toke, rivlerësimi i saj për 2 muaj 80 herë më shumë, dhe përmes kësaj pasurie, marrja e kazinosë në zemër të Tiranës, e gjitha në 5 muaj, ka ndodhur me bekimin e Edi Ramës. Nuk ka askush tjetër në vend pushtetin për ta lehtësuar kaq shumë një operacion të tillë kaq të dyshimtë.
Prej 2 javësh, Edi Rama hesht, nuk bën asnjë shpjegim a transparencë për këtë akuzë të rëndë.

Read more:Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, rrezikohen banesat dhe varrezat! Vihet nën kontroll vatra në Palasë (VIDEO)

Këto fakte, dëshmojnë se si drejtohet qeveria dhe shteti sot, se çfarë përfitimesh burojnë për familjarët e Kryeministrit.
Por prej 2 javësh tanimë, me këtë skandal është njohur edhe SPAK, e cila nëse do të ishte prokurori dhe garante e zbatimit të ligjit, tanimë do të duhej të kishte nisur procedimin penal.
Edhe sa duhet të presim që të ketë një reagim ndaj abuzimit më të madh që ndokush ka bërë me pushtetin në historinë tonë?!

Lexo edhe
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Tags: #Edi Rama #euro #Facebook #Kompania #Krimi #krimi ekonomik #Operacion #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
Nga të njëjtat tag-e
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 2 lexime · 58 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 2 ditë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by