
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, Ilire Dauti sot nga foltorja tha se nevojitet një marrëveshje e re në mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të rregullojmë se si do formohen qeveritë e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne mendojmë jo që duhet të largohet qeveria teknike, por është mbase koha të arritur një marrëveshje tjetër në mes ne shqiptarëve dhe komunitetit tjetër siç janë maqedonët, ku duhet të rregullojmë se në çfarë forme do të formohen qeveritë e ardhshme. Pas asaj që ndodhi në vitin 2024 mandatari do të duhet të ketë parasysh faktin se qeverinë do të duhet ta formojë me fituesin në kampin politik shqiptarë”, tha Dauti.
Read more (Telegrafi maqedoni):Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një
Dauti tha se debati duhet të zhvillohet në këtë temë dhe se temë nuk duhet të jetë largimi i qeverisë teknike, për sa kohë që nuk ndryshojnë rrethanat.
Dauti tha se përfaqësimi adekuat në qeveri bëhet nëpërmes votës.
Read more (Telegrafi):Allegri dëshiron transferimit e yllit të Napolit për ta përforcuar mesfushën e Milanit
“Nuk duhet të harrojmë faktin se e drejta për votë është e garantuar edhe me konventa të ndryshme ndërkombëtare me karta universale të të drejtat e njeriut. Dhe ajo kryesorja se pse bëhen zgjedhjet është të vijë deri tek përfaqësimi adekuat, ashtu siç shprehën qytetarët në ditën e zgjedhjeve”, shtoi Dauti./Telegrafi/





