Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

• 21 Gusht, 2026 • 24 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan i Madh, në Pukë. Report TV ka ndjekur nga afër evakuimin e banorëve. Policia ndërhyri për të shpëtuar banorët.

“Lëvizni të gjithë, jashtë, jashtë!”, janë thirrjet e policisë.

Banorët e alarmuar ikin me sytë këmbët, duke u përpjekur të marrin me vete edhe sendet personale.

“Po merr flakë shtëpia. Unë po zbres poshtë, por nuk mund të iki pa u siguruar për shtëpinë. Po zbres deri në qendër, por do të vij sërish këtu”, tha një banor. Kjo është situata kaotike e shkaktuar nga flakët, të cilat kanë përfshirë masivin pyjor dhe kanë zbritur në zonën e banuar”, thotë një banor.

Në Gojan të Madh ka mbërritur një helikopter, i cili po hedh ujë në vatrën më problematike, ndërsa në terren janë edhe forcat zjarrfikëse. Deri më tani raportohet për 4 banesa të djegura.

Siç shihet në pamjet që sjell Report TV, vatra e zjarrit është tejet masive dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Kjo vatër është vazhdim i zjarrit që ka nisur prej një jave në kurorën e Tërbunit, ku janë djegur 120 ha me pyje. Në terren ka shkuar edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, për të ndjekur nga afër situatën.

Në Mirditë, dy vatra zjarri me përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit. Situata vijon të mbetet e vështirë, ndërsa po ndërhyhet edhe me helikopter nga ajri. Janë evakuar pjesa më e madhe e fshatit Tenë. Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Për mediat kryebashkiaku i Mirditës dhe Ipeshkvi Dom Gjergj Meta thanë se zjarrvëniet dyshohen të qëllimshme. Në terren ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të parë nga afër situatën e zjarreve.

Ministri Nufi deklaroi se ka një përmirësim të situatë me atë të para dy orëve, teksa theksoi se për shkak të shpeshtësisë, vatrat e zjarrit mund të jenë të qëllimshme.

“Në fshatin Tenë në Mirditë kishte një situatë shumë të vështirë para 2 orësh konkretisht, me shpërthimin e një vatre zjarri që ishte shumë agresive. Menjëherë kanë ardhur forcat nga bashkia, nga zjarrfikëset vendore dhe është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Kemi bërë të mundur që 2 helikopterë nga forca ajrore të vinin për të ndërhyrë, pasi për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë. Siç edhe ju e shikoni, duket që situata është nën kontroll. Është situatë e vështirë. Na vjen keq që përballemi me këtë situatë, pasi në Mirditë dëgjojmë që përhapen çdo ditë nga 2-3 vatra zjarri. Është jashtë logjikës njerëzore, por kjo është punë e Policisë pastaj që të identifikojë shkaqet e këtyre zjarreve”, tha mes të tjerash Nufi.

16 vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në vend, nga të cilat 8 janë aktive dhe 4 nën monitorim dhe një nën kontroll. Në Dukat të Vlorës vatrat e zjarrit janë vendosur nën kontroll, pas një ‘beteje’ të gjatë. Veç forcave të angazhuara në terren, operacionet për shuarjen e flakëve po mbështeten edhe nga 2 avionë ‘Air Tractor’. Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat.

Ndërsa në Dajt të Tiranës, një pjesë e flakëve janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lajm në përditësim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:19

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit (VIDEO)

Zjarri në Dukat të Vlorës është neutralizuar dhe po punohet për vendosjen nën kontroll të plotë të flakëve.

Përmes një njoftimi, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se falë angazhimit të jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura dhe forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.

Nufi ka thënë gjithashtu se në terren për shuarjen e flakëve kanë operuar 70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, 2 efektivë të Policisë Ushtarake dhe 2 avionë zjarrfikës.

Njoftimi i Nufit:

Në Dukat, Vlorë ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, 2 efektivë të Policisë Ushtarake dhe 2 avionë zjarrfikës – në vijën e parë të përballimit të një situate jo të lehtë.

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.

Krenarë për secilin prej efektivëve tanë të angazhuar, të cilët vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa trupat mbeten në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Ora 19:23

Zjarri në Pukë, Karakaçi inspekton nga afër situatën në Gojan

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ka shkuar në Pukë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Gojanit të Madh.

Në terren, ministri zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Pukës, Rrok Dodaj, dhe prefekten e qarkut Shkodër, Holta Duda, me të cilët u informua mbi zhvillimet e fundit dhe koordinimin e strukturave të angazhuara në operacion.

Flakët kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh. Në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit dhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri në vatrat më problematike.

Ora 18:58

Ministri Nufi nga Mirdita: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar edhe jetët! Problematike edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe Gojan të Pukës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë ditën e sotme në fshatin Tenë të Mirditës, i cili ka qenë nën pushtetin e flakëve.

Nufi tha se situata është përmirësuar krahasuar me 2 orë më parë, teksa shtoi se ndërhyrja me 2 helikopterë nga ajri ka bërë që rreziku të neutralizohet.

“Në fshatin Tenë në Mirditë kishte një situatë shumë të vështirë para 2 orësh konkretisht, me shpërthimin e një vatre zjarri që ishte shumë agresive. Menjëherë kanë ardhur forcat nga bashkia, nga zjarrfikëset vendore dhe është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Kemi bërë të mundur që 2 helikopterë nga forca ajrore të vinin për të ndërhyrë, pasi për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë. Siç edhe ju e shikoni, duket që situata është nën kontroll. Është situatë e vështirë”, tha mes të tjerash Nufi.

Më tej ministri Nufi deklaroi se në Mirditë çdo ditë përhapen rreth 2-3 vatra zjarri, çka sipas tij tregon se zjarrvëniet mund të jenë të qëllimshme. Nufi theksoi se po punohet që të mos ketë dëme në jetë njerëzish dhe banesa.

“Na vjen keq që përballemi me këtë situatë, pasi në Mirditë dëgjojmë që përhapen çdo ditë nga 2-3 vatra zjarri. Është jashtë logjikës njerëzore, por kjo është punë e Policisë pastaj që të identifikojë shkaqet e këtyre zjarreve. Po bëjmë çmos që të mos kemi asnjë dëm në jetë njerëzore dhe banesa”, vijoi më tej Nufi.

Ministri Nufi tha gjithashtu se situatë tejet problematike vijon të mbetet edhe në Dukat të Vlorës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë. Në Dukat, Nufi tha se janë stacionuar 105 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë Air Tractor.

Në fund, ministri Nufi tregoi se zjarret kanë rrezikuar edhe jetët e ushtarakëve që kanë luftuar me flakët.

“Situtata më problematike është në Vlorë, në Dukat. Atje janë 105 efektivë të Forcave të Armatosura. Zjarri po përhapet me shpejtësi. Era na ka penalizuar. Kemi një situatë të vështirë në Gojan të Pukës, për shkak të riaktivizimit të një vatre në Gojan të Madh. Pas Mirditës do të shkojmë edhe në Gojan. Kemi të stacionuar atje mbi 60 efekivë të Forcave të Armatosura. Kemi një situatë të vështirë edhe në Malin e Dajtit. Në Dukat të Vlorës po punohet me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e flakëve. Kemi një situatë të vështirë edhe në Klos. Dje kemi pasur një situatë të vështirë edhe në Milot. Dje në Milot, edhe në vijë të parë njerëzit kanë rrezikuar edhe jetën, pasi në terren ka pasur edhe shtylla të tensionit të lartë”, tha mes të tjerash ministri Nufi.

Ora 18:33

Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen të Mirditës shkrumbojnë gjithçka, Report Tv siguron pamjet (VIDEO)

Zjarret në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit në Mirditë kanë marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të mëdha tokash me pyje dhe bimësi.

Read more:Ditët e nxehta të sezonit veror në vendin tonë, korriku dhe gushti 2026 rekord në konsumin e energjisë elektrike

Report Tv ka siguruar pamjet territoret e djegura nga flakët, ku duket se zjarri ka shkrumbuar gjithçka.

Në terren ka shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të parë nga afër situatën e rënduar të zjarreve në fshatrat e Mirditës.

Ora 18:12

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra aktive, situata më kritike në Pukë dhe Mirditë! 4 banesa të djegura në fshatin Gojan i Madh

1787328828_tduooo.JPG

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet shqetësuese. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 17:00 janë regjistruar 24 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll.

Në terren janë angazhuar të paktën 639 forca, përfshirë 369 efektivë të strukturave vendore dhe rajonale dhe 270 efektivë të Forcave të Armatosura. Operacionet mbështeten gjithashtu nga 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Një nga zonat më problematike vijon të jetë Gojan–Gjegjan–Tërbun në Pukë, ku sipas Ministrisë janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse.

Situata paraqitet më e rënduar në lagjen Pepaj, Gojan i Madh, ku flakët janë afruar pranë banesave. Deri tani raportohen 4 banesa të pabanuara të djegura, ndërsa një banesë e banuar që ndodhej në rrezik është shpëtuar.

Për mbrojtjen e banesave janë dislokuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 30 forca ushtarake, ndërsa ndërhyrja nga ajri vijon me një helikopter.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata është përmirësuar në disa sipërfaqe pyjore të Tërbunit, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv edhe Gojanit të Vogël dhe zonës së Prozhemit.

Po ashtu, situata vijon të jetë problematike në Shtanë të Mirditës, ku përhapja e zjarrit dhe rreziku për banesat kanë detyruar Policinë e Shtetit të kryejë evakuimin e banorëve të rrezikuar.

Në zonë janë angazhuar kapacitetet njerëzore dhe logjistike të bashkisë, ndërsa operacioni mbështetet nga dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Gjithashtu, në gatishmëri është vendosur edhe një ambulancë.

Në Dukat të Vlorës, operacioni vijon me forca të MZSH-së, shërbimit pyjor, Njësisë Administrative Orikum dhe Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja nga toka po mbështetet edhe nga ajri me dy avionë Air Tractor. Edhe pse zjarri ka marrë shtrirje të konsiderueshme në drejtim të malit, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Dajt të Tiranës vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura. Një pjesë e tyre është izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik aktual për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Mal Milot të Kurbinit, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave të MZSH-së, Policisë, strukturave bashkiake dhe Forcave të Armatosura. Zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.

Read more:Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)

Prioritet sipas Ministrisë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë, ndërsa kapacitetet operacionale vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje.

Ora 18:02

Situatë kritike me zjarret në Gojan të Pukës, nënkryetari i Bashkisë flet për Report TV: Po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetën dhe pronën!

Situata nga zjarri në lagjen Pepaj të fshatit Gojan në Pukë mbetet e vështirë. Zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë, Ferit Ringaj, tha për Report TV se ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar jetën dhe pronën e banorëve, ndërsa deri tani janë evidentuar katër banesa që po digjen.

“Është një situatë e vështirë që po përjetojmë këtu në lagjen Pepaj të fshatit Gojan. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po bëjnë ç’është e mundur për të bërë shpëtimin e jetës dhe pronës së qytetarëve. Momentalisht janë evidentuar katër banesa që janë duke u djegur, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë dhe nuk kemi problematika”, tha Ringaj.

Sipas tij, Bashkia ka marrë masa edhe për akomodimin e banorëve të evakuuar, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili po ndërhyn nga ajri për të shuar flakët.

“Në zbatim të urdhrit të kryetarit të Bashkisë janë marrë të gjitha masat edhe për akomodimin dhe trajtimin e tyre. Momentalisht kemi ndihmë nga ajri. Një helikopter i Forcave të Armatosura po kryen hedhjen e ujit në të gjithë vatrën problematike. Shpresojmë në vënien nën kontroll të zjarrit që të kemi sa më pak dëme”, u shpreh ai.

Ringaj shtoi se në terren ndodhen forca nga Puka, Fushë-Arrëzi, Kukësi dhe Shkodra, ndërsa theksoi se flakët dolën jashtë kontrollit për shkak të erës.

“Po bëhen përpjekje maksimale. Ne kishim shpresë që mund të evitohej djegia e banesave, por për shkak të erës dolën flakët jashtë kontrollit. Po përpiqemi të minimizojmë sa më shumë dëmet”, përfundoi zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë.

Ora 17:38

Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen, Dom Gjergj Meta: Shqetësues fakti që flakët shkaktohen nga dora e njeriut! Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, prioritet jeta e banorëve! (VIDEO)

Zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, në një lidhje për Report Tv e përshkroi situatën si tepër shqetësuese.

Dom Gjergj Meta tha se ajo që e bën situatën më shqetësuese është fakti që zjarret sipas tij ndizen nga dora e njerëzve.

Ipeshkvi i bëri edhe një apel institucioneve të shtetit shqiptar që të përpiqen maksimalisht për shuarjen e vatrave të zjarrit.

“Për situatën mund t’u flasë shumë mirë kryetari i Bashkisë, por për aq sa shohim, duket që situata është mjaft shqetësuese, për arsye se është edhe nxehtë dhe era e shpërndan shumë zjarrin. Ajo që është më shqetësuese, është që këtu duket se këtu është dora e njeriut. Fakti që njerëzit vendosin zjarrin, prishin pyjet dhe dëmtojnë jo vetëm natyrën, por edhe jetën e njerëzve dhe shtëpitë e tyre. Kjo e bën shqetësues shumë faktin. U bë disa ditë që jemi në situatë alarmante në gjithë Shqipërinë. Ajo që unë kam nga vetja ime është një apel ndaj të gjithë njerëzve, që të jemi të kujdesshëm, të mos e dëmtojmë vetë natyrën dhe ta ruajmë atë. I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të përpiqen maksimalisht dhe t’i shuajmë të gjitha vatrat e zjarrit. Këtu shoh që njerëzit janë në këmbë të gjithë për të shuar zjarret dhe për të garantuar jetët e njerëzve”, tha mes të tjerash Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, tha për Report Tv se në terren po operojnë edhe 2 helikopterë, që po përpiqen për shuarjen e flakëve nga ajri.

Ai tregoi se deri në këto momente nuk ka dëme në banesa dhe se prioritet mbetet ruajtja e jetëve të qytetarëve.

Për Melyshin, zjarrvëniet janë të qëllimshme dhe sipas tij ka një dorë që po përpiqet të djegë natyrën. Melyshi tha gjithashtu se po punohet intensivisht për mos-lejimin e përhapjes së flakëve drejt fshatit Malaj, që është ngjitur me fshatin Tenë.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

“Në fakt sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në Bashkinë Mirditë. Zjarri u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe vështirësia ishte për të ndërhyrë edhe për shkak të largësisë dhe për shumë shkaqe të tjera. Deri në këto momente nuk kemi dëme në banesa dhe në jetë njerëzish dhe kjo është kryesorja. Kemi larguar njerëz nga banesat. Jemi bashkë me familjarë të tyre afër banesave për t’i mbrojtur. Vijon të jetë realisht e vështirë situata, por me ndihmën edhe të mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë, me 2 helikopterët që po hedhin ujë pranë banesave, shpresojmë që do të normalizohet situata, që të largojmë rrezikun nga jetët e njerëzve. Duket që janë zjarrvënie të qëllimshme. Duket që këtu ka një dorë që do t’i djegë pyjet. E kam biseduar me shefin e komisariatit, me të gjithë njerëzit që kanë fuqinë e ligjit për të vepruar, që të gjithë ata që po djegin natyrën, duhet të shkojnë para ligjit. Këtu është fshati Ten, janë të shpërndara banesat. Ngjitur me fshatin Tenë, është fshati Malaj. Patjetër që duhet të vëmë një kufi për të ndaluar zjarrin që të kalojë në fshatin tjetër. Patjetër që ka pasur probleme edhe nga tymi”, theksoi kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi.

Ora 17:06

Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës

Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.

Kjo ka bërë që sipërfaqja e përfshirë nga zjarri të zgjerohet ndjeshëm.

Ora 16:57

Zjarri në Gojan të Madh të Pukës, Trajçe: Situatë alarmante, mund të digjen shtyllat e tensionit! Rrezikohet edhe shkolla e fshatit! Dëme të mëdha për biodiversitetin (VIDEO)

Eksperti i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA), Aleksandër Trajçe, ka qenë sot në fshatin Gojan i Madh të Pukës, ku zjarri është përhapur në zonat e banuara dhe ka djegur disa banesa.

Në një lidhje live me gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, Trajçe tha se nga ajo që kishte parë me sytë e tij, situata mund të përshkruhej si apokaliptike.

Për ekspertin Trajçe, angazhimi vetëm i një helikopteri për shuarjen e flakëve nuk është i mjaftueshëm. Kjo pasi sipas ekspertit, zjarri veç banesave po rrezikon edhe një shkollë të fshatit dhe shtyllat e tensionit.

“Situata vazhdon të jetë shumë e rënduar. Nëse mund ta shihni, zjarri vazhdon të jetë shumë i madh. Zjarri i është afruar shumë banesave mbi fshatin Gojan i Madh. Nëse shihni këtu është edhe shkolla e fshatit e cila ndodhet shumë afër dhe rrezikohen edhe shtyllat e tensionit të lartë që janë mbi fshat. Situatën mund ta përshkruaj si apokaliptike. Për momentin është vetëm një zjarrfikëse që shkon e vjen. Është një helikopter, por nuk është e mjaftueshme. Duhet të angazhohen më tepër forca për ta vënë nën kontroll”, tha mes të tjerash Trajçe.

Më tej eksperti Trajçe tha se zjarri në malin e Tërbunit ka sjellë dëme të shumta edhe për biodiversitetin. Ai tregoi se shumë kafshë të egra po largohen me shpejtësi nga zona dhe se rrezikon të shuhet plotësisht një masiv pyjor prej 30 mijë hektarësh.

“Zjarri në Malin e Tërbunit ka sjellë dëme për biodiversitetin. Unë isha në një pjesë të pyllit dhe pashë edhe kafshë të egra që po largoheshin nga tmerri i zjarrit. Isha shumë pranë. Një nga videot që publikova ishte pikërisht në atë moment. Situata është shumë alarmante për pyjet. Rrezikon të zhduket një masiv pyjor i cili është mbrojtur prej dekadash. Por situata është shumë e rrezikshme, sepse po digjen shtëpitë e banorëve. Kemi parë lepuj të egër dhe derra të egër që po i largoheshin zjarrit. Janë disa vatra zjarri të përhapura thuajse në të gjithë masivin e bjeshkëve të Tërbunit dhe të Kuzhnenit. Është një masiv jashtëzakonisht i madh. Flasim për 30 mijë hektarë masiv malor, që është nën pushtetin e flakëve”, shtoi eksperti Trajçe.

Ora 16:51

‘Gjithçka e përpirë’, zjarri shkrumbon 4 banesa në Gojan të Pukës

Në fshatin Gojan i Madh të Pukës, situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj. Ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë një helikopter po punon për shuarjen e flakëve.

Deri më tani raportohet për 4 banesa të shkrumbuara nga flakët në lagjen Pepaj. Zjarri ka përpirë gjithçka siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv.

Ora 15:27

Pukë/ Zjarri në fshatin Gojan i Madh i afrohet banesave, situatë kaotike në lagjen Pepaj! Evakuohen banorët

Situatë kaotike në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh të Pukës. Flakët kanë hyrë në fshat në lagjen Pepaj. Situata është mjaft problematike, pasi zjarri është i përmasave mjaft të mëdha.

Banorët janë evakuuar, ndërkohë që duket e pamundur çdo përpjekje për shuarjen e flakëve, pasi nuk ka as helikopter që të punojë nga ajri për izolimin e vatrës së zjarrit.

Ora 14:52

Mirditë/ Aktivizohen dy vatra zjarri në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Read more:Vatra në Gojan të Pukës ende problematike, 3 helikopterë në terren! Zjarr edhe në Dukat të Vlorës, 2 avionë po punojnë për shuarjen e flakëve! (VIDEO)

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Ora 14:19

Zjarr pranë banesave në Derstil të Elbasanit, flakët rrezikojnë shtëpinë e një të moshuare dhe një biznes (VIDEO)

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi. Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

Ora 13:44

Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO)

Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege” të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit. Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri – tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.

Ora 12:57

Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO)

Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht.

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore.

“Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore.

Ora 10:18

Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO)

Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës. Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë. Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël.

Lexo edhe
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Tags: #Automjete #Banesa #Biznes #dajt #Dukat #Elbasan #Enea Karakaçi #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Hapen aplikimet për strehim social, kush përfiton dhe dokumentet që duhen për të aplikuar
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 27 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 27 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 8 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta po përcakton axhendën politike”, Baçi: Opozita dhe partitë e reja dështuan të kthehen në shpresë 6 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 5 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan…

• 2 orë më parë • 23 min lexim
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan…

• 2 orë më parë • 23 min lexim
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan…

• 2 orë më parë • 19 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by