Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Qeveria ratifikon marrëveshjen me Poloninë për njohjen e sigurimeve shoqërore, Malaj: Me Greqinë ende në negociata! Brenda majit, Paqja fiskale në fuqi
Aktualitet

Qeveria ratifikon marrëveshjen me Poloninë për njohjen e sigurimeve shoqërore, Malaj: Me Greqinë ende në negociata! Brenda majit, Paqja fiskale në fuqi

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çdo periudhë sigurimi që kanë shqiptarët në Poloni do të njihet për efekt pensioni, dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me shtetasit polakë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi se qeveria ka ratifikuar marrëveshjen me Poloninë dhe pritet të futet në fuqi vetëm pas miratimit në Kuvend. Kjo marrëveshje garanton njohjen dhe bashkimin e periudhave të sigurimit, me qëllim që qytetarët e të dy shteteve të mos humbasin asnjë vit pune, dhe të përfitojnë pensionin e pleqërisë sipas moshës ligjore.

“Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”, tha Malaj.

Sa i takon Greqisë, Malaj tha se janë ende në negociata.

Read more (Ministri i financave):Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026!

“Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi“, vijoi Malaj.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se Paketa e Paqes Fiskale do të futet në fuqi brenda muajit maj, pasi pritet miratimi i të gjitha akteve nënligjore.

Read more (kuvend):Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhanin, pas dy javësh në Kuvend

“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore, shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive”, theksoi Malaj.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:40

Programi ‘Pas Shkolle’, Kumbaro: Projekte të tilla kanë 10 vite që zhvillohen, kemi bërë investime të rëndësishme

1777454991_kumbaro.jpg

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot vendimet e fundit të qeverisë në një konferencë për shtyp, duke u ndalur veçanërisht te programi “Pas Shkolle”.

Ajo theksoi se ky program, i cili ka mbi një dekadë që zhvillohet në formate të ndryshme, do të zgjerohet më tej për të ofruar më shumë mundësi për nxënësit.

Read more (greqi):Shqiptari vritet nga punëtori i tij brenda një stalle në Greqi

“Projeket që në formate të ndryshme kanë 10 vite që zhvillohen, herë janë quajtur shkolla qendër komunitare që të jenë të hapura për aktivitete pas shkolle. Në shkollat ku janë bërë investime të rëndësishme, aktivitetet pas mësimit do të jenë të hapura. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve do të shtohet edhe me Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja.

Një tjetër rubrikë është edhe ‘Toka në shkolla’, që përfshin nxënësit në një aktivitet për marëdhëniet me bimën, tokën. Sistemi është që të gjithë shkollat të përfshihen në këto aktivitetet”, tha ajo.

Read more (Investime):Fallxhorja japoneze Kazuko Hosoki! Mes parashikimeve ogurzeza dhe kërcënimeve në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, shpiku marketingun e frikës

Ora 11:11

Dy gra ‘joshin’ fëmijët për t’i rrëmbyer në Tiranë? Kumbaro: S’ka vend për panik! Masat e garantuara 100%, patrullat e policisë çdo ditë në monitorim

1777451952_kumbaro.jpg

Ministrja Kumbaro u pyet në lidhje me pamjet që kanë shqetësuar prindërit ditët e fundit ku gra të mbuluara janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë dhe komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për panik teksa shtoi se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.

“Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Fëmijët #greqi #Investime #kuvend #Ministri i financave #paqja fiskale #Petrit Malaj #vkm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Do realizonte një sfidë nga Tik Tok-u, 12-vjeçari në Nju Jork mbytet tragjikisht me një petull në shkollë
  • Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara
  • Çifti britanik braktis fëmijët për të shkuar në festë, arrestohen menjëherë nga policia spanjolle: Foshnja 6-muajshe rezultoi pozitive me kokainë
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
  • Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Botë Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit 1 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Botë Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by