Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Financial Times: Gjermania dhe Franca po shqyrtojnë anëtarësimin "simbolik" në BE për Ukrainën
Aktualitet

Financial Times: Gjermania dhe Franca po shqyrtojnë anëtarësimin "simbolik" në BE për Ukrainën

• 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Franca dhe Gjermania po shqyrtojnë propozime për t’i dhënë Ukrainës përfitime “simbolike” gjatë procesit të pranimit në BE, pa i dhënë Kievit qasje në buxhetin e përbashkët të Bashkimit Evropian ose të drejta vote para anëtarësimit të plotë, shkruan Financial Times.

FT tha se Parisi dhe Berlini kanë hedhur poshtë propozimet e Komisionit Evropian, për të hequr procesin e ngadaltë dhe burokratik të pranimit për t’i dhënë Kievit përfitime të shpejta nga anëtarësimi, transmeton Telegrafi.

Gjermania po propozon një status “anëtarësie të asociuar” sipas të cilit Ukraina do të merrte pjesë në takimet e ministrave dhe udhëheqësve, por nuk do të kishte të drejtë vote dhe as qasje automatike në buxhetin e përbashkët të BE-së.

Propozimi i Berlinit tha gjithashtu se statusi i ri do të kishte “forcë simbolike përmes emrit” dhe mund të jepej përmes një vendimi politik nga udhëheqësit e BE-së, duke mundësuar shmangien e procedurave të gjata.

Franca e përshkroi një anëtarësim të tillë të pjesshëm si “status të shtetit të integruar”, sipas të cilit qasja në politikën e përbashkët bujqësore dhe financimin evropian do të shtyhej deri në pranimin e plotë.

Disfata e fundit zgjedhore e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili vuri veton ndaj fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën, ngriti disa shpresa për përparim në këtë çështje.

Megjithatë, shumica e anëtarëve të BE-së kanë frikë se dhënia e një rruge të shpejtë për anëtarësim për Ukrainën dhe kandidatët e tjerë, do të përmbyste ekuilibrin politik të BE-së dhe do të dëmtonte vlerën e anëtarësimit.

Dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian i thanë FT se përmbajtja e përgjithshme e dokumenteve franceze dhe gjermane “ka të ngjarë” të jetë afër propozimit përfundimtar të BE-së për Ukrainën.

Taras Kachka, Zëvendëskryeministri i Ukrainës për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik, i tha FT: “Ne jemi në kontakt me [Parisin dhe Berlinin] dhe kryeqytete të tjera gjithashtu – gjithçka po evoluon. Ka edhe dokumente të tjera”.

Një tjetër zyrtar ukrainas tha se Kievi ka frikë se çdo koncept i paqartë i anëtarësimit do të shihej nga një popullsi e lodhur nga lufta, si një zëvendësim i dobët për anëtarësimin e vërtetë në BE. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Financial times #Franca #Gjermania #Kriza në ukrainë #Ukraina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
  • Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi
  • “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale
  • VIDEO/ Nuk do ta besoni si duket Saranda në shtator! Me qindra turistë nga Portugalia, Brazili e Franca: Plazhe të mrekullueshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin