Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
Kronikë

Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)

• 23 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË-Një ditë pasi nëna e Bleona Matës hodhi poshtë publikisht pretendimet e avokatit Alban Duraj se vajza e saj ishte gjetur, të dy u përballën live në “Pa Gjurmë” në Report Tv. Përballja u tensionua kur Duraj u pyet se ku i kishte siguruar informacionet për fatin e Bleona Matës, e zhdukur që në moshën 6-vjeçare në Zapod të Kukësit.

Ditën e djeshme në “Pa Gjurmë”, Bukurie Veizi mohoi kategorikisht se e bija ishte gjetur dhe tha se nuk kishte pasur asnjë komunikim privat me avokatin për pretendimet e bëra publike prej tij.

“Nuk është e vërtetë. Po habitem, u shokova. Kush mund të jetë kaq i aftë sa ta japë këtë lajm? Njerëzit e paligj përdorin dobësinë dhe luajnë me ndjenjat e një nëne. Mos abuzoni me këtë dhimbje. Si mund ta shprehë këtë një avokat pa pasur telefonatë me mua, pa pasur takim privat me mua? Nuk kam asnjë komunikim me Alban Durajn”, tha Bukurie Veizi në Pa Gjurmë një ditë më parë.

Duraj kishte deklaruar në disa dalje mediatike se Bleona ishte gjetur dhe ishte birësuar nga një çift grek dhe se tashmë ishte studente ekselente me bursë në një universitet europian. Por i pyetur në “Pa Gjurmë” se nga i kishte marrë këto informacione, avokati tha se bëhej fjalë për hipoteza të ngritura nga vetë nëna.

Odeta Dume:Ku i ke siguruar informacionet?

Alban Duraj: Informacionet janë hipoteza të cilat janë ngritur nga nëna.

Odeta Dume:Pra, këto t’i ka thënë nëna? Nëna s’e ka thënë asnjëherë këtë, Alban.

Read more:Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses

Alban Duraj:Po pse duhet t’i thotë gjithmonë te ‘Pa Gjurmë’? Ti e ke ekskluzivitetin?

Për të sqaruar pretendimet, “Pa Gjurmë” futi në një lidhje direkte edhe Bukurie Veizin. Nëna mohoi sërish se i kishte dhënë Durajt informacion se e bija ishte gjetur.

Alban Duraj: Zonjë Bukurie, a është e vërtetë që ne kemi komunikuar dhe ju më keni falënderuar për gjithë angazhimin tim publik?

Bukurie Veizi:Kam falënderuar në studio.

Debati u tensionua edhe më tej kur gazetarja Odeta Dume këmbënguli që avokati të tregonte burimin e pretendimeve të tij.

Alban Duraj:Nuk të morëm autorësinë, Odeta. Çfarë halli ke ti, mos të marrim famën?

Read more:Skandali i ish-drejtueses së SHISH/ Tomor Alizoti me deklaratë të fortë: Mos ëndërroni më që ka shtet! Reforma territoriale? Deputetët e PS po turren pas kryetarit (VIDEO)

Odeta Dume:Për famë je ti, i dashur Alban. Mos më trego famën. Mos e kalo personale. Nëse do ta kalosh personale, unë kam të drejtën, si moderatore, të të tregoj derën që të dalësh nga kjo studio.

Pas kësaj përplasjeje, Duraj u largua nga studioja, ndërsa nëna e Bleonës paralajmëroi se çështjen do ta ndiqte në rrugë ligjore.

Bleona Mata u zhduk më 22 maj 2010, kur ishte vetëm 6 vjeçe. Që prej asaj dite, janë zhvilluar kërkime, janë hetuar pista të ndryshme dhe herë pas here janë publikuar informacione që kanë rikthyer shpresën për gjetjen e saj. Por deri më sot, asnjë prej tyre nuk ka çuar në zbulimin e vendndodhjes së Bleonës.

Përplasja e plotë në Pa Gjurmë

Odeta Dume: Që të jemi më të saktë, nëna e Bleonës ngriti shumë pyetje dje që kërkojnë përgjigje. Na u përgjigj, ku i ke siguruar informacionet?

Alban Duraj: Informacionet, edhe në emision po ta shikosh, janë hipoteza të cilat janë ngritur nga nëna.

Odeta Dume: Pra, këto t’i ka thënë nëna?

Read more:Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin

Alban Duraj: Patjetër. Informacionet që unë…

Odeta Dume: Sepse nëna, të paktën në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, ku vjen çdo herë dhe kërkon ndihmë, nuk e ka thënë asnjëherë këtë, Alban.

Alban Duraj: Po pse duhet ta thotë vetëm te emisioni “Pa Gjurmë”? Vetëm ti e ke ekskluzivitetin?

Odeta Dume: Jo. Të lidhemi me nënën. E kemi Bukurien? Ma bëni gati dhe të jetë përballë. Zonjë Bukurie, përshëndetje!

Bukurie Veizi: Përshëndetje, Odeta. Ju përshëndes ju dhe emisionin.

Odeta Dume: Nuk e di nëse je duke na ndjekur. Jam me Alban Durajn, i cili tregon se informacionet i ka marrë nga ty. Jeni ju që ia keni dhënë informacionin se Bleona është studente ekselente në një nga universitetet më të mira?

Read more:Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…

Bukurie Veizi: Në qoftë se unë kam një kontakt, vetëm një të vetëm, unë do ta kisha falënderuar shumë këtë njeri për mbështetjen për Bleonën. Të ngrihet dhe të kërkojë falje publike për atë që ka shkaktuar.

Alban Duraj: Zonja Bukurie, a më keni falënderuar ju mua? A është e vërtetë që ne kemi komunikuar dhe ju më keni falënderuar për gjithë angazhimin tim publik?

Bukurie Veizi: Kam falënderuar në studio.

Odeta Dume: Bukurie, të lutem, të jemi transparentë. Dje ti ke thënë që të gjitha informacionet janë të pavërteta. Albani thotë nga studioja e emisionit “Pa Gjurmë”: “Më ka falënderuar Bukuria”, që është më se normale, Alban, që një nënë të falënderojë këdo që ndihmon për të bijën. Por i ke thënë ti që Bleonën e kam gjetur? Ndoshta nuk ke dashur ta ndash me mua?

Alban Duraj: Nuk të morëm autorësinë, Odeta. Çfarë halli ke ti, mos të marrim famën?

Odeta Dume: Për famë je ti, i dashur Alban. Mos më trego famën. Mos e kalo personale, Alban. Nëse do ta kalosh personale, unë kam të drejtën, si moderatore, të të tregoj derën që të dalësh nga kjo studio.

Read more:Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtim të anëtarit Vate Staka

Alban Duraj largohet nga studio.

Odeta Dume: Atëherë nuk ia vlen, e dashur Bukurie, që një avokat që unë e ftoj në studio t’u japë përgjigje të gjitha atyre që ka thënë lart e poshtë, nëpër podkaste të ndryshme, se Bleona është gjetur, të vijë këtu dhe të merret me mua. Nuk e kam ftuar Albanin të merret me mua. Nëse do të merret me mua, le ta bëjë jashtë kamerave apo në një media tjetër.

Sot Alban Durajn e ftova për Bleona Matën, për të treguar çfarë ka ndodhur dhe nga i ka marrë ato informacione. Jashtë kësaj studioje mund të jemi fqinj, por këtu jam gazetare dhe do të bëj punën time profesionale.

Bukurie Veizi: Odeta, të lutem, ne do të përballemi para drejtësisë me avokatin Alban Duraj. Unë këtë punë nuk do ta lë me kaq. Bravo të qoftë për punën e palodhur. Në qoftë se kam një telefonatë me Albanin, në qoftë se kam një komunikim, qoftë në zyrë apo qoftë në një kafe…

Odeta Dume: E dashur Bukurie, që të mos humbasim minutat në transmetim pikërisht me këto gjëra. Ndoshta unë besoja që ai sot do të ishte penduar dhe do të kërkonte një falje publike. Më duket një fantazi e Albanit e gjithë kjo. Ti e ke thënë me zë të lartë dje, ma ke thënë edhe sot, që Bleona nuk është gjetur. Të gjithë do të dëshironim që Bleona të ishte gjetur, por ne nuk e kemi këtë informacion.

Bukurie Veizi: Të falënderoj me zemër.

Odeta Dume: Të falënderoj edhe unë.

Bukurie Veizi: Shiko çfarë do të bëhet, sepse nuk i përballet drejtësisë dhe nuk i kërkon falje një nëne. E shikon se të gjitha janë gënjeshtra. Më vjen keq kur nuk ka kontakt fare me mua.

Odeta Dume: Mua më vjen keq për ty, e dashur, por ai është djalë i rritur dhe mban përgjegjësi vetë për të gjitha ato që ka thënë.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • bukurie veizi
  • Alban Duraj
  • Pa Gjurme
  • bleona mata
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


1.5 / 5 (2 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Kronikë

Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false

Tags: #Alban Duraj #bleona mata #bukurie veizi #Djalë #gazetare #jetë #kafe #Pa Gjurme

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj
  • Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false
  • Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, flakët e favorizuara nga banesat u afrohen banesave (VIDEO)
  • Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin
  • Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, flakët e favorizuara nga banesat u afrohen banesave (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Almer Toska: Korrupsioni administrativ dhe kapja e shtetit, zyrtarët vënë pasuri marramendëse brenda pak muajsh
  • Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…
  • “Drejtësia të thërrasë Edi Ramën!” Balliu: Kryeministri të japë dorëheqjen! Jemi në luftë të hapur me “narko-shtetin”
  • “Një ‘pentito’ pritet të flasë për Ramën, dëshmi nga jashtë vendit”/ Almer Toska: Pretendon se ka shërbyer si sekser dhe ka marrë para në emër të kryeministrit
  • “Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika, SPAK ka përgjimet nga një vend i NATO-s”, Toska zbulon detajet: Së shpejti do faktohet vila e tretë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 29 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj

Dibër– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një oficer Policie në Klos, për dhunë në familje. Përmes një…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false

Avokati i banorëve të Rrjollit thonë se GJKKO ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të nisë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, flakët e favorizuara nga banesat u afrohen banesave (VIDEO)

Zjarret në vendin tonë vijojnë të mbeten problematike edhe në këtë fund shtatori. Një zjarr i rënë sot…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by