Dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen janë regjistruar ditën e sotme. Një 13-vjeçar, i cili po lëvizte me monopatinë, u përplas nga një automjet tip “Audi” në rrugën që lidh Fishtën me aksin Lezhë-Shkodër. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Audi” përfundoi në kanal.
Fatkeqësisht, i mituri nuk u mbijetoi plagëve. Drejtuesi i “Audi”-t udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shoferi Ervis Kume është shoqëruar në polici.
“Informacion paraprak-Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, informoi policia.
Ndërkohë, në aksin Borizanë-Thumanë, një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën drejtuesi 62-vjeçar, Vath Leka.
34 aksidente më shumë u regjistruan në korrik 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Nga aksidentet, 235 persona mbetën të vrarë ose të plagosur.
Read more:Aksident në Lushnjë-Fier, furgoni përplaset me makinën! 2 pasagjerë drejt spitalit
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën drejtuesi (EMRI)

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 62-vjeçari në aksin rrugor Fushë Krujë-Borizanë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se automjeti i drejtuar nga 62-vjeçari Vath Leka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, duke rënë në pas në kanal.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i mjetit, 62-vjeçari Vath Leka, ndërkohë që Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




