Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Liria e medias, AGSH publikon raportin: 31 raste sulmesh në gjashtë muajt e parë të 2026! Protestat, ambiente jo të sigurta për gazetarët
Sociale

Liria e medias, AGSH publikon raportin: 31 raste sulmesh në gjashtë muajt e parë të 2026! Protestat, ambiente jo të sigurta për gazetarët

• 26 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka publikuar raportin gjashtëmujor për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, në të cilin janë analizuar 42 reagime dhe publikime të organizatës, të lidhura me 31 raste dhe zhvillime konkrete gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.

Në këto raste janë identifikuar me emër 23 profesionistë të medias. Tetë raste janë klasifikuar se kishin si formë dominuese dhunën fizike, rrezikimin e drejtpërdrejtë ose dëmtimin e pronës, ndërsa nëntë raste, ose 29% e totalit të çështjeve të monitoruara, prekën gra gazetare dhe drejtuese të medias.

“Gjatë periudhës janar–qershor 2026, monitorimi i AGSH-së përshkruan një mjedis mediatik ku cenimet e lirisë së shtypit nuk janë episodike dhe nuk burojnë nga një aktor i vetëm”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, punonjësit e medias janë përballur me dhunë gjatë protestave, sulme fizike, kërcënime pas investigimeve, presion verbal nga zyrtarë dhe politikanë, pengim në terren, përjashtim selektiv nga konferencat, kufizim të informacionit zyrtar dhe presion gjyqësor .

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Gjetja kryesore e raportit është lidhja mes sulmeve publike ndaj gazetarëve dhe rritjes së rrezikut të tyre në terren.

“Normalizimi i gjuhës denigruese ndaj medias dhe rritja e incidenteve në terren ushqejnë njëri-tjetrin: delegjitimimi publik ul pragun e tolerancës ndaj pengimit, kërcënimit dhe dhunës ndaj gazetarëve”, thekson AGSH.

Raporti evidenton se protestat mbetën mjediset me rrezikun më të lartë fizik për ekipet mediatike. Në të paktën katër momente të veçanta më 24 janar, 10 shkurt, 9 maj dhe gjatë ciklit të protestave të qershorit u dokumentuan raste rrezikimi, pengimi ose agresioni ndaj gazetarëve dhe operatorëve.

Rreziku, sipas raportit, erdhi si nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, ashtu edhe nga protestues apo persona që ndërhynë në raportimet e drejtpërdrejta.

Read more:Po raportonte drejtpërdrejt protestën, qytetarët shtyjnë dhe lagin me ujë gazetaren Keida Muka! AGSH: Dënojmë me forcë sulmin fizik, cenim i rëndë i lirisë së medias (VIDEO)

“Jo çdo sulm verbal çon në dhunë, por përsëritja e gjuhës delegjitimuese krijon një mjedis ku agresioni ndaj gazetarit perceptohet më lehtë si i pranueshëm”, vëren raporti.

Sipas raportit, aktorët politikë dhe zyrtarët publikë përbëjnë kategorinë më të shpeshtë të subjekteve të lidhura me presionin ndaj medias.

Një tjetër problem lidhet me strategjinë e re të komunikimit të Policisë së Shtetit. AGSH reagoi dy herë gjatë muajit maj, duke ngritur shqetësimin se centralizimi i informacionit dhe vonesat në komunikimin e ngjarjeve të rënda krijojnë një vakuum informativ.

“Kur kanalet zyrtare kufizohen në operacione dhe aktivitete protokollare, krijohet vakum që vështirëson verifikimin, favorizon spekulimin dhe rrit varësinë nga burimet joformale”, thuhet në raport.

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Raporti i kushton një kapitull të posaçëm sulmeve ndaj grave dhe vajzave gazetare. Tetë gra u identifikuan me emër në raste individuale, ndërsa një reagim tjetër lidhej me një sulm seksist ndaj një grupi gazetaresh.

“Sulmi gjinor synon ta zhvendosë debatin nga përmbajtja e raportimit te trupi, morali, jeta private ose ‘vlera’ personale e gazetares”, thekson raporti.

AGSH kërkon hetime dhe akses të barabartë

Në përfundim, AGSH vlerëson se liria e medias në Shqipëri cenohet nga një kombinim faktorësh që nuk mund të trajtohen të shkëputur nga njëri-tjetri.

Read more:Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar! (VIDEO)

“Këto forma nuk duhen trajtuar si probleme të ndara; ato krijojnë së bashku një klimë që nxit vetëcensurën dhe dobëson rolin mbikëqyrës të medias”, thuhet në raport.

Organizata u kërkon institucioneve të publikojnë statusin dhe rezultatet e hetimeve për çdo sulm, kërcënim ose dëmtim prone ndaj punonjësve të medias; të zbatojnë protokolle për mbrojtjen e gazetarëve në protesta; të garantojnë akses të barabartë në konferenca dhe informacion.

Partive politike dhe aktorëve publikë u kërkohet të ndalojnë etiketimet që e paraqesin median si armike ose kriminale dhe t’u përgjigjen raportimeve me fakte dhe mjete ligjore, jo me sulme personale, mobilizim të turmave online apo kufizim të aksesit.

Kliko këtu për të parë raportin e plotë

Lexo edhe
Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Tags: #agsh #Aktivitete #Asociacioni i Gazetarëve #dhuna ndaj gazetareve #gazetare #Gazetarët #hetime #liria e medias #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
Nga të njëjtat tag-e
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Është riparuar avaria e rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm në Vlorë, e cila…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Rreth 1 mijë pedagogë, mes tyre edhe figura të atashuara me Partinë Demokratike dhe opozitën, kanë firmosur një…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin