Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Vate Stakajt
Kronikë

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Vate Stakajt

• 28 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Brenda javës së parë të dhjetorit duhet të ketë një emër të ri për Prokurorin e ri të Përgjithshëm në vend por Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka nisur asnjë procedurë për shqyrtimin e 5 kandidaturave.

Është detyrë e organit qeverisës të prokurorisë që të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, listë e cila i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë, pasi më herët të ketë bërë një procedurë të imtësuar verifikimi.

Një prej këtyre procedurave është edhe dërgimi i emrave të kandidatëve për në ILDKPKI për të verifikuar pasurinë, proces që zgjat në kohë.

Read more:Kosovë/ PDK para ndërtesës së Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat

Vonesën pritet ta zgjasë edhe më tej, edhe një kërkesë e mbërritur në KLP nga njëri prej kandidatëve, Ylli Pjetërnikaj, i cili kërkon që nga shqyrtimi i këtij procesi të përjashtohet anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Vatë Staka, për shkak sipas tij të konfliktit të interesit.

Kërkesa ëshët dorëzuar që më 30 korrik, por KLP ende nuk e ka shqyrtuar. E vendosur në rendin e ditës në mbledhjen e sotme, kryetarja e KLP Mirela Bogdani njoftoi se kërkuesi Pjetërnikaj kishte sjellë një material shtesë dhe për këtë disa anëtarë kërkuan shtyrje.

Por kjo solli një debat shumë të ashpër mes anëtarësh, anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri kërkuan shqyrtim të menjëhershëm, ndërsa Zeqir Hoda dhe anëtarë të tjerë propozuan shtyrje për të hënën.

Read more:Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Dado! Kërkon fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij

“Kërkesa është paraqitur që më datë 30 dhe ne ende nuk e kemi shqyrtuar. ILDKPKI nuk i janë dërguar ende materialet dhe 5 dhjetori vjen shumë shpejt”, tha anëtari i KLP Erind Mërkuri.

“Të bëjmë verifikimin dhe të ccojmë në ILDKPKI të gjithë ata që plotësojnë dokumentet”, tha anëtarja Ledina Riza, duke propozuar shtyrje për të hënën.

Read more:Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP

“Kujdes, do të hapim një precedent. Është një proces shumë i rëndësishëm dhe ccdo shtyrje ndikon në afate. Unë them që është e tepërt. Kërkesën e ka bërë, faktin mbi të cilin ai e bazon kërkesën është i qartë. Dhe ne duhet ta shtyrtojmë, të vendosim nëse është në përputhje me ligjin ose jo kërkesa”, iu përgjigj Sokol Stojani.

Pas debateve të ashpra mbledhja është ndërprerë dhe diskutimi është shtyrë për në 15:30.

Që më 4 gusht Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi emrat e 5 kandidatëve zyrtarë që do të jenë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas mbylljes së detyrës 7-vjeçare të Olsian Çelës në krye të këtij institucioni. Në përfundim të afatit të aplikimit, 5 kandidatët në garë për Prokurorin e Përgjithshëm janë si më poshtë: 1. Adnan Xholi; 2. Arta Marku; 3. Fatjona Memçaj; 4. Rovena Zoto; 5. Ylli Pjetërnikaj.

Read more:Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ KLP konfirmon emrat e pesë kandidatëve zyrtarë, mes tyre edhe prokurori i SPAK e Arta Marku

Ajo që vihet re është se në listë ndër të tjerë, janë prokurori i SPAK Adnan Xholi, si dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Pasi të analizojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, listë e cila i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi ka 30 ditë kohë nga dita e paraqitjes së propozimeve për të zgjedhur kryeprokurorin me shumicë të cilësuar prej 3/5 të votave të të gjithë anëtarëve. Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë brenda 30 ditëve, kandidati i renditur i pari nga KLP shpallet automatikisht i emëruar si Prokuror i Përgjithshëm.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Tags: #Adnan Xholi #arta marku #Detyrë #Fatjona Memçaj #KLP #prokuroria e pergjithshme #Rovena Zoto #spak #ylli pjeternikaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 1 ditë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin