Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
Kronikë

Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)

• 27 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy persona në kërkim ndërkombëtar nga Italia e Kosova janë arrestuar në Tiranë e Rinas.

47-vjeçari Ervin Dakoli është arrestuar në Tiranë pasi gjykata e Bolonjës, në maj të këtij viti ka lëshuar urdhër arrest pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Në 2020, Dakoli ka kryer veprime të ndryshme nga blerja te mbajtja e sasive të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të trafikuara në Itali me qëllimin për t’u shitur.

Në Rinas u arrestua Hamdi Krasniqi, një 38-vjeçar nga Kosova pasi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg në 2022 nga Apeli i Pejës për falsifikimin e 15 mijë dollarëve (në 2021).

Të dy të arrestuarit do të ekstradohen në vendet përkatëse.

Read more:Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”.

Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë.

Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas:

Read more:Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë

-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.

-U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave.

Read more:Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë

Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

Kronikë

Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)

Tags: #Burg #droge #ervin dakoli #Gjykata #Gjykata e apelit #hamdi krasniqi #itali #kosove #rinas #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
  • Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore
  • Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 16 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

I shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)

Një zjarr i rënë në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit,…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar në Tropojë e Kukës për kultivim kanabisi, armëmbajtje dhe vjedhje. Një 38-vjeçar i cili…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by