Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

• 8 Shtator, 2026 • 15 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngërçi me pagat e magjistratëve, të cilët ende nuk janë paguar për gushtin, solli reagimin e gjykatave e prokurorive në Tiranë. Administrata dhe sekretaret gjyqësore të Gjykatës civile të Tiranës, asaj penale, dhe Apelit, lanë punën dhe nuk ofruan shërbime, duke kërkuar një sqarim përse nuk po kalojnë pagat dhe se çfarë do të bëhet me ta.

Për të mos penalizuar personat e arrestuar të cilët duhen të dalin para togave të zeza për vlerësimin e arrestit, në gjykata do të bëhen vetëm masat e sigurisë.

Për ta zgjidhur këtë kryetarët e gjykatave u mbledhën në Gjykatën e Lartë, ku u vendos që më 10 shtator të thirret një mbledhje urgjente e Përgjithshme e Gjyqtarëve

Edhe Olsjan Çela mblodhi në mëngjes në Prokurorinë e Përgjithshme drejtuesit e prokurorive ku u theksua nevoja për një zgjidhje të shpejtë nga Kuvendi, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi “u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë të sistemit të drejtësisë”.

Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP argumentuan se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën e re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:19

Pagat e drejtësisë, gjyqtarët në mbledhje të jashtëzakonshme më 10 shtator

1788888386_1732281945drejtesia.jpg

Më 10 shtator në orën 10:00, është thirrur në KLGJ Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve lidhur me ngërçin e pagave të magjistratëve.

Në rendin e ditës parashikohet përcaktimi i qëndrimit institucional të trupës gjyqësore për zgjidhjen e situatës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas njoftimit, situata “prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.”

Read more:Si e bëri Tim Cook Apple një nga kompanitë më të vlefshme në botë/ 15 vite sukses dhe sfidat e mëdha që i lë pas John Ternusit

Njoftimi i plotë:

Nisur nga situata e krijuar në sistemin gjyqësor, si pasojë e moszbatimit brenda afatit të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve dhe e bllokimit, nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit, të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore;

Duke vlerësuar se kjo situatë është veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

Duke vlerësuar se respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim dhe përgjegjësi për çdo institucion shtetëror;

Duke çmuar se serioziteti i situatës kërkon një reagim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe institucional të trupës gjyqësore dhe se, për një çështje që prek të gjithë pushtetin gjyqësor, është e rëndësishme të dëgjohet zëri i çdo gjyqtari dhe gjyqësori të shprehet me një qëndrim të përbashkët;

Me qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur ndërmjet gjyqtarëve të të gjitha niveleve për situatën e krijuar, respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe përcaktimin e qëndrimit dhe të hapave institucionalë që çmohen të nevojshëm për zgjidhjen e saj;

Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,

thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, me këtë rend dite:

1. Diskutimi i situatës së krijuar nga bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore dhe përcaktimi i qëndrimit institucional të trupës gjyqësore për zgjidhjen e saj në përputhje me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe garancitë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do t’i zhvillojë punimet ditën e enjte, më 10 shtator 2026, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Ora 19:17

Ngërçi i pagave të gjyqësorit, Kryetarët e Gjykatave: Administrata s’është palë e debatit, të likuidohen menjëherë

1788538158_drejtesia.jpg

Kryetarët e Gjykatave kërkojnë që të procedohet menjëherë me pagat e administratës së gjyqësorit duke e ndarë këtë të fundit nga debati që po zhvillohet lidhur me pagat e magjistratëve.

Krahas kësaj, kërkon zhbllokimin e pagave të magjistratëve sipas vendimit të Kushtetueses, përllogaritjen dhe shlyerjen e pagesave të prapambetura si dhe respektimin e integritetit të gjyqësorit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu kërkon mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve pasi sistemi gjyqësor duhet të dëgjojë zërin e secilit dhe të flasë njëzëri në mbrojtje të pavarësisë.

Deklarata e plotë:

Mbledhja e Kryetarëve të Gjykatave të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur më 8 shtator 2026, shqyrtoi situatën e krijuar nga mosprocedimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore dhe pasojat që kjo gjendje po sjell për funksionimin normal të gjykatave.

Kryetarët e gjykatave kanë përgjegjësinë të garantojnë funksionimin normal të gjykatave dhe të mbrojnë kushtet institucionale, administrative e financiare, pa të cilat drejtësia nuk mund të ushtrohet normalisht. Kur gjyqtarët dhe administrata gjyqësore vazhdojnë të kryejnë detyrën, ndërsa pagat nuk procedohen, reagimi institucional nuk është zgjedhje, por përgjegjësi.

Për administratën gjyqësore situata është veçanërisht e pajustifikueshme. Punonjësit e saj nuk janë palë në debatin mbi formulën e pagës së magjistratëve. Ata kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë detyrën, ndërsa paga për punën e kryer nuk u është dhënë. Paga për punën e kryer nuk është favor. Është detyrim. Shqetësimi i krijuar në radhët e administratës gjyqësore është real dhe nuk mund të nënvlerësohet. Reagimet e shfaqura gjatë ditës së sotme janë një tregues i tensionit që ka prodhuar mospagimi.

Mbledhja e Kryetarëve mbështet kërkesën e ligjshme të punonjësve për marrjen e pagave që u takojnë, por kjo nuk duhet të kuptohet si legjitimim i formave të reagimit që cenojnë vijimësinë e funksionimit të gjykatave. Shqetësimi duhet dëgjuar, funksionimi i drejtësisë duhet garantuar dhe pagat duhet të procedohen pa vonesë.

Në debatin publik është pohuar se gjyqtarët ose organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor i kanë rritur pagat vetes. Ky pohim nuk pasqyron thelbin juridik të çështjes. Gjyqësori nuk po kërkon të caktojë vetë pagën e tij. Po kërkon respektimin dhe zbatimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që ka rikonfirmuar pagën që nga viti 2016.

Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026, i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Vetë Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj publike të datës 7 shtator 2026, ritheksoi se arsyetimi dhe dispozitivi i këtij vendimi përbëjnë qëndrimin e saj zyrtar, duhet të lexohen dhe zbatohen në tërësinë e tyre dhe se respektimi i vendimeve të saj është kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues. Prandaj vendimi nr. 15/2026 nuk mund të lexohet në mënyrë të fragmentuar dhe as të zbatohet në mënyrë selektive.

Read more:Pas KLGJ-së, edhe KLP cakton pagat referuese për sistemin e prokurorisë: Të detyruar nga boshllëku ligjor! Rritje reale që shkon deri në mbi 3 mijë euro

Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe përcaktoi se efektet e shfuqizimit hyjnë në fuqi me ligjin e ri dhe, “në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026”. Ky afat ka përfunduar.

Nga data 1 gusht 2026 gjyqtarët kanë vazhduar të ushtrojnë funksionin e tyre. Detyrimi i shtetit për t’i paguar nuk mund të ketë përfunduar më 31 korrik dhe as mosveprimi i ligjvënësit nuk mund të shërbejë si arsye për rikthimin në një rregullim, efektet e shfuqizimit të të cilit Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar shprehimisht në kohë.

Vetë ekzekutivi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet. Atëherë ai duhet të zbatohet. Edhe për pagesat e prapambetura vendimi është i qartë. Paragrafi 110 përcakton se, nëse ndryshimet ligjore nuk bëheshin deri më 31 korrik 2026, llogaritja e tyre do të kryhej me formulën që i referohet funksionarit të administratës së lartë publike, sipas vendimit nr. 35/2022 të Gjykatës Kushtetuese. Afati përfundoi dhe ligji nuk u miratua.

Mbledhja e Kryetarëve vlerëson se për mënyrën dhe afatin e shlyerjes së pagesave të prapambetura mund të përcaktohet një “skemë e arsyeshme përshtatjeje”, por vetë detyrimi nuk mund të vihet në diskutim. Pagesat e prapambetura duhet të përllogariten dhe shlyerja e tyre duhet të fillojë.

Çështja, tashmë, nuk është vetëm financiare. Bllokimi i pagave të sistemit gjyqësor, i shoqëruar me qëndrime të kundërta për efektet e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, prek drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit, integritetin institucional të tij, funksionimin normal të gjykatave dhe autoritetin e rendit kushtetues.

Paprekshmëria e pagës së gjyqtarit nuk është privilegj ekonomik. Ajo është një prej garancive të pavarësisë së gjyqësorit dhe, përmes saj, e së drejtës së qytetarit për një drejtësi të pavarur.

Në një shtet të së drejtës, asnjë institucion nuk mund të zgjedhë cilën pjesë të një vendimi kushtetues do të zbatojë dhe cilën do ta shtyjë. Respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese është detyrim dhe përgjegjësi e çdo institucioni shtetëror. Secili prej tyre duhet të ushtrojë kompetencat që i janë besuar për rivendosjen pa vonesë të ligjshmërisë dhe normalitetit kushtetues.

Mbledhja e Kryetarëve kërkon:

· procedimin e menjëhershëm të pagave të administratës gjyqësore, si dhe zhbllokimin dhe pagesën e pagave të gjyqtarëve në përputhje me efektet e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese;

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

· përllogaritjen dhe fillimin e shlyerjes së pagesave të prapambetura sipas paragrafit 110 të vendimit;

· respektimin nga çdo institucion të pavarësisë së gjyqësorit, integritetit të tij institucional dhe autoritetit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është përplasja ndërmjet pushteteve. Është rivendosja e normalitetit kushtetues. Nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë respektimin e Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Mbledhja e Kryetarëve vlerësoi gjithashtu se, përballë seriozitetit të situatës së krijuar, duhet të thirret sa më parë Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë. Në një moment që prek të gjithë sistemin, gjyqësori duhet të dëgjojë zërin e çdo gjyqtari, të bashkojë qëndrimet e tij mbi parimet themelore që janë në diskutim dhe të flasë me një zë të vetëm në mbrojtje të pavarësisë së tij, integritetit institucional dhe rendit kushtetues.

Gjyqësori do të vazhdojë të përmbushë detyrën e tij. Institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë të tyren. Zgjidhja nuk mund të shtyhet më: ajo duhet të jetë e menjëhershme, ligjore dhe kushtetuese.

Ora 15:18

Pagat e bllokuara/ Çela mbledh prokurorët: Kuvendi të japë zgjidhje të shpejtë! Nëse s’miratohet rritja, do ndjekim rrugën ligjore

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mblodhi drejtuesit e prokurorive, përfaqësues të KLP-së dhe Shoqatën e Prokurorëve për ngërçin me pagat. Në takim u kërkua një zgjidhje e shpejtë nga Kuvendi, pa cenuar pavarësinë e drejtësisë. Prokurorët mësohet se do të ndjekin rrugën ligjore nëse Kuvendi nuk miraton rritjen e pagës.

Reagimi për mediat i Prokurorisë së Përgjithshme

Mbi mbledhjen lidhur me situatën e pagesave të magjistratëve dhe administratës së sistemit të drejtësisë

Sot, më datë 8 shtator 2026, në Prokurorinë e Përgjithshme u zhvillua një mbledhje e thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm me pjesëmarrjen e drejtuesve të prokurorive, përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve, lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të ekzekutimit të pagesave për pagat e muajit gusht 2026 të magjistratëve dhe administratës.

Read more:“Biznesi përballet me ‘taksën e korrupsionit’”/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni

Gjatë mbledhjes u diskutua në mënyrë të detajuar situata e krijuar, si dhe nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan se çështja kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, në respektim të standardit kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, duke garantuar vijimësinë normale të funksionimit të institucioneve dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe punonjësve të administratës.

Në këtë kuadër, u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë.

Ora 12:06

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot (VIDEO)

Edhe administrata e Gjykatës së Apelit i është bashkuar bojkotit, pas ngërçit për pagat në sistemin e drejtësisë.

Ora 10:59

Ngërçi me pagat, edhe administrata e Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës në bojkot, bllokon shërbimet (VIDEO)

Pas ngërcit me pagat në sistemin e drejtësisë, edhe administrata e Dhomës Penale në Gjykatën e Tiranës ka nisur bojkotin dhe ka bllokuar shërbimet.

Ora 08:37

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Zgjidhja do të kërkohet përmes instrumenteve ligjore

1788856315_DREJTESIA.jpg

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilloi një mbledhje sot për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve. Në takim ku ishin të pranishëm drejtuesve të prokurorive, përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve u diskutua në mënyrë të detajuar situata e krijuar, si dhe nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan se çështja kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, në respektim të standardit kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, duke garantuar vijimësinë normale të funksionimit të institucioneve dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe punonjësve të administratës.

Në këtë kuadër, u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe
Kronikë

Pogradec/ Vodhi makinën pasi e gjeti me çelësat brenda, përfundon në pranga pas disa minutash (EMRI)

Kronikë

Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)

Tags: #Detyrim #Gjykata #Gjykata e Tiranes #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #gusht #Institucion #pagat e drejtesise #prokurorët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pogradec/ Vodhi makinën pasi e gjeti me çelësat brenda, përfundon në pranga pas disa minutash (EMRI)
  • Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)
  • Shpërthimi me 3 të plagosur te ‘Eida’ në Tiranë, eksperti Mehmeti: Pikat e karburanteve duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara, shkollave e kopshteve!
  • U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet, jemi pranë teje
  • ‘Balluku’/ SPAK sekuestron në Palasë një tjetër vilë, figuronte në emër të Igli Tares! Ish-zv.kryeministrja nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion e pastrim parash
Nga të njëjtat tag-e
  • Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)
  • “Protestuesit dje u arrestuan në trotuare, pa bërë shfaqje dhune!”/ Ironizon mjeku Ermal Pashaj: S’më vjen çudi që të dalë një VKM ku veza të quhet si “armë e ftohtë”!
  • Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Gazment Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?
  • 7 pyetje dhe përgjigje për luftën qeveri-drejtësi për pagat e magjistratëve! Si nisi konflikti, vendimet në Kushtetuese dhe deri te bllokimi i rrogave
  • Bardhi akuza të forta ndaj Ramës për audiopërgjimin: Pse hesht për planin e mikut të tij për trafikun e armëve?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 11 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 9 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pogradec/ Vodhi makinën pasi e gjeti me çelësat brenda, përfundon në pranga pas disa minutash (EMRI)

Autori i vjedhjes së një automjeti në Pogradec është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pak më parë…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur (VIDEO)

E vetmja rrugëdalje për ngërçin e krijuar në bashkinë e Tiranës për shkak të mungesës së kryetarit Erion…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shpërthimi me 3 të plagosur te ‘Eida’ në Tiranë, eksperti Mehmeti: Pikat e karburanteve duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara, shkollave e kopshteve!

Eksperti i mjedisit, Ahmet Mehmeti, është shprehur se pikat e karburanteve duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by