Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim
Ekonomi

Të huajt vijnë për punë në Shqipëri, mbi 32 mijë me leje qëndrimi, 55% e tyre kanë ardhur për punësim

• 24 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në çdo 100 të huaj që kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri, 55 prej tyre kanë ardhur për të punuar.

Kjo është panorama që ofrojnë të dhënat e INSTAT, të cilat tregojnë se numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në fund të vitit 2025, në vend kishte mbi 32 mijë me leje qëndrimi ose 46.6% më shumë se një vit më parë.

Nga pastrues, kopshtar, masazhator, punëtor magazine e deri tek asistent në profesione të ndryshme. Këto janë vendet e punëve të cilat po zihen gjithnjë e më shumë nga të huajtë në vendin tonë. INSTAT bëri të ditur se arsyeja kryesore pse këta të huaj po qëndrojnë në Shqipëri është puna.

Read more:Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin

Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit, konkretisht 55.1%, janë dhënë për qëllime punësimi. Pas tyre vjen bashkimi familjar me 19.8%, ndërsa pjesa tjetër lidhet me arsye të ndryshme, qëndrime humanitare dhe studime.

Nëse ndalemi në hartën e origjinës së tyre, duket se indianët dhe filipinezët po mbizotërojnë. Kosova dhe Italia mbeten vendet që kanë numrin më të madh të shtetasve me leje qëndrimi, përkatësisht 19.5% dhe 12.6%. Por rritjen më të fortë e kanë shtetasit nga Filipinet dhe India. Numri i filipinasve është rritur me 136.1% krahasuar me vitin 2024, ndërsa ai i indianëve me 87.6%..

Read more:LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg

Kjo rritje vjen në një kohë kur Shqipëria përballet me nevojën për fuqi punëtore në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Por jo të gjithë të huajt që hyjnë në vend janë të pajisur me dokumentacion të rregullt. Në vitin 2025 janë identifikuar 1 mijë e 926 të huaj në qëndrim të parregullt nga 1 mijë e 540 një vit më parë.

Read more:Dyfishohet mbështetja financiare për 11 mijë fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara, Rama: Shteti do të paguajë sigurimet e nënave dhe kujdestarëve

Përballë një situate të tillë, aplikimet për leje qëndrimi janë shtuar ndjeshëm.
Duket se kjo prirje mund të vijojë edhe më tej. Gjatë vitit 2025, aplikimet për leje qëndrimi u rritën me 43.5% krahasuar me një vit më parë. Vetëm shtetasit nga India dhe Filipinet përbënin më shumë se një të katërtën e të gjitha aplikimeve.

Numrat tregojnë se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë jo vetëm një destinacion për t’u vizituar, por edhe për të punuar.

Lexo edhe
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes

Ekonomi

Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare

Tags: #Bashkimi familjar #Filipinet #India #Instat #Italia #Kosova #Kryesore #Punësim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
  • Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët, eksportuesit humbësit më të mëdhenj
  • Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa, karburanti shtrenjtohet me shpejtësi
  • Shqipëria 61 milionë euro nga BE, Ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 86-të e protestës kundër Ramës, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • VIDEO/ Dita e 85-të e revoltës, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi, Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- 85 ditë revoltë, rezistencë! Marshim protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 19 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës, shteti do të parashikojë edhe profesionet e së ardhmes

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një tjetër derë të hapur për t’u rikthyer në tregun…

• 20 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare

Nga çmimi i naftës në Lindjen e Mesme tek faturat në supermarket, bare e restorante. Ndonëse tensionet gjeopolitike…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët, eksportuesit humbësit më të mëdhenj

Në kulmin e sezonit veror, eurot janë shtuar edhe më shumë në treg nga hyrjet e turistëve dhe…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by