Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
Kronikë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

• 19 Gusht, 2026 • 10 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

11 persona, bashkë me autorin kryesor, 29-vjeçarin Sokrat Vata, janë vënë në prangat e Policisë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, lidhur me vrasjen e turistit 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes brenda ambineteve të ‘beach bar’-it ‘Principotes’ në Ksamil.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe pronari ‘në hije’ i beach-barit ‘Principotes’, Bekim Bulica, i cili ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes dhe është larguar pa njoftuar autoritetet. Për dokumentimin e ngjarjes, Policia njofton se shoqëroi në total 41 persona.

Turisti portugez u vra me thikë nga Sokrat Vata, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze. Konflikti kishte nisur brenda ambienteve të ‘Principotes’ dhe pastaj u zhvendos në plazhin e beach-barit ‘Paradise’, aty ku dyshohet se Vata e qëlloi disa herë me thikë portugezin.

Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas ‘Bluve’ e ka goditur me grushta 20-vjeçarin, në momentin që Vata e ka qëlluar me thikë.

Në konflikt janë përfshirë edhe kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët sipas Policisë po ashtu e kanë sulmuar më herët me grushta turistin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Autori i dyshuar i vrasjes, 29-vjeçari Sokrat Vata, u kap disa orë pas krimit në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një shtetase turke 31 vjeçe, ndërsa në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar, po me shtetësi turke.

Read more:Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Shtetasit turq Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak deklaruan pasi u pyetën në Polici se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën.

Ata thanë se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal. Po ashtu, dy shtetasit turq kanë pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.

“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë thënë ata para oficerëve të Policisë gjatë marrjes në pyetje. Dy personat dyshohet se e kishin fshehur 29-vjeçarin me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës.

Në momentin e ngjarjes tragjike, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit. Edhe ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

U arrestuan shtetasit:
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata
Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke
Serxhi Selimi
Ervis Bunci
Ildi Cekani
Murat Zhabina
Miosid Matushaj
Luciano Seferi
Romeo Shehu
Kristi Koshi
U shpallën në kërkim shtetasit:
David Heurtevent,
Bekim Bulica;

Njoftimi i Policisë:

Ksamil, Sarandë-Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Read more:Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.

Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.

Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;

S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;

E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;

I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;

M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;

M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;

L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;

R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;

K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se:

Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Read more:Pas 3 ditësh në vëzhgim, kapet në flagrancë 65-vjeçari i dyshuar për disa zjarrvënie në Mirëditë, Lamallari thirrje Prokurorisë: Çojeni çështjen deri në fund! (EMRI+VIDEO)

Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:34

Ksamil/ Të paktën 6 persona të përfshirë në dhunimin dhe vrasjen e turistit portugez te ‘Principotes’, kush janë kamarierët që e grushtuan para sulmit me thikë (EMRAT)

1787085016_turistiportugez.png

Turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze.

Sherri kishte nisur brenda ambienteve të beach-barit ‘Principotes’ në Ksamil dhe pastaj u zhvendos në plazhin e beach-barit ‘Paradise’, aty ku dyshohet se Vata e qëlloi disa herë me thikë portugezin.

Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas ‘Bluve’ e ka goditur me grushta 20-vjeçarin, në momentin që Vata e ka qëlluar me thikë.

Read more:Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Në konflikt janë përfshirë edhe kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët sipas Policisë po ashtu e kanë sulmuar më herët me grushta turistin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ora 22:01

‘Duarkryq’ gjatë vrasjes së portugezit, kush janë punonjësi i Burgut të Fierit dhe 2 policët që punonin si bodyguard te ‘Principote’ (EMRAT)

1787083385_principotes.png

Në momentin e ngjarjes tragjike, në beach-barin “Principote” në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes, kanë qenë në rolin e bodyguardëve shtetasit Miosid Matushaj, punonjës policie në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi.

Policia ka njoftuar se këta persona kanë pasur rolin e punonjësve të sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar Policinë.

Ata janë prangosur dhe do hetohen për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person! Kontrolle në disa banesa për të dyshuar të tjerë

Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Tags: #Bekim Bulica #David Heurtevent #Ervis Bunci #Ezgi Perlak #Ildi Cekani #Kristi Koshi #Ksamil #Luciano Seferi #Luis Miguel Varela Mendes #Miosid Matushaj #Murat Zhabina #Nuh Mahmutoglu #Policia #Principotes Ksamil #Romeo Shehu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person! Kontrolle në disa banesa për të dyshuar të tjerë
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person! Kontrolle në disa banesa për të dyshuar të tjerë
  • Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!
  • Vrasja e turistit portugez, reagon ‘Principote’ Mykonos: S’kemi asnjë lidhje me beach-barin në Ksamil, ata kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë!
  • Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë
  • Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 30 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 27 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO) 9 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta po përcakton axhendën politike”, Baçi: Opozita dhe partitë e reja dështuan të kthehen në shpresë 7 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 6 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet një person! Kontrolle në disa banesa për të dyshuar të tjerë

Policia e Korçës po zhvillon një operacion antidrogë, për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e lëndëve…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan…

• 2 orë më parë • 27 min lexim
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan…

• 2 orë më parë • 27 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by