Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Vlora Hyseni e bëri mirë detyrën e informimit të krimit të organizuar”/ Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit
Politikë

“Vlora Hyseni e bëri mirë detyrën e informimit të krimit të organizuar”/ Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

• 22 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, duke deklaruar se shkarkimi i saj nuk e zgjidh problemin dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Reagimi vjen pas zhvillimeve të forta të kësaj të marte, kur GJKKO, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi”, shoqëruar me pezullimin nga detyra. Masa raportohet se është marrë në kuadër të hetimeve të lidhura me dosjen e AKSHI-t dhe Ergys Agasin.

Bardhi pretendon se Hyseni është vendosur në krye të SHISH për t’i shërbyer interesave të krimit të organizuar, ndërsa kujtoi se akuza të ngjashme i kishte artikuluar publikisht që në vitin 2024.

“Vlora Hyseni e ka bërë shumë mirë detyrën që i ka ngarkuar Kryeministri: informimin dhe mbrojtjen e krimit të organizuar! E kam thënë nga foltorja e Kuvendit në 2024:

Read more:Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Ramës: Ka projektuar një shtet privat. Po hakmerret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, s’e i kanë trokitur te dera për Belindën!

‘Edi Rama e vendosi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror si njeriun e Ergys Agasit dhe për t’i shërbyer krimit të organizuar’”, deklaroi Bardhi.

Për Bardhin, largimi i Hysenit pas masës së sigurisë nuk mjafton për të mbyllur përgjegjësinë politike të kryeministrit. Ai argumentoi se problemi nuk qëndron vetëm te personi që drejton SHISH, por te mënyra se si, sipas tij, Rama zgjedh njerëzit që vendos në krye të institucioneve.

“Prandaj, shkarkimi i Vlora Hysenit, edhe pse Kryeministri ka alergji nga fjala ‘pezullim nga detyra’, nuk zgjidh asgjë. Në vend të saj do të vijë një Vlorë tjetër, sepse Kryeministri i vendit nuk është një njeri i lirë”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

Read more:“SHISH u kthye në Shërbimin Informativ të Krimit”/ Salianji rikthen akuzat për Vlora Hysenin: Faktimi i lidhjeve, alarm për sigurinë kombëtare. Rama të dorëhiqet (VIDEO)

Bardhi e mbylli reagimin duke kërkuar drejtpërdrejt largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe hetimin e tij nga organet e drejtësisë.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë!”, përfundoi Gazment Bardhi.

Vlora Hyseni u propozua nga Rama për drejtimin e SHISH në mars të vitit 2023 dhe u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill të atij viti. Para marrjes së detyrës, ajo kishte shërbyer edhe si këshilltare e kryeministrit për çështjet e sigurisë.

REAGIMI:

Vlora Hyseni e ka bërë shumë mirë detyrën që i ka ngarkuar Kryeministri: informimin dhe mbrojtjen e krimit të organizuar!

Read more:Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale

E kam thënë nga foltorja e Kuvendit në 2024:
“Edi Rama e vendosi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror si njeriun e Ergys Agasit dhe për t’i shërbyer krimit të organizuar”.

Prandaj, shkarkimi i Vlora Hysenit, edhe pse Kryeministri ka alergji nga fjala “pezullim nga detyra”, nuk zgjidh asgjë. Në vend të saj do të vijë një Vlorë tjetër, sepse Kryeministri i vendit nuk është një njeri i lirë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë!

Lexo edhe
Politikë

Më shumë se 100 ditë protesta në Shqipëri, Berisha për median italiane: Mbështesim kërkesën për qeveri teknike! Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje

Politikë

Lufta kundër krimit të organizuar/ Ambasada Amerikane publikon mesazhin: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta!

Tags: #AKSHI #Bajram begaj #Edi Rama #gazment bardhi #GJKKO #Para #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Më shumë se 100 ditë protesta në Shqipëri, Berisha për median italiane: Mbështesim kërkesën për qeveri teknike! Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje
  • Lufta kundër krimit të organizuar/ Ambasada Amerikane publikon mesazhin: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta!
  • “Vlora Hysenit e bëri mirë detyrën e informimit të krimit të organizuar”/ Rama shkarkoi kreun e SHISH, Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit
  • ‘Shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave, i Vlorës së sekreteve të shitura, i Prodës së policëve të implikuar”/ Këlliçi: Në OKB Rama do derdhë lot hipokrizie për ish-krerët e UÇK
  • “Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës”/ Blushi: Shkarkoi Hysenin, por nuk “dorëzon” Ballukun
Nga të njëjtat tag-e
  • Më shumë se 100 ditë protesta në Shqipëri, Berisha për median italiane: Mbështesim kërkesën për qeveri teknike! Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje
  • “Vlora Hysenit e bëri mirë detyrën e informimit të krimit të organizuar”/ Rama shkarkoi kreun e SHISH, Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit
  • ‘Shefi i Gysit të krimit, i Belës së vilave, i Vlorës së sekreteve të shitura, i Prodës së policëve të implikuar”/ Këlliçi: Në OKB Rama do derdhë lot hipokrizie për ish-krerët e UÇK
  • “Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës”/ Blushi: Shkarkoi Hysenin, por nuk “dorëzon” Ballukun
  • Tre aktet nënligjore për Turizmin ende pa miratuar, Kuvendi i lë 10 ditë kohë Ministrisë: Arsyetoni shkaqet, na jepni afatet e reja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 21 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Më shumë se 100 ditë protesta në Shqipëri, Berisha për median italiane: Mbështesim kërkesën për qeveri teknike! Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje

Media italiane Il Riformista ka pasqyruar një intervistë të zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i…

• 28 minuta më parë • 8 min lexim
Politikë

Lufta kundër krimit të organizuar/ Ambasada Amerikane publikon mesazhin: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dypalësh në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Vlora Hysenit e bëri mirë detyrën e informimit të krimit të organizuar”/ Rama shkarkoi kreun e SHISH, Bardhi: Zgjidhja është doreheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by