Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tedi Blushi përplaset me ministren Ismaili: Mos recito ato që të jep Rama, fundi është i keq! Ahmetaj, e vetmja pasqyrë që u ka mbetur socialistëve
Politikë

Tedi Blushi përplaset me ministren Ismaili: Mos recito ato që të jep Rama, fundi është i keq! Ahmetaj, e vetmja pasqyrë që u ka mbetur socialistëve

• 11 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, Erjona Ismaili për komentet që ajo bëri për Arben Ahmetajn. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi shkruan se Ahmetaj është e vetmja pasqyrë që i ka mbetur socialistëve.

Ai i drejtohet ministres duke i kërkuar të mos përsërisë deklaratat e kryeministrit, duke paralajmëruar se politikanë të tjerë që dikur flisnin me superlativa për Ramën, më vonë kanë ndryshuar qëndrim.

“Zonja Ministre pa emër, mos recito më ato që të jep Edi Rama. Para teje kanë recituar plot të tjerë, me të njëjtët superlativ, me të njëjtin zell dhe shumë herë më bukur.

Sot disa prej tyre janë penduar, ndërsa disa të tjerë kanë nisur të tregojnë histori krejt të ndryshme nga ato që recitonit dikur.

Dhe kujdes, sepse nesër mund të gjendesh duke shpjeguar se ke qenë pjesë e organizatës kriminale me dashje, dhe jo thjesht “pa dashje””, shkruan Blushi. Deputeti i opozitës deklaron se nuk merr përsipër të mbrojë Arben Ahmetajn, por e cilëson atë si një figurë të rëndësishme në denoncimet që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Read more:Protestuesja thirrje SPAK-ut: Pse nuk e arrestoni Edi Ramën? Ka shitur Shqipërinë. Ahmetaj foli qartë

“Unë nuk marr përsipër të merrem me zotin Ahmetaj dhe aq më pak të bëj avokatin e tij. Ai di ta bëjë shumë mirë vetë mbrojtjen e tij. Por një gjë është e pamohueshme, sot ai është shndërruar në një ‘institucion’ kyç në denoncimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit”, shkruan Blushi.

Reagimi i Blushit:

Ministres pa emër, që i vjen ndot nga e vetmja pasqyrë që i ka mbetur socialistëve!

Fatkeqësisht, socialistëve sot u ka mbetur si pasqyrë e vetme, Arben Ahmetaj. Madje, aq shumë e tepron me rolin si pasqyrë, sa edhe vetë Ahmetaj duket sikur po e qan hallin e PS-së më shumë se hallin e Shqipërisë.

Ndaj, zonja Ministre pa emër, mos recito më ato që të jep Edi Rama. Para teje kanë recituar plot të tjerë, me të njëjtët superlativ, me të njëjtin zell dhe shumë herë më bukur.

Read more:“Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një projektligj për VNM-në”, Ina Zhupa: Është fasadë, ligji 21/2024 duhet shfuqizuar

Dhe kujdes, sepse nesër mund të gjendesh duke shpjeguar se ke qenë pjesë e organizatës kriminale me dashje, dhe jo thjesht “pa dashje”.

Unë dua të besoj se je “pa dashje”.

Në fund të fundit, dikur edhe Ahmetaj fliste për Edi Ramën me superlativa.

Sot, të paktën, ai u flet socialistëve nga një prej vendeve më demokratike që njeh planeti, dhe jo nga Bjellorusia apo Koreja e Veriut.

Unë nuk marr përsipër të merrem me zotin Ahmetaj dhe aq më pak të bëj avokatin e tij. Ai di ta bëjë shumë mirë vetë mbrojtjen e tij. Por një gjë është e pamohueshme, sot ai është shndërruar në një “institucion” kyç në denoncimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Dhe sa për ftesën tënde për t’u përballur me drejtësinë, të kujtoj se Ahmetaj nuk është arratisur nga drejtësia por nga organizata kriminale ose siç i themi ne të opozitës, Narkoregjimi ose KAYO-organizata.

Read more:LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret!

Madje, nê fillim edhe unë e kam vënë në dyshim Ahmetajn kur fliste për një shishe vere që pinte Edi Rama dhe që, sipas tij, kushtonte 33 mijë euro.

Pastaj erdhi historia e kantinës së Gysit, me vlerë 3 milionë euro, dhe aty, sinqerisht, mbeta pa fjalë.

Sidomos kur “magjistari” arriti të bënte të zhdukej edhe kantina, që u sekuestrua ditën dhe çuditërisht natën, u shndërrua në lakuriq nate dhe fluturoi në drejtim të paditur dhe ende nuk dihet ku përfundoi.

Megjithëse gojët e liga thonë se kantina fshihet në bodrumet e Surrelit.

Read more:Dy e-maile kryqëzojnë Belinda Ballukun, provat faktike të supervilës në Palasë: Do ta bëjmë me hidromasazhe si hoteli luksoz në Santorini

Sa për nofkën “Tigri”, nuk ia vura unë.

E ka pagëzuar vetë Edi Rama, sepse, sipas tij Ahmetaj e meritonte në të gjitha kuptimet këtë emër të dytë.

Dhe sot, kur sheh ato tigrat rangalla të ardhura nga Bangladeshi që nuk prodhojnë energji elektrike, të vjen keq që dhe koncepti i Ramës për tigrat është bërë impotent.

Prandaj, zonja Ministre pa emër, pak frena!

Sepse kjo puna e recitimit ka një fund të keq, sot reciton, nesër justifikohesh, pasnesër pendohesh dhe një ditë të bukur të thërrasin kolegët e tu dhe të detyrojnë të shpjegosh se çfarë dije, çfarë nuk dije dhe sa “pa dashje” e dije. Madje edhe nëse nuk ke bërë vetë ndonjë krim deri atëherë, mund të të akuzojnë dhe të të dënojnë për mos kallëzim krimi.

Read more:“Diçka e madhe pritet të ndodhë”/ Bjellorusia bashkohet në stërvitjet bërthamore të Rusisë, rriten tensionet me NATO-n dhe Ukrainën

Në politikë mund ta heqësh pasqyrën nga muri. Edhe mund t’ja dalësh ta thyesh.

Por, fatkeqësisht, nuk mund t’i zhdukësh copat.

Dhe copat e pasqyrës kanë një ves të keq:

vazhdojnë të tregojnë fytyrën.

Ndaj nuk ta ka fajin pasqyra “AHMETAJ 5”!

As pasqyra “AHMETAJ 6”!

THELLOHU E DASHUR!

Lexo edhe
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Tags: #arben ahmetaj #Bjellorusia #Edi Rama #energji elektrike #euro #Facebook #Institucion #kayo

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Nga të njëjtat tag-e
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin