Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë
Kronikë

Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë

• 16 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

10 vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa 3 të tjera janë në monitorim, raporton Ministria e Mbrojtjes.

Parku Kombëtar i Lurës është një prej operacioneve më të mëdha, ku po ndihmojnë edhe 2 avionë Air Tractor për shuarjen e zjarrit që po djeg masivin pyjor me pishë të zezë e bredh. Hapja e korridoreve ka penguar përparimin e flakëve drejt banesave. Vijon edhe zjarri në Qafë Helmes.

Në Lufaj të Mirditës vijon puna për hapjen e korridoreve ndarëse. Në Thari është evidentuar një vatër e re për të cilën po punohet me helikopter.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Në malin e Dajtit në Tiranë janë angazhuar 2 helikopterë, si dhe efektivë, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Aktive mbetet edhe vatra në Vakmone të Shëngjergjit që s’paraqet problematika për banesat.

Në Fushë-Lajë vijon puna në terren të thyer, ndërsa në Rrjoll, për shkak të terrenit të paarritshëm, situata po monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së vatrës.

Edhe në Krujë situata është nën kontroll pasi zjarri në Abaze nuk ka intensitet, ndërsa në Zidoll po monitorohet.

Read more:Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë

Vatra të tjera aktive, pa rrezik ose nën monitorim janë Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër në Tiranë, në Selishtë të Bulqizës dhe në Dardhë të Librazhdit.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Aktualisht në terren po operojnë 120 efektivë të FA, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:16

Flakët përfshijnë ullishten në Cërrik, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun pranë banesave (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një parcelë me ullinj në Lagjen Nr. 1, në periferi të Cërrikut. Per shkak të përmasave dhe afërsisë me banesat, në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrfikëse.

Read more:13 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Situata aktualisht është nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit dhe parandalimin e riaktivizimit. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur përhapjen e flakëve.

Ora 13:36

Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të digjet, zjarrfikësit përballen të vetëm me flakët, era vështirëson situatën (VIDEO)

Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë prej tri ditësh digjet. Flakët të ndihmuara nga era po zgjerojnë perimetrin e sigurisë, ndërsa të vetmit që përballen me situaten në malin e lartë janë zjarrfikësit e Pukës dhe pak punonjës të shërbimit pyjor.

Në shumë kënde të zjarrit është ë pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës ccfarë detyron ndërhyrjen me mjete rrethanore, ndërsa aty ku autozjarrfikëset arrijnë të afrohen, perimetri nuk po lejohet të zgjerohet.

Read more:Pamjet me dron nga Tirana, nën kontroll zjarri në Lundër e Priskë, ndërhyjnë 2 helikopterë! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! Vijon vatra në Lurë (VIDEO)

Deri tani janë dhjetëra hektarë shkurre të shkrumbuara, ndërsa sot flakët siç shikohet dhe nga pamjet kanë arritur në pyjet e lartë të pishës, që të ndihmuara nga era po përhapen shpejt duke shkaktuar dëme kolosale për ekonominë pyjore të masivit.

Sipas autoriteteve në zonë fatmirsisht nuk ka banesa apo element të tjerë të infrastrukturës, çfarë ka bërë siç duket që të mos ketë as masa të shtuara në ndihmë të zjarrfikësve lokalë, që po luftojnë të vetëm me flakët që kanë përpirë Tërbunin në Pukë.

Ora 13:22

Zjarr në Novoselë, era e fortë vështirëson betejën me flakët! Digjet ullishtja (VIDEO)

Një sipërfaqe me ullinj po shkrumbohet nga flakët në fshatin Trevllazër, në Novoselë.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë fillimisht për izolimin e flakëve dhe më pas për shuarjen e plotë të vatrave. Situata vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit në pemëtari dhe veçanërisht në ullishte.

Bëhet fjalë për një zonë të njohur për ullinjtë shekullorë, ndërsa zjarret në këtë fshat nuk janë një fenomen i ri. Trevllazëri është përfshirë edhe më herët nga flakët, kryesisht në sipërfaqet me ullishte.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve (VIDEO)

Kronikë

Aksident me 4 të plagosur në aksin Shëngjin-Lezhë, mes tyre 2 fëmijë! Një prej të lënduarve niset me urgjencë drejt ‘Traumës’ (VIDEO)

Tags: #Automjete #Banesa #dajt #Diber #Dron #helikopter #krujë #lure #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve (VIDEO)
  • Aksident me 4 të plagosur në aksin Shëngjin-Lezhë, mes tyre 2 fëmijë! Një prej të lënduarve niset me urgjencë drejt ‘Traumës’ (VIDEO)
  • 300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve (VIDEO)
  • Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës
  • Aksident me 4 të plagosur në aksin Shëngjin-Lezhë, mes tyre 2 fëmijë! Një prej të lënduarve niset me urgjencë drejt ‘Traumës’ (VIDEO)
  • Pamjet me dron/ Diaspora ngre në këmbë Tiranën, “det” njerëzish para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet e protestës së 78/ Mijëra qytetarë në shesh nisin marshimin me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 14 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 11 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 11 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë kodrinore në fshatin Qishbardhë, në Vlorë mbrëmjen e së…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident me 4 të plagosur në aksin Shëngjin-Lezhë, mes tyre 2 fëmijë! Një prej të lënduarve niset me urgjencë drejt ‘Traumës’ (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shëngjin-Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete. Burime për…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për konkurrim, për 300 vende për të rinj dhe të reja në…

• 11 orë më parë • 15 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by