Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Përkujtohet masakra në Studime të Vushtrrisë, Haxhiu: Serbia i strehon kriminelët e luftës
Aktualitet

Përkujtohet masakra në Studime të Vushtrrisë, Haxhiu: Serbia i strehon kriminelët e luftës

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore në 27-vjetorin e Masakrës në Studime.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se më 2 maj 1999 brenda dy orëve u ndërpre jeta e 116 civilëve shqiptarë.

“116 civilë shqiptarë: fëmijë, të rinj, gra, burra e pleq. Njerëz të paarmatosur, të kapur në kolonën e të dëbuarve që vinte nga rajoni i Shalës, përmes Sllakocit e Cecelisë, drejt Studimes dhe Vushtrrisë. Ata po largoheshin nga fshatrat e rrethuara për të mbetur gjallë, por rruga e tyre u ndërpre nga forcat serbe. Një shtet i tërë e kishte kthyer aparatin e vet ushtarak, policor dhe paramilitar në makineri të spastrimit etnik dhe të vrasjeve e gjenocidit”, u shpreh Haxhiu.

Read more (Albulena haxhiu):Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve: Nderojmë punëtorët që me mund e përgjegjësi mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë

Ajo më tej tha se pas masakrës së 2 majit, për familjet e Studimes nuk mbaroi as tmerri, as dhuna.

“Masakra nuk ishte fundi i operacionit gjenocidal të Serbisë. Ishte njëra nga hallkat e tij. Të vrarët mbetën pas. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u nisën të dëbuar drejt Shqipërisë. Burrat e ndarë nga kolona u çuan në burgun e Smrekonicës, ku u rrahën, u morën në pyetje, u lanë në kushte çnjerëzore dhe u torturuan. Serbia nuk u mjaftua me vrasjen. Ajo deshi ta zbrazte vendin, ta thyente familjen, ta poshtëronte të mbijetuarin dhe ta linte krimin pa gjykim. Edhe sot e kësaj dite Serbia i strehon kriminelët e luftës, kështu vepron një shtet kur krimin e ka politikë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Read more (Rajoni):Iseni: Integrimi i vendit në BE është orientim strategjik, me bashkëpunim ndërkombëtarë luftojmë krimin dhe korrupsionin

Sipas saj, kur flasim për Studimen, flasim edhe për Nabërgjanin, ku një ditë para Studimes u vranë 17 civilë shqiptarë, flasim edhe për Bukoshin, ku një ditë pas Studimes 25 burra dhe djem u morën nga kolona e të dëbuarve dhe u ekzekutuan në oborr të shkollës, flasim për Mejën, për Krushën, për Izbicën, Poklekun, Rezallën, Korenicën, edhe për shumë vende të tjera ku Serbia la njerëz të vrarë, la nëna pa fëmijë e fëmijë pa prindër.

“Ju keni jetuar me mungesën më gjatë sesa me praninë e shumë prej më të dashurve tuaj. Keni jetuar me kujtime, me pritje, me shumë pyetje, të cilat ende s’kanë përgjigje. Por ju keni qëndruar. Keni ruajtur të vërtetën, kur të tjerët kanë provuar ta shtrembërojnë. Dhe më e rëndësishmja, keni folur kur është dashur të dëshmohet për krimet që Serbia i ka bërë në vendin tonë”, ka pohuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Read more (Para):Uji në gju nuk duhet shpërfillur: Shenjat që tregojnë kur duhet të shkoni te mjeku

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj para të pranishmëve ka thënë se shteti do të jetë pranë tyre jo vetëm në përvjetore.

“Do të jemi pranë jush në mbledhjen e dëshmive, në prokurori, në gjykatë, në arkiv, në kujtesën publike, në shkollë dhe në diplomaci. Këtë përgjegjësi e ndiej thellë edhe unë, në detyrën që mbaj sot, dhe zotohem se Studimja nuk do të mbetet vetëm në kujtimin e familjeve, por edhe në punën e përditshme të institucioneve përfshirë të institucioneve të drejtësisë, që kriminelët e luftës të mos mbesin pa u ndëshkuar. Sepse Studimja, përveç dhimbjes së familjarëve, është pjesë e historisë politike të Republikës së Kosovës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Read more (Fëmijët):1 Maji në natyrë: Gabimet që mund t’ju çojnë nga pikniku në urgjencë

Ajo më tej ka thënë se njerëz të pafajshëm u vranë, sepse ishin shqiptarë dhe sepse Serbia e donte një Kosovë pa shqiptarë, duke shtuar më tej se sot ne jetojmë në Republikën e Kosovës, sepse ai projekt ka dështuar.

Sipas saj, dështoi sepse qëndresa ishte e popullit, e popullit tonë, dështoi nga lufta çlirimtare, dështoi nga sakrifica e martirëve dhe e dëshmorëve tanë, dështoi nga ndërhyrja e aleatëve tanë perëndimorë, dështoi sepse vullneti për liri ishte më i fortë se terrori.

Read more (Kolona):Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për 1 Maj

“Sot, në përvjetorin e 27-të të masakrës së Studimes, me përulje dhe respekt i kujtojmë 116 civilët e vrarë më 2 maj 1999. Kujtojmë martirët e Nabërgjanit. Kujtojmë burrat dhe djemtë e Bukoshit. Kujtojmë të gjithë të vrarët, të zhdukurit me dhunë, të dëbuarit, të mbijetuarit, të burgosurit dhe të torturuarit e luftës së fundit në Kosovë. I kujtojmë sepse janë themel i lirisë sonë. I nderojmë sepse mbi sakrificën e tyre është ngritur Republika jonë. Dhe kërkojmë drejtësi sepse pa të, kujtesa mbetet e paplotë, familjarët mbeten të rënduar, dhe paqja mbetet e cunguar”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albulena haxhiu #Fëmijët #Kolona #kosove #Krimet e serbisë #Krimet e serbisë në kosovë #Masakra e studimes #Para #Projekt #Rajoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- 71 ditë qëndresë, revoltë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës: Ju erdhi fundi
  • LIVE- “Rama në burg, Berisha në burg”/ 71 ditë revoltë kundër Ramës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
  • Protesta e 71-të/ “Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero”, aktivisti Arben Kola: Kruja u dogj, 4 herë premtoi avionët. Rama i ka ditët e numëruara
  • “Një vit më parë u sulmua, “News24” sot është e para në transmetimin e protestës”/ Genc Gjokutaj: Rroftë fjala e lirë dhe “News 24” si simbol i saj
  • “Dorëheqje e qeveri teknike. Ne nuk shitemi”/ Aktivisti thirrje SPAK: 71 ditë në shesh. Hetoni Ramën, koka e korrupsionit. Faktet i keni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by