Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtim të anëtarit Vate Staka
Kronikë

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtim të anëtarit Vate Staka

• 28 Gusht, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Brenda javës së parë të dhjetorit duhet të ketë një emër të ri për Prokurorin e ri të Përgjithshëm në vend por Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka nisur asnjë procedurë për shqyrtimin e 5 kandidaturave. Është detyrë e organit qeverisës të prokurorisë që të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, listë e cila i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë, pasi më herët të ketë bërë një procedurë të imtësuar verifikimi.

Një prej këtyre procedurave është edhe dërgimi i emrave të kandidatëve për në ILDKPKI për të verifikuar pasurinë, proces që zgjat në kohë. Vonesën pritet ta zgjasë edhe më tej, edhe një kërkesë e mbërritur në KLP nga njëri prej kandidatëve, Ylli Pjetërnikaj, i cili kërkon që nga shqyrtimi i këtij procesi të përjashtohet anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vate Staka, për shkak sipas tij të konfliktit të interesit.

Kërkesa ëshët dorëzuar që më 30 korrik, por KLP ende nuk e ka shqyrtuar. E vendosur në rendin e ditës në mbledhjen e sotme, kryetarja e KLP Mirela Bogdani njoftoi se kërkuesi Pjetërnikaj kishte sjellë një material shtesë dhe për këtë disa anëtarë kërkuan shtyrje.

Por kjo solli një debat shumë të ashpër mes anëtarësh, anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri kërkuan shqyrtim të menjëhershëm, ndërsa Zeqir Hoda dhe anëtarë të tjerë propozuan shtyrje për të hënën.

“Kërkesa është paraqitur që më datë 30 dhe ne ende nuk e kemi shqyrtuar. ILDKPKI nuk i janë dërguar ende materialet dhe 5 dhjetori vjen shumë shpejt”, tha anëtari i KLP Erind Mërkuri.

“Të bëjmë verifikimin dhe të çojmë në ILDKPKI të gjithë ata që plotësojnë dokumentet”, tha anëtarja Ledina Riza.

“Kujdes, do të hapim një precedent. Është një proces shumë i rëndësishëm dhe ccdo shtyrje ndikon në afate. Unë them që është e tepërt. Kërkesën e ka bërë, faktin mbi të cilin ai e bazon kërkesën është i qartë. Dhe ne duhet ta shtyrtojmë, të vendosim nëse është në përputhje me ligjin ose jo kërkesa”, iu përgjigj Sokol Stojani.

Pas debateve të ashpra mbledhja rifilloi në orën 15:30 por edhe aty pati akuza dhe ofendime mes anëtarëve dhe mbledhja u ndërpre.

Read more:Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë/ Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit! Ulen vitet e pritjes për gradat, vlerësohen aktet heroike

Që më 4 gusht Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi emrat e 5 kandidatëve zyrtarë që do të jenë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas mbylljes së detyrës 7-vjeçare të Olsian Çelës në krye të këtij institucioni. Në përfundim të afatit të aplikimit, 5 kandidatët në garë për Prokurorin e Përgjithshëm janë si më poshtë: 1. Adnan Xholi; 2. Arta Marku; 3. Fatjona Memçaj; 4. Rovena Zoto; 5. Ylli Pjetërnikaj.

Ajo që vihet re është se në listë ndër të tjerë, janë prokurori i SPAK Adnan Xholi, si dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Pasi të analizojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, listë e cila i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi ka 30 ditë kohë nga dita e paraqitjes së propozimeve për të zgjedhur kryeprokurorin me shumicë të cilësuar prej 3/5 të votave të të gjithë anëtarëve. Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë brenda 30 ditëve, kandidati i renditur i pari nga KLP shpallet automatikisht i emëruar si Prokuror i Përgjithshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:34

“Pse qeshe në mënyrë ironike?…Më vjen zor që jam në këtë tavolinë…Ti je me shkollë nate”. Anëtarët e KLP sherre banale, kërkojnë përjashtim të njëri-tjetrit

Një kërkesë e bërë nga kandidati për prokuror të përgjithshëm, Ylli Pjetërnika, për përjashtim të anëtarit të KLP Vatë Staka nga shqyrtimi i procedurës për zgjedhjen kryeprokuror futi në sherr gjatë gjithë ditës anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pasi debatuan për orë të tëra se kur do ta shqyrtonin këtë kërkesë, mbledhja u riçel në orën 15:30 por u mbyll pas thuajse një orë e gjysmë pa asnjë rezultat. Anëtarët e organit qeverisës të sistemit të prokurorisë kanë debatuar ashpër duke kërkuar përjashtim të njëri-tjetrit por edhe duke u ofenduar reciprokisht si të pashkollë.

Debati nisi kur vetë anëtari Vate Staka, për të cilin kërkohej përjashtim, kërkoi që nga shqyrtimi i kërkesës së kandidatit Pjetërnikaj të përjashtohej anëtari Zeqir Hoda. Ky i fundit pas shumë debatesh kërkoi që nga kjo shqyrtimi i kësaj kërkese të fundit të përjashtohej anëtari tjetër Sokol Stojani. Hoda dhe Stojani u përplasën me fyerje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Sokol Stojani u përfshi edhe në ngacmime me kryetaren e KLP Mirela Bogdani, me të cilën shpesh ka pasur përplasje të ashpra.

Gjatë gjithë këtij debati, në siklet anëtarë të KLP, si Erind Mërkuri nuk rrinin në tavolinë gjatë këtij debati.

Read more:DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

PJESË NGA DEBATI:

Zeqir Hoda:: Është njoftuar opinioni dhe media po e ndjek objektin e kësaj procedure. Në vijim të kësaj procedure u parashtrua një kërkesë tjetër, ndërkohë që objekti për të cilin ne jemi mbledhur ende nuk është bërë i ditur. Lexojeni kërkesën e z. Pjetërnikaj. Edhe po s’e bëtë ju do ta bëj unë sepse ju dhunshëm nuk më nxirrni dot nga kjo sallë, asnjëri prej jush s’më nxjerr dot.

Mirela Bogdani:Çfarë duhet të bëj. Z. Pjetërnikaj ka bërë kërkesë pë z. Staka, a duhet të jetë Staka? Duhet të jetë e qartë procedura.

Sokol Stojani: Kërkesa që bëhet nga një aplikant, si Ylli Pjetërnikaj, duhet të shqyrtohet nga Këshilli. Por e para duhet të shqyrtohet nëse duhet të jetë apo jo z. Hoda

Mirela Bogdani: Po pse kërkesa e dytë duhet sqaruar e para?

Sokol Stojani:Atëherë, nëse nuk e kupton…

Mirela Bogdani:Jo, kam nevojë të ma sqarosh se nuk e kuptova.

Sokol Stojani: Më thjesht se kaq nuk di.

Read more:Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ KLP konfirmon emrat e pesë kandidatëve zyrtarë, mes tyre edhe prokurori i SPAK e Arta Marku

(debat pa mikrofon)

Sokol Stojani: O zonja Riza hiq dorë nga ky shumësi. Mos e lësho gojën ashtu. Leje shumësin.

Zeqir Hoda: Tani i bie që unë të kërkoj përjashtimin e z. Stojani për mënyrën se si arsyeton kërkimin e z. Staka.

Sokol Stojani: Po kërkoje

Zeqir Hoda: Unë dyshoj nga objektiviteti i z. Stojani, dhe kërkoj përjashtimin e tij nga shqyrtimi i kërkesës së z. Staka për përjashtimin tim

Sokol Stojani: Unë po them se edhe qeshja e zonjës kryetare ishin muhabete kot.

Zeqir Hoda:: Kërkoj zbardhjen e procesverbalit dhe pastaj të shqyrtohet kërkesa ime për përjashtimin e z. Stojani.

Sokol Stojani: Qeshjet dhe nënqeshjet e zonjës kryetare, ndaj unë kërkoj përjashtimin e saj sepse tregon një qëndrim. Tani kjo po banalizohet. Nga pyetja juaj zonja kryetare që të kërkosh se si duhet mbajtur rendi…

Zeqir Hoda:: Për mua qëndrimi që mbajti z. Stojani është arsye që të përjashtohet. Sapo e shprehur qëndrimin.

Read more:Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Vate Stakajt

Sokol Stojani: Ti ke probleme me formimin.

Zeqir Hoda:Kjo është arsye tjetër që unë kërkoj përjashtim, paragjykimi që z. Stojani bën për formimin tim.

Sokol Stojani: Çdo kërkesë duhet të ketë arsyetim logjik. Se mund të ketë edhe arsyetime si ai i z. Hoda që “jam djalë i zgjuar se e kam shtëpinë afër bibliotekës”

Mirela Bogdani: T’i lemë këto komente, të rrijmë të procedura

Sokol Stojani:Duket që z. Hoda është i stresuar.

Zeqir Hoda:Shiko anën tënde emocionale.

Sokol Stojani: Po bëhemi qesharakë…ai ka bërë shkollën natën.

Zeqir Hoda: Nuk presionohem nga adresime të tilla, aq më tepër nga ky personi që i adreson. Do përgjigjet. Z. Stojani duhet të përjashtohet…i dituri me 4 klasë shkollë.

Read more:5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

Sokol Stojani:E ka humbur z. Hoda….znj. Kryetare ju qeshët në mënyrë ironike teksa unë jepja opinionin tim.

Mirela Bogdani:Nuk besoj të kem qeshur.

Sokol Stojani:Nëse do biem në këtë lloj banaliteti të vazhdojmë. Unë do të kërkoj përjashtimin tuaj.

Ledina Riza:Më vjen zor që jam në këtë tavolinë…të arrijë niveli i diskutimeve në të tilla banalitete nuk i takon kësaj tavoline. Kërkohet përjashtim jo pse qeshe e pse jo. Të respektojmë kandidatët që kanë aplikuar dhe publikun. Nuk e di nëse mund të qëndrojë në këtë tavolinë.

Sokol Stojani:Ky këshill nuk është më në terezi, ta marrin vesh të gjithë…

Zeqir Hoda:Kjo që po bën z. Stojani tani është presion mbi këshillin. Ky është presion

(Më pas regjistrimi mbledhja u mbyll pa dhënë një datë tjetër)

Lexo edhe
Kronikë

8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)

Kronikë

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash

Tags: #Adnan Xholi #arta marku #Detyrë #Djalë #Fatjona Memçaj #KLP #prokuroria e pergjithshme #vate staka #ylli pjeternikaj #zeqir hoda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Autoburgjet e blinduara futen për herë të parë në Shqipëri, do të përdoren për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, vonesa mbi 1 orë në fluturimet nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, vonesa mbi 1 orë në fluturimet nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas KLGJ-së, edhe KLP cakton pagat referuese për sistemin e prokurorisë: Të detyruar nga boshllëku ligjor! Rritje reale që shkon deri në mbi 3 mijë euro
  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Vate Stakajt
  • Kosovë/ PDK para ndërtesës së Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat
  • Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt
  • Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 14 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 13 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 13 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)

17 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit deri në orën 20:00 të 28 gushtit, ndërsa 8…

• 13 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të…

• 42 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Autoburgjet e blinduara futen për herë të parë në Shqipëri, do të përdoren për transportimin e personave me rrezikshmëri të lartë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar fuqizimin e sistemit të Burgjeve me automjete të blinduara, autoburgje, të…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by