Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Do të shohë tendera tmerrësisht të shtrenjtë, premtime bosh”/ Auron Tare ironizon “Pasqyrën” e Ramës me rrëfenjën e Nastradinit: Kujdes, se mos na tregon realitetin!
Politikë

“Do të shohë tendera tmerrësisht të shtrenjtë, premtime bosh”/ Auron Tare ironizon “Pasqyrën” e Ramës me rrëfenjën e Nastradinit: Kujdes, se mos na tregon realitetin!

• 2 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Studiuesi dhe aktivisti Auron Tare ka reaguar me tone ironike ndaj platformës së re të quajtur “Pasqyra”, duke e lidhur atë me një prej rrëfenjave të njohura të Mulla Nastradinit. Në një shkrim të tij, Tare sjell në vëmendje historinë e Nastradinit, i cili gjen një pasqyrë dhe, pasi sheh fytyrën e tij, arrin në përfundimin se dikush e ka hedhur atë tutje sepse nuk i pëlqente ajo që tregonte.

Read more:Nga jeta në stane te rafting në liqen, aventurat e katër miqve gjatë eksplorimit dyditor në Bjeshkët e Gramës

Nga kjo histori, Tare ndërton një metaforë për realitetin shqiptar dhe mënyrën se si institucionet përballen me problemet e vendit. Ai ironizon faktin se “Pasqyra” shqiptare prezantohet si një platformë moderne që do të shohë, dëgjojë, kontrollojë dhe ndihmojë në zgjidhjen e problematikave. Sipas Tares, problemi qëndron pikërisht te ajo që mund të tregojë kjo “pasqyrë” nëse vendoset përballë realitetit. “Çfarë do të ndodhë nëse Pasqyra fillon të tregojë gjëra që nuk na pëlqejnë?”, është pyetja që ngre ai.

Read more:Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sistemi do të shtrihet në gjithë vendin

Tare sjell si shembuj ndërtimet pa leje, pyjet e djegura, lumenjtë e tharë, betonizimin e bregdetit dhe tenderat e koncesionet, duke argumentuar se këto probleme nuk kanë qenë të padukshme për shqiptarët.

Read more:Lejoi ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!

REAGIMI I TARES
Pasqyra MAGJIKE “Made in Albania”
Filozofi i famshëm sufi, Idriz Shah, në përmbledhjen e korpusit të tij me tregime të marra nga rrëfenjat e Mulla Nastradinit, ka edhe një rrëfenjë shumë të shkurtër, por mjaft kuptimplotë. E titulluar “Pasqyra”.
Idriz Shah shkruan se kur Nastradini i njohur po ecte dikur i vetëm në një rrugë të shkretë, përpara këmbëve vuri re një send që shkëlqente anës rrugës.
Nasrudini u përkul dhe e mori.
Ishte një send i çuditshëm, i lëmuar dhe i ndritshëm. Mullai i famshëm nuk kishte parë kurrë më parë një pasqyrë. Pasi e mbajti në dorë, e ngriti përpara dhe menjëherë iu shfaq një fytyrë që e shikonte.
Nasrudini u step. E afroi sendin më pranë. Fytyra iu afrua. E largoi. Edhe fytyra u largua.
Nastradini e vështroi gjatë.
Ajo që ndodhej përballë tij nuk i pëlqeu aspak. Një fytyrë e çuditshme i dukej e shemtuar dhe madje, sa më gjatë e shikonte, aq më pak i pëlqente.
Më në fund, Nastradini e kuptoi, sipas mënyrës së tij, të gjithë misterin.
Ah! – tha ai. Tani e mora vesh përse dikush e ka hedhur këtë gjë tutje, anës rrugës, si të pavlerë.
Duhet të ketë qenë diçka vërtet e pakëndshme të shikoje këtë send që nuk thotë të vërtetën dhe, i lumtur që e kishte flakur tutje, vazhdoi rrugën e tij.
Nasrudini, siç dihet, ishte një njeri i mençur.
Ose, të paktën, aq i mençur sa të kuptonte se kishte disa gjëra që nuk ia vlen t’i mbash në shtëpi. Sidomos kur ato të tregojnë fytyrën tënde të vërtetë.
E gjitha kjo histori e Idriz Shahut m’u kujtua teksa përshkoja rrugën gjarpëruese anës Vjosës këtë fillim shtatori dhe dëgjoja spikeren e radios zyrtare që fliste plot pasion mbi një platformë të re me emrin “Pasqyra”.
Spikerja fliste mbi një pasqyrë moderne. Një pasqyrë dixhitale. Një pasqyrë e pajisur, natyrisht, edhe me platformë. Sepse në Shqipëri, edhe pasqyrat, përpara se të tregojnë fytyrën, duhet të kenë platformë.
Por kjo Pasqyrë “Made in Albania”, në kundërshti me atë të Nastradinit të famshëm, do të shohë, do të dëgjojë, do të kontrollojë, do të ndihmojë. Madje, do të zgjidhë edhe halle.
Sigurisht, është një pasqyrë magjike.
Me pak fjalë, do të bëjë të gjitha ato që nuk kanë mundur t’i bëjnë për tridhjetë e kusur vjet institucionet, ligjet, administrata, inspektoratet, ministritë, satelitët dhe gjithë ai numër i nderuar zyrtarësh që jeton prej kohësh nën kujdesin e Shtetit.
Dhe kjo, duhet pranuar, është një arritje. Sepse deri më sot kishim vetëm Shtetin, tani do të kemi edhe pasqyrën.
Mirëpo, me futjen e “Pasqyrës” në hallet tona, na lind një problem i vogël.
Çfarë do të ndodhë nëse Pasqyra fillon të tregojë gjëra që nuk na pëlqejnë?
Sepse pasqyrat, ndryshe nga spikeret, nuk kanë zakon të lexojnë tekstin që u jepet.
Nëse vendos një Pasqyrë përpara një pallati të paligjshëm që ngrihet buzë detit, të cilin as satelitët tanë të famshëm nuk e kanë parë dot, ajo e shkretë pasqyrë nuk sheh një “investim strategjik”.
Ajo shikon një pallat pa leje që sfidon Shtetin.
Nëse Pasqyrën tonë e vendos përballë një pylli të djegur, ajo e shkretë nuk sheh “zhvillim”, por sheh premtime boshe që nuk mundën të sigurojnë dot një kovë me ujë, jo më një avion.
Nëse e çon përpara një rruge të “përfunduar”, ajo nuk sheh “infrastrukturë në transformim”, por sheh tendera tmerrësisht të shtrenjtë.
E nëse dikush do të donte ta vendoste “Pasqyrën” përballë Shtetit? Apo, larg qoftë, përballë Parlamentit?
Atëherë kjo punë mund të bëhet vërtet interesante dhe kushedi se çfarë mynxyre do të shikonte Pasqyra jonë Magjike.
Por mendoj unë, modestisht, problemi i madh i shqiptarëve, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë mungesa e pasqyrave.
Problemi nuk ka qenë se nuk kemi parë ç’bëhet në këtë vendin tonë të vogël.
Përkundrazi. Kemi parë shumë.
Kemi parë pallate që rriten aty ku ligji thoshte se nuk mund të ndërtohej asgjë.
Kemi parë pyje që digjen, lumenj që thahen, bregdet që betonizohet dhe prona publike që bëhen papritur private.
Kemi parë tendera. Kemi parë koncesione.Kemi parë premtime.
Kemi parë edhe satelitë që, çuditërisht, shohin gjithçka… përveç asaj që do të donim të shihnin.
Por halli ka qenë se, sa herë kemi parë diçka që nuk na ka pëlqyer, kemi vepruar si Nastradini me Pasqyrën.
“Nuk kemi dashur të shohim një fytyrë të shëmtuar të realitetit!”
E pastaj kemi flakur pasqyrën dhe kemi vazhduar rrugën tonë.

Read more:Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit

Lexo edhe
Politikë

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Politikë

“Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!

Tags: #avion #Bregdet #Interesante #Investim #Moderne #ndërtimet pa leje #Pallat #Pasqyra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës
  • “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
  • Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal
  • 11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh. Në burg duhet të ishte Balluku dhe hajdutët e qeverisë
  • “Favoret për punësim, vepër penale”/ Blushi ironizon Ramën: Po sms e Ballukut me Berberin për tenderat çfarë janë? Qeverisje?!
Nga të njëjtat tag-e
  • Investimi te ‘Shefqet Ndroqi’, dyfishohen sallat për ndërhyrjet e zemrës! investimi i ri rrit kapacitetin nga 10 në 16 pacientë në ditë (VIDEO)
  • “Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për “Pasqyrën e flamingove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!
  • “Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për ‘Pasqyrën e flamengove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!
  • Platforma e bashkëqeverisjes dështoi? Justifikohet Rama: Pjesë e një procesi transformimi se s’kishim IA. Do të jetë pjesë e “Pasqyrës”!
  • “Mos bëni sekserin që merr në telefon drejtorët e institucioneve!”, Rama “shkund” deputetët: Takimet me popullin s’janë për vota e patronazhistë. Jo “Kala dibrane” për të kapërcyer meritën!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 8 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!

Aktivisti dhe studenti Jurgen Shpërdhea, pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë që prej ditës së parë, ka hedhur akuza…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal

Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar sot në 2 shtator pas deklaratës së Ministrisë së Financave, se për pagat…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by