Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide
Editoriale

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide

• 29 Nëntor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në betejën gjashtëmujore që kërkon largimin e Edi Ramës protesta e ditës së pavarësisë ka arritur një fitore të vogël kundër tij. Njerëzit që u dredhën sot përreth bulevardit treguan se, as nuk i tremben fermaneve të autokratit, as i njohin, madje as nuk i lexojnë ato.

Prej gati një muaji kryeministri ka bërë çmos ta shuajë ptotestën përmes frikës. Ai kaloi në qeveri me urgjencë disa akte normative që cënonin thelbësisht të drejtën e tubimit. Ai vendosi gjoba maramendëse, kufizoi të drejtën për të demostruar para insitucioneve kryesore dhe kërcënoi me heqjen e lirisë së lëvizjes jashtë vendit, për ata që nuk do ti bindeshin rregullave të vendosura prej tij.

Read more:Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet

Dy ditë përpara së kësaj të shtune, ai i kaloi ato edhe në kuvend, ku partia e tij votoi unanimisht për ti shndërruar në ligje.

Po në të njëjtën ditë, një nga institucionet më të fëlliqura që ka pjellë Reforma në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese, në kordinim të plotë me qeverinë, vendosi të mos i pezullojë këto kufizime. Ndonëse dy nga anëtaret e saj i bënë thirrje kolegëve që mos i hapnin rrugë këtij efekti frenues mbi të drejtën për të protestuar, shumica e tyre lanë duart me një akt qesharak, që pezullonte gjobat 5 mijë lekshe dhe linte në fuqi ato që të ndëshkojnë dhjetëfish më shumë.

Read more:Zbulimi i ri për kërkimin e jetës jashtëtokësore, shkencëtarët krijojnë një Tokë virtuale

Por pavarësisht nga kjo parodi, ky 28 nëntor tregoi se megjithë përpjekjet për intimidim, ajo shumicë njerëzish që kërkojnë largimin e Ramës, janë më të vendosur, më sypatrmbur dhe më kurajozë se kurrë. Pamjet ikonike të asaj zonjës, që ndonëse e rrëzon policia përdhe, ringrihet e përleshet me çadrën e vet të cfilitur kundër gjashtë-shtatë bashiboukëve vandalë të korracuar deri në dhëmbë, janë prova se ata që aspirojnë një “Shqipëri të re” nuk mund ti trembë më asnjë gogol i mplakur.

Por, pavarësisht kësaj fitoreje mbi frikën që u rek të instalonte, Edi Rama, përmasa e suksesit të kësaj proteste është shumë më e madhe sesa kaq.

Read more:Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog

Ajo na përvijoji evidentimin e dy Shqipërive thellësisht të ndryshme. Njërës që egziston vetëm në kokën e autokratit dhe të pak oborrtarëve të tij, se “shqiptarët janë një popull që nuk iu ngrefet”, se ata frikësohen lehtë dhe shantazhohen kollaj.

Dhe një tjetre që është e gatshme të marrë gurë dhe molotovë në dorë, ti qëndrojë përballë topave të ujit, gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës duke ëndërruar një atdhe më të mirë.

Read more:Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Për të kuptuar kullën e fildishtë ku është ndryrë grupim i parë, mjafton të shikosh që ata mendonin se do të friksonin me nene të shkruar në letra pa vlerë, një soj njërëzish që nuk i tremben burgut, dhunës brutale apo dronëve që u hedhin helm nga qielli. Qesharake. Aq jashtë realiteti duket Rama sa kujton se mund ti shantazhojë, njësoj siç bën me eunukët e partisë së tij edhe ata që kanë dalë në rrugë për ta rrëzuar.

Protesta e sotme dëshmoi se ky është një iluzion i pamundur. Por mbi të gjitha ajo vërtetoi hendekun e madh që ekziston mes këtyre dy Shqipërive, ku e para nuk ka humbur vetëm legjitimitetin për ta qeverisur tjetrën, por edhe atë për ta kontrolluar apo frikësuar. Njëra është e izoluar dhe e fshehur pas skafandrave të policëve, tjetra është e pavarësuar dhe e gatshme për të ëndërruar “Shqipërinë e re”.

Read more:E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur

Zbulimi, i kësaj shumice të çliruar, por mbi të gjitha, mposhtja e atyre që përkundën iluzionin se mund ta trembnin popullin përmes nenesh të pavlera është fitorja e vërtetë e ditës së sotme. Natyrisht, që ky është avantazhi në vetëm një betejë të luftës së gjatë ndaj një kundërshtari të mbrojtur me armë, nga banditë me dhe pa uniformë, por ama vrasja e shpresës për të dominuar përmes fikës, që përkundte autokrati i izoluar, nuk është një hap i vogël. Tani edhe ai e di se ka përballë një Shqipëri që as nuk zbrapset as nuk mposhtet, por thjeshtë i injoron fermanet e prodhuara në zyrën me flutura. LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide

Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Tags: #ama #Armë #Edi Rama #Gjoba #Gjykata #gjykata kushtetuese #institucionet #Kryesore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide

Turbullimi i ujrave brenda partisë socialiste, që nuk ka fuqi të ngrejë as dallgë e jo më të…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm është një nga elementët më të qëndrueshëm të historisë dhe kulturës politike shqiptare.…

• 6 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Nga Arbër Zaimi Politikanët e ndjekur nga SPAK për korrupsion apo abuzime të tjera me pushtetin po ndjekin…

• 1 javë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin