Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë.

Videoja nis me 44-vjeçarin, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ duke qëndruar në tavolinën e një lokali buzë rrugës te zona e njohur si ish-Agjencia, i shoqëruar nga një tjetër.

Më pas, ngrihet dhe largohet, kur një prej autorëve të maskuar i është afruar dhe e qëllon me armë zjarri. Myrtaj arrin të ngrihet pak dhe e shtyn, e më pas ia mbath me vrap për të shpëtuar.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Personi që e qëlloi e ndjek nga pas duke i drejtuar njërën prej armëve në duart e tij, ndërsa krah tyre ecën bashkëpunëtori i tij, po ashtu i veshur me skafandër e kokore dhe i hipur mbi një motor.

Myrtaj vazhdon të vrapojë në mes të rrugës, por plumbat ia dalin ta bëjnë të rrëzohet. Në këtë moment, autori e shkrep armën edhe njëherë duke e kapur nga pas.

Kur ai rrëzohet, e qëllon sërish të paktën dy herë në kokë me armën që mban në dorën tjetër dhe më pas hipën në motorin e shokut dhe largohen.

Read more:Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:07

Me dy armë dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorëve në momentin kur eliminojnë ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë

Foto: Autori që e qëlloi

Report Tv siguroi foton e autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Siç shihet njëri nga autorët mban dy armë zjarri në duar dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.

Në foton tjetër është drejtuesi i motorit, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar. Edhe ai mban një skafandër në kokë dhe i veshur i gjithi me të zeza.

Read more:Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor

Artan Myrtaj i njohur edhe me emrin ‘Tani i Ruzhdiut u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës. Gjatë këtij atentati mbeti i plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili mori një plumb në shpinë.

44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Ai kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili plagosi dy të rinjtë nga Kamza.

Foto e autorit që e ndihmoi të largohej
Lexo edhe
Kronikë

Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve

Kronikë

Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura

Tags: #Armë #Artan Myrtaj #Detyrim #Foto #Gëzim Hajdaraj #Gjykata #motor #sarande #vrasja e artan myrtajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
  • Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
  • Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues! 3 të plagosur
  • Shqiptari nga Kosova plagoset me armë zjarri pranë Zogut të Zi në Tiranë, të paqarta rrethanat! Arratiset autori
  • Sherr në një rrugë të Elbasanit, policia shoqëron 4 persona në komisariat, mes tyre dy vëllezër
Nga të njëjtat tag-e
  • Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
  • “Kini kujdes, koka ime vlen sa koka juaj!”/ Ish-këshilltari i presidentes tregon si u shkarkua Vlora Hyseni në Kosovë: Qeveria shqiptare i fshehu informacione NATO-s!
  • “Për ty shemb botën, djeg shtëpinë e babait”/ Çollaku: Ergys Agasi është përdorur nga Vlora Hyseni, është armë shantazhi! Rama i frikësuar, del në filmime
  • Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
  • Me dy armë në duar dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorit në momentin kur eliminon ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 9 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dënoj me forcë kërcënimin e gazetares Klodiana Lala nga Vlora Hyseni”/ Këlliçi: Ish-drejtuesja e SHISH reflekton stilin dhe fytyrën e qeverisjes së Ramës. SPAK duhet të… 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve

Shefi i Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, është konfliktuar në muajin korrik me një person në qytetin e…

• 20 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura

TIRANË– Nëntë faqe me të dhëna sekrete u gjetën në makinën e biznesmenit Ergys Agasit, ndërsa SPAK dyshon…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues! 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku një taksi është përplasur me…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by