Prej disa ditësh është arrestuar në Londër Korado Gështënja, 35 vjeç, i kërkuar nga SPAK si i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi është kryer nga autoritetet britanike në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Gështënja kërkohet me urdhër-arrest të SPAK, të miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave
Ai po mbahet në paraburgim në Londër ndërsa seanca e radhës për ekstradimin drejjt Shqipërisë do të mbahet më 2 shtator
Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vëzhgimin dhe rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar 2020.
Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak ku mbajt peng dhe u torturua si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga.
Read more:Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)
Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi.
Deri më tani trupi i Prengës nuk është gjetur.
Lajmi në përditësim




