Në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, fraksion i dosjes AKSHI, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Nuk është ende e qartë nëse është ekzekutuar masa e sigurisë.
Operacioni është ende në vijim dhe mësohet se hetimet për këtë fraksion të dosjes dolën pas këqyrjes së celularëve që iu sekeustruan Agasit në zyrë.
SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë.
Agasi u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Lajm në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Operacioni i SPAK për hetimet ndaj Ergys Agasit, masë sigurie për dy ekspertë të kriminalistikës në polici

Përveç arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.
Si shkoi SPAK deri te Vlora Hyseni? Pamjet e sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, prova që çuan në hetime të reja
Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Siç mëson Report Tv, pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me prova të tjera të administruara nga SPAK, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI.
Pamjet e sekuestruara, siç thotw gazetarja Keti Banushi dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.
Përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ja dy akuzat për të cilat dyshohet Vlora Hyseni

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Dosja AKSHI, Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion
Hetimi në fraksionin e dosjes AKSHI për Ergys Agasin nisën pas marrjes së filmimeve në zyrën e tij. Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”
Sot u pezullua nga detyra, si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin! Nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama njoftoi më 17 mars 2023 se i kishte propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për postin e drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Në një postim në Facebook, Rama shprehu besimin se përgatitja, përvoja dhe respekti që Hyseni gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës përbënin garanci për reformimin e mëtejshëm të SHISH-it.
Në atë kohë, Shërbimi Informativ i Shtetit kishte mbetur pa drejtues për afro një vit, pasi Helidon Bendo ishte larguar për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në dhjetor 2022 kishte dhënë dorëheqjen.
Vlora Hyseni kishte punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku fillimisht kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Në mesin e vitit 2021, ajo u shkarkua nga detyra nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Propozimi i Ramës u shoqërua me debate. Opozita i kërkoi Presidentit Begaj që, përpara dekretimit të Hysenit, të merrte informacione mbi arsyet e shkarkimit të saj nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Pavarësisht kundërshtimeve, Begaj e dekretoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it më 3 prill 2023, rreth dy javë pas propozimit të kryeministrit.
Aksioni i SPAK, kontrolle edhe te zyrtarë të tjerë
Aksioni i SPAK, kontrolle edhe te zyrtarë të tjerë




