Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT)
Kronikë

Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT)

• 23 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 17
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 17:20 të pasdites së sotme në fshatin Mgull të Dukagjinit. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë babë e bir, Lekë e Prel Gjoni. I plagosur rëndë ka mbetur Lazer Bashi, i cili ka mbërritur në spital.

Policia vendore por edhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur drejt vendngjarjes, por bëhet fjalë për një zonë të thellë malore dhe komunikimi është i vështirë.

Të dhënat paraprake ngrenë hipotezën se mund të bëhet fjalë për gjakmarrje, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Vetëm pak më shumë se një muaj më parë, më 11 korrik, në këtë zonë, në fshatin Kir, u vra 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Ai u qëllua me breshëri plumbash ndërsa lëvizte nga Kiri drejt Prekalit. Viktima ishte në gjak pasi vëllai i tij, Artan Koçeku, është në burg për vrasjen e Angjelin Shkambit në dhjetor 2017.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, dhe është plagosur një shtetas tjetër, sqarojmë se:

Në këto momente ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi i plagosur L. B. dhe jo A. P., siç ju informuam në informacionin paraprak.

Me mbërritjen e shërbimeve të Policisë dhe të grupit hetimor në vendngjarje, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, do t’ju informojmë përsëri.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)

Kronikë

Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)

Tags: #dukagjin #Lazer Bashi #Leke Gjoni #Prel Gjoni #Shkoder #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
  • Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë
  • Vrau gruan me thikë në zemër, Gjykata e Tiranës lë në qeli 68-vjeçarin
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 433 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)

Në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, fraksion i dosjes AKSHI, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së…

• 20 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)

Në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, fraksion i dosjes AKSHI, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së…

• 20 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji”…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by