Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, nëna nga Elbasani apel shqiptarëve: Më ndihmoni ta çoj në Itali
Sociale

Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, nëna nga Elbasani apel shqiptarëve: Më ndihmoni ta çoj në Itali

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Liljana Laloshi para një jave solli në jetë një djalë, fëmija i saj i dytë, të cilin ende nuk ka mundur ta gëzojë.

39-vjecarja nga Elbasani ndodhet në maternitetin Geraldinë në Tiranë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse më 7 shtator kreu një lindje cezariane të parakohshme, në muajin e tetë për shkak të komplikacioneve gjatë shtatzënisë.

I vogli, lindi me një defekt në strukturën e zemrës. Që pas të qarës së parë që e gëzoi si nënë për herë të dytë, Liljana nuk ka mundur ta marrë më në krahë. Foshnja ndodhet në reanimacion dhe qëndron në jetë me aparatura.

Me lot në sy, 39-vjecarja kërkon ndihmë. Sipas saj djali ka nevojë për një ndërhyrje që mjekët në Tiranë nuk e realizojnë dot, dhe çdo vonesë thotë se do rrezikonte jetën e tij.

Read more:Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtim të anëtarit Vate Staka

“Këtu është i pashpresë djali. Ka probleme në mushkëri, ka probleme me zemrën… janë shumë probleme serioze. Duhet dërguar sa më shpejtë se më thonë që nuk ka kohë për djalin. Ju lutem të gjithë shqiptarëve: më ndihmoni djalin se unë nuk kam mundësi ta ndihmoj” tha ajo mes ngashërimash.

Sipas saj, derisa fëmija erdhi në jetë, asnjë nga mjekët nuk e kishte zbuluar një komplikacion të tillë, në asnjë nga ekot, analizat apo ekzaminimet e kryera

“Nuk dyshonin për asgjë. I kam bërë të gjitha analizat, ekot dhe vizitat e më thonin që ccdo gjë është në rregull” tregon ajo

Read more:DOSJA AKSHI/ U la në burg nga GJKKO, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

Liljana Laloshi thotë se zgjidhja që i është sugjeruar nën zë në spital, është dërgimi i të voglit të saj për trajtim në një spital të specializuar në Romë të Italisë.

“Nuk mund të kurohet këtu sepse këtu nuk kanë mjete. Më kanë thënë mjekët që duhet çuar në Itali” thotë ajo.

Vetëm për ta transportuar me avion ambulancë në Itali, sipas saj duhen 25 mijë euro, përveç trajtimeve spitalore.

Read more:Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh

“Unë nuk kam mundësi ta çoj djalin jashtë shtetit. Më kanë thënë për Itali po unë nuk kam mundësi. Ju lutem shqiptarëve më ndihmoni të kuroj djalin” shprehet ajo mes lotësh.

Fëmija, të cilën Liljana Laloshi e ka quajtur Aroen, ishte 2250 gram kur erdhi në jetë. Ai lindi me një defekt në zemër shoqëruar me disa komplikacione që prekin dhe organe të tjera.

Kushdo që kërkon të ndihmojë familjen Laloshi është i lutur të kontaktojë në numrin 0695672265

Lexo edhe
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Tags: #avion #defekt #Djalë #djali #Elbasan #elbasani #euro #itali #Liljana Laloshi #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin