Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Kronikë

Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

• 9 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

13 vatra aktive zjarri vijojnë në vend, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon zjarri në pyll ahu dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun e Dibrës, mbeten aktive 4 vatra, me forcat e përqendruara në Vajkal, të Bulqizës.

Vatra në Gallatë të Kurbinit vijon aktive në një terren të vështirë, por pa rrezik për banesat. Më i konsiderueshëm është angazhimi në Kalivaç

Edhe në Shkodër mbeten aktive vatrat në Bardhaj–Myselim dhe Mali në Tërbunit.

Read more:Zjarret, 3 vatra ende aktive! ‘Dajti’ ende problematik, ndërhyrje edhe nga ajri

Vatra në Çërrilë të Mallakastrës në një pyll me pisha, është aktive dhe sot, por larg zonës së banuar.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:59

Kavajë/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Bago, shmanget rreziku ndaj dy banesave! Sfidë terreni i vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Në orët e para të ditës së sotme, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku disa vatra janë riaktivizuar në vende të ndryshme.

Forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe po përballen me flakët, ndërsa një prej shqetësimeve kryesore ka qenë afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por rreziku është shmangur.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll, pavarësisht vështirësive të krijuara nga sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët dhe terreni i vështirë.

Read more:Sadovica bashkon brezat, rikthehet festa tradicionale! Banorët kërkojnë rindërtimin e kishës së vjetër ortodokse

Specialisti i Emergjencave Civile, Fatbardh Bushi, ka kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e zjarrit nga ajri.

Ora 12:15

Zjarri prej gati një jave në Ungrej të Lezhës, 150 forca në terren dhe helikopter nga ajri! Vatrat e mëdha nën kontroll, por rreziku nuk ka kaluar

Zona e Kashnjetit, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, vijon të përballet me zjarret prej gati një jave. Edhe pse vatrat më të mëdha të flakëve janë vënë nën kontroll, në terren ende raportohen vatra të vogla aktive, kryesisht në zonat malore dhe në terrene të vështira për t’u aksesuar.

Rreth 150 forca janë angazhuar në operacion, mes tyre efektivë të Forcave të Armatosura dhe shërbimeve zjarrfikëse. Ndërhyrja po vijon me mjete zjarrfikëse dhe pompa dore, ndërsa fokusi kryesor është mbajtja nën kontroll e vatrave dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Read more:Arben Ahmetaj: Thonë se Rama nuk merr para, por edhe El Chapon nuk e kapën duke shpërndarë drogë. Nxjerrja e News24 nga godina, me urdhër të kryeministrit

Terreni i thyer dhe lartësia e madhe ku ndodhen disa prej vatrave e kanë vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, operacioni po mbështetet edhe nga ajri, me një helikopter që po ndërhyn në zonat ku flakët janë të paarritshme nga ekipet tokësore.

Kryetari i Njësisë Administrative Ungrej Agustin Zefi bën me dije se situata është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, por rreziku nuk është eliminuar plotësisht.

Forcat në terren do të vijojnë punën deri në shuarjen e plotë të vatrave, ndërsa pas ndërhyrjes do të monitorohet zona për të shmangur riaktivizimin e zjarrit.

Lexo edhe
Kronikë

Thuajse dy vite në qeli, Ilir Meta kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë

Kronikë

Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)

Tags: #helikopter #Helikopteri #Kryesore #Mali #Malore #ministria e mbrojtjes #Operacion #Para #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Thuajse dy vite në qeli, Ilir Meta kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë
  • Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)
  • Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura
  • Edhe GJKKO nuk shqyrton ankimin e Veliajt për mosnisjen e hetimit për ‘Nesti Angonin’, i drejtohet Gjykatës së Lartë: Cila gjykatë e ka kompetencën?
  • Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb
Nga të njëjtat tag-e
  • Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura
  • Arben Ahmetaj: Thonë se Rama nuk merr para, por edhe El Chapon nuk e kapën duke shpërndarë drogë. Nxjerrja e News24 nga godina, me urdhër të kryeministrit
  • “Sulmi i Ramës ndaj News24 hakmarrje për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Kreu i organizatës numëron Ronët dhe Gysët! Nxorën median me dhunë për të dhënë shembull
  • Fier, ura 40-metërshe mbi Gjanicë rrezik për kalimtarët, shemben parmakët (VIDEO)
  • Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 7 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Thuajse dy vite në qeli, Ilir Meta kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sot Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësim mase të sigurisë. Kërkesa…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)

Një tjetër ngarkesë e madhe kanabisi e nisur nga Kanadaja dhe me destinacion Shqipërinë u godit nga Policia,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura

FIER– Pas përballjes me flakët, në 3 njësi administrative të Fierit; Levan, Qendër dhe Frakull ka nisur puna…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by